Pasqyra e shtypit ndërkombëtar | Studimi në Gjermani | DW | 24.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit ndërkombëtar

Temat: Pozicionet evropiane në konfliktin ndermjet Izraelit dhe Libanit, roli i ri i Rusisë pas takimit të G8 në Shen Petersburg.

Samiti i G-8

Samiti i G-8

Në fillimin e javës së shkuar ministrat e jashtëm të BE-së u përpoqen të arrinin një qëndrim të perbashket përmes thirrjes për paqe. Për këtë Neue Züricher Zeitung shkruan.

"Nderkohë dihet, se në një krizë të madhe në politikën e jashtme Evropa e ka të vështirë, që të flasë me një zë. Në takimin e ministrave të jashtëm të BE nuk ishte ndryshe. Vetem pas një përpjekjeje të stërmadhe u arrit që të shkruhej një tekst i përbashket. Thirrja për maturi ishte emeruesi më i vogël i përbashket."

Gazeta franceze Liberation sheh një polarizim të thellë të botës perëndimore.

"Se sa ndryshe mendon perendimi për rrugët e mundshme të daljes nga lufta, pasqyrohet në dy këndvështrimet e ndryshme të Lindjes së Mesme, që tregohen tani në Irak. Eshtë bota e vjetër, që kerkon një ekuiliber në marrëdhëniet ndermjet Izraelit dhe botës arabe. Nga ana tjetër vizioni anglosakson, për të cilin lufta kunder terrorizmit ka përparësi."

E parë nga këndveshtrimi amerikan New Jork Times kritikon qëndrimin evropian ndaj kundershtareve të Izraelit.

"Evropianet nuk kanë dashur ta vënë hisbollahun në listën e tyre kunder terrorit, duke marrë masa shumë të ngadalta për refuzimin e vizave dhe ngrirjen e kontove. Ata duhet të bëjnë të qartë, se tani do të veprojnë, nqs hisbollahet nuk i nënshtrohen menjëherë kerkesave nderkombetare. SHBA do të duhet të marrin drejtimin, edhe per arsyen se janë vendi i vetëm të cilit Izraeli i beson."

Ndersa gazeta britanike Guardian shkruan:

"Lufta në Irak e ka dobesuar shumë ndikimin e SHBA në rajon. Nqs me të vertetë do të duhet të dërgohet një trupe multinacionale sigurie në Liban, qeverite evropiane duhet të angazhohen. BE nuk mund të bëjë sehir dhe t´ia lërë në dorë SHBA-ve vendimet e rendesishme, ndersa kriza të ashpersohet më tej."

Me detyren dhe kompetencat e një trupe paqeje të derguar nga OKB-ja merret Luxemburger Wort:


"Hisbollahu nuk mendon, t´i japë fund rezistencës kunder Izraelit. Në vend të një trupe paqeje në Libanin e Jugut duhej derguar një trupe ndërhyrjeje me mandat robust, që vihet ndermjet paleve luftuese dhe merr persiper në vakumin e pushtetit rolin e policit. Humbjet do të kishin qenë të paevitueshme. Dhe a mund të merret me mend, që ushtaret e BE-së të qëllojnë mbi trupat izraelite?"

Nderrojmë temë: A ishte takimi i shteteve të G8 në Shen Petersburg edhe nisja e një kapitulli të ri të politikës së fuqise se madhe ruse?

Wedomosti nga Moska nuk beson keshtu, duke patur parasysh shpresën për pranimin e Rusisë në organizaten boterore të tregtisë:

"Ishte shans i humbur. Ndryshe nga të gjtiha shpresat Rusia dhe SHBA nuk munden të nënshkruanin në samitin e G8 protokollin e organizatës botërore të tregtisë. Takimi në shen Petersburg do të ishte kuadri ideal për perfundimin e bisedimeve. Tani mundesitë për kompromis bëhen gjithnjë e më të vështira. Nqs marrëveshja me SHBA nuk arrihet deri në fund të vitit, ekziston rreziku, që pranimi i Rusisë në WTO do të shtyhet për vite të tjera."

Gazeta e Brukselit De Morgen e kupton nga ana tjetër rolin e nikoqirit të presidentit rus si tregues për peshën e re të vendit të tij:

"Samiti i cili u zhvillua për herë të parë në Rusi, ishte një triumf për Vladimir Putinin, dhe ai biles i lejoi vetes një farë cinizmi ndaj Xhorxh Bushit dhe Toni Blerit. Putini ia arriti, që t´i bëjë të qartë G 8-ës, se vendi i tij 15 vjet pas shpërberjes së BS është bërë një partner i rëndësishëm, në botë."

Gazeta franceze LE FIGARO e sheh në rradhë të parë politikën energjitike si mjet presioni të Rusisë së re:

"Takimi i kushtohej në parim sigurimit të furnizimit me energji, kësaj teme qëndrore për mirëqënien në planet. Por prej tij nuk doli asgjë. A mund të prisje gjë tjetër, kur Rusia e presidentit Vladimir Putin e përdor pa turp energjinë në rang nderkombetar si armë? Si ironi e tmerrshme do të mbetet në kujtesë samiti i G 8, që ai u përshendet nga një samit tjetër, ai i çmimeve të naftës, të cilet pa ta marrë mendja shkojnë në 80 dollarë."

Gazeta londineze Times i kushton vemendje sinjaleve për një transformim në politikën e jashtme ruse.

"Takimi kryesor i samitit u bë në fund, kur delegacionet perëndimore po benin gati valixhet. Putini u takua me presidentet e Indisë dhe të Kinës, me të cilet ai do të lidhet kunder SHBA: Që pas fundit të luftës së ftohtë SHBA sipas ruseve kanë krijuar një rend "unipolar" botëror, për Rusinë një sfidë. Gjithsesi ishte një qëndrim trim i Putinit. Ndoshta shumë i guximshem."

  • Data 24.07.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aron
  • Data 24.07.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aron