1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit ndërkombëtar

25 Maj 2005
https://p.dw.com/p/ArvO

Gazetat gjermane shkruajnë sot për diskutimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pozicionin e partive te qeverisë dhe të opozitës si dhe ndryshimet dhe shanset që mund të sjellin me vete.

Gazeta "Märkische Allgemeine" nga Potsdami shkruan:

"Partia socialdemokrate pas gjashtë vjetësh ka mbërritur aty, ku ishte unioni pas 16 vjetësh, jo vetem që anketimet tregojnë një humbje të madhe të besimit, por mungojnë edhe strategji të besueshme elektorale dhe në radhë të parë persona. "Superministri" Wolfgang Klement propozoi këto ditë, që të zhvillojë një fushatë nën moton "të votojmë për hovin ekonomik". Ai siç duket vazhdon të ketë dëshirë për ironi. E mjerueshme është po t´i përfytyrosh socialdemokratet pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare, Schrëderi i larguar, kryetari i partisë Müntefering i dermuar. Ata të rradhës së dytë ose sa kanë pësuar humbje, janë pak të ambicionuar, apo thjesht nuk janë aty.

Gazeta "Berliner Zeitung" hamendeson për shansin e kryetares së unionit kristiandemokrat opozitar, Angela Merkel:

"Angela Merkel nuk e përmban dot gëzimin. Kancelari gjerman e ka sjellë atë dhe bashkë me të edhe unionin në një situatë të përshtatshme. Përmes shpalljes së zgjedhjeve, papritur del jashtë loje lufta disamujore e unionit për kandidaturën e kancelarit. Kjo luftë do të kishte qenë shumë më pak spektakulare se sa në vitin 2002, kur Edmund Stoiber arriti të bëhej kandidat për kancelar. Por ca goditje do t´i kishte marrë Angela Merkel nga rradhët e burrave të buzëqeshur të unionit, sikur të kishte patur pak më shumë kohë. Por tani fitorja në zgjedhje e CDU/CSU është thuajse e pashmangshme. Unioni ndodhet shumë lart sipas anketimeve. Gerhard Schrëder ka dhënë de facto dorëhejqen. SPD e ka pranuar se nuk ka koncept kunder dobësisë së konjunkturës dhe papunësisë. Angela Merkel ka mjaft vetëdije dhe përvojë për një kancelare. Por edhe ajo duhet të shpresojë se së shpejti konjunktura do të rritet. Partia socialdemokrate nuk e ndihmon më."


"Augsburger Allgemeine" shkruan për rolin e Schrëderit:

"Nqs Schrëder dhe Müntefering do të besonin për një shans të vertetë për koalicionin qeveritar atëherë nuk do t´i kishin lenë mënjanë kaq ftohtë Fischer, Trittin e të tjerët. Partia socialdemokrate lufton tani vetëm për vetën, pa patur qartësi për kursin e saj të ardhshëm, pavarësisht nga inskenimi i fushatës zgjedhore. Schrëder lufton për një largim me nderime. Ai largohet më mirë me flamuj valëvitës, se sa t´i shëmbet shtepia mbi kokë. Müntefering mendon përtej ditës së votimit. Detyra e tij është që ta mbajë të bashkuar partisë socialdemokrate edhe në rast të humbjes dhe ta ngrejë atë përsëri në këmbë. Ai e di se nuk ka kthim prapa tek shteti i mirëqënies të karakterit të vjetër socialdemokrat. Por kur të mos i pengojë më rrugën kancelari Schrëder, do të kryejë ndërrimin e kursit dhe do të kërkojë shërim nga majtas qendrës."

Gazeta "Këlner Stadt-Anzeiger" e Këlnit shkruan:

"Pothuajse pavarësisht nga rezultati zgjedhjet e reja të parlamentit në shtator të këtij vitit përbëjnë një kthese sociale. Kthesa është më e thellë se ndryshimi i qeverive në vitin 1982 (nga Schmidt te Kohl). Fjala është për një ripërcaktim të rolit të shtetit dhe të përgjegjësisë së qytetarit. Për herë të parë gjermanët mund të vendosin për cështje të ndryshme të politikës së reformave. Ky shans bëhet edhe më mi madh, nqs krijohet aleanca e së majtës, që me Lafontinin përfaqëson synimet e vjetra politike. Sepse atëherë ka biles edhe një alternativë. Përmes votës së zgjedhësve procesi i reformave, në çfarëdo koalicioni qoftë, do të marrë një shpejtësi të panjohur deri tani. Gjermania ndryshon në një mënyrë shumë demokratike. Kjo të jep guxim.


"Nürnberger Zeitung" shkruan për këtë temë:

"Tani po kërkohet me ethe një rrugë, me qëllim që të vihen në krye të një karroje të përbashkët të dy prominentët kryesorë Lafontaine dhe Gregor Gysi. Një ekip i tillë model, duhet t´i trembë të gjithë socialdemokratët e reformuar. Por si do të dalin dy solistë për të kënduar të njëjtën këngë? Kush e frenon veten në favor të tjetrit? Apo keni parë dy gjela njëheresh mbi një grumbull plehu, si mund të shkojë mirë puna këtu?"


Gazeta Landeszeitung në Lüneburg shkruan:

"Unioni do ta mbajë strategjinë e fushatës zgjedhore deri në shtator. Konkretisht kjo do të thotë, mundësisht sa më pak gjëra konkrete sepse zgjedhesit mund të tremben. Me një qeveri të drejtuar nga unioni duhet të ketë një kurs, që nxit edhe më shumë ekonominë dhe që kërkon sakrifica nga punonjësit. Dhe centralet atomike do të punojnë për aq kohë, sa ta shohin të domosdoshme koncernet energjitike. Në këtë mënyrë do të zhbëhet përsëri një pjesë e madhe e politikës që ka bërë deri tani qeveria socialdemokrate dhe e gjelber."