Pasqyra e shtypit ndërkombëtar | Studimi në Gjermani | DW | 25.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit ndërkombëtar

Shtypi ndërkombëtar u fokusua gjatë javës që sapo kaloi ndër të tjera tek dy tema: Vizita e presidentit Xhorxh Bush në samitin tradicional BE-SHBA në Vienë dhe tek qeveria e re e koalicionit pro perëndimor në Ukrainë.

Takimi i nivelit të lartë EU- USA në Vjenë

Takimi i nivelit të lartë EU- USA në Vjenë

Gazeta NEUE ZÜRCHER ZEITUNG shkruan mbi marrëdhëniet mes SHBA-s dhe BE-së:

"Pjesëmarrësit e këtij samiti ishin krejtësisht të pabarabartë. Në njërën anë ndodheshin SHBA-s dhe në anën tjetër përfaqësuesit e një unioni, i cili lufton me problemet e politikës së jashtme dhe me shtetet e tij anëtare. BE-ja përpiqet të shfaqet si një union i bashkuar politikisht, por nuk di si ta mundësojë atë. Edhe SHBA-s kanë probleme interne, por ato e bllokojnë rrallë rolin e SHBA-s në skenën botërore."

Gazeta pariziene LE MONDE shton:

"Amerikanët dhe evropianët duhet të jenë të kujdesshëm. Sepse diferencat e tyre, si në çështjen e Irakut ashtu edhe në luftën kundër terrorizmit, shfrytëzohen nga armiku i përbashkët, për të cilin kjo është një luftë për jetë a vdekje. Amerikanët duhet të rigjejnë rrugën drejt të drejtës ndërkombëtare. Evropianët duhet t´i mbështesin amerikanët në luftën e tyre kundër terrorit të Al Kaidës, por të vazhdojnë të ngulin këmbë për mbylljen e burgut të Guantanamos. Sepse imazhe nga ky burg, krijojnë më shumë "luftëtarë të shenjtë" se 10 fjalime të Bin Laden."

Ndërkohë gazeta hungareze MAGYAR HIRLAP komenton:

"Evropa duket sot si një bashkëshorte e plakur tashmë në krah të SHBA-s, të cilët i lidhin vetëm kujtime të turbullta të një jetë të përbashkët të mëparshme. Guantanamo nuk duhet mbyllur, jo vetëm sepse njerëzit që ndodhen aty janë në vendin e duhur, por edhe sepse po u mbyll ky burg, nuk kemi me mbi çfarë të bisedojmë me njëri-tjetrin."

Ndryshojmë temë: Pas debatesh që zgjatën mbi 3 muaj, forcat pro perëndimore të revolucionit të portokalltë në Ukrainë, ranë më në fund dakord që të krijojnë një koalicion qeveritar. Nominimi i Julia Timoshenkos si kryeministre e vendit, u pranua edhe nga presidenti Viktor Jushçenko.

Gazeta LUXEMBURGER WORT ka ende dyshime mbi tendencat pro perëndimore në Ukrainë:

"Ukraina është si nga ana gjeografike, ashtu edhe nga ajo kulturore, vend fqinj i Evropës. Por demokracia dhe afrimi i vendit drejt Perëndimit janë ende shumë larg. Forca më e fuqishme politike u bë pas zgjedhjeve të marsit Partia proruse e Rajoneve. Kjo parti dhe komunistët përbëjnë tani koalicionin qeveritar. BE-ja do të përpiqet ta mbështesë kursin e Kievit drejt Perëndimit, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht. Sepse në rast se Ukraina do të haset sërish me turbulenca politike, atëherë Moska do të ndërhyjë me siguri për një "demokraci ala ruse".

Gazeta TAGES-ANZEIGER nga Zyrihu shkruan:

"Pas tri muajsh me lojëra dhe intriga të papërgjegjshme politike, nuk është e vetëkuptueshme por një mrekulli, që koalicioni i forcave demokratike arriti të krijohet. Kampi i portokalltë ka tani një shans të dytë dhe të fundit për t´i plotësuar premtimet e bëra gjatë revolucionit."

Edhe gazeta TIMES nga Londra sheh shanse te reja për Ukrainën:

"Revolucioni i portokalltë ka tani një shans tjetër për të reformuar veten dhe vendin. Në rast se koalicioni i ri do të qëndrojë i bashkuar, atëherë ai duhet të mbajë një qëndrim të prerë ndaj Moskës, t´i japë fund korrupsionit dhe të bjerë dakord për një politikë me reforma ekonomike. E ardhmja, të paktën për momentin, është e portokalltë. Por a është e shkëlqyeshme?"

Dhe së fundi në gazetën DIE PRESSE nga Viena lexojmë:

"Dobësitë e koalicionit të portokalltë mund të kthehen në fuqi të reja: Fakti se krijimi i këtij koalicioni zgjati kaq shumë kohë, mund të konsiderohet gjithashtu si një shans se ky koalicon do të zgjasë tani. Noshta, revolucionarët e protokalltë që u zunë një vit rresht përpara mediave dhe popullit, kanë mësuar tashmë nga e kaluara dhe nuk do t´i përsërisin më skena të tilla."

  • Data 25.06.2006
  • Autor Anette Sigrist
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArpG
  • Data 25.06.2006
  • Autor Anette Sigrist
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArpG