Pasqyra e shtypit në Gjermani 16.04.05 | Studimi në Gjermani | DW | 16.04.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit në Gjermani 16.04.05

Shtypi i sotëm në Gjermani ka në fokus qëndrimin e Kancelarit gjerman për embargon e BE ndaj Kinës, dorëheqjen e Ministres së kulturës në Bavari nga ky post si dhe krizën politike të qeverisë Berluskoni

Shtypi i sotëm në Gjermani ka në fokus qëndrimin e Kancelarit gjerman për embargon e BE ndaj Kinës, dorëheqjen e Ministres së kulturës në Bavari nga ky post si dhe krizën politike të qeverisë Berluskoni

«Këlnische Rundschau» mbi politikën e Shrëderit ndaj Kinës shkruan:

Një gabim fatal qëndron në politikën e Kancelarit lidhur me politikën e tij
ndaj Kinës. Embargoja e armëve nuk është problem evropian, por kinez. Sepse
roli i Kinës në botë sot është një tjetër, ndryshe nga ai i vitit 1989.Kjo nuk
duhet të vihet në dyshim. Por natyra e regjimit nuk ka ndryshuar fare.
Shtypja ndaj njerëzve vazhdon. Në aspektin e jashtëm Kina praktikon një
politikë adapte, pjesërisht të pakujdesshme. Megjithatë, Kancelari
dëshiron të kontribuojë parakohe për ta shpërblyer. Por shpërblimet e
parakohëshme ndaj diktaturave janë gjithnjë të dëmshme. Kështu nuk
ndihmohet përmirësimi i regjimit, por sinjalizohet dobësia karshi tij, duke
mundësuar që ai të paraqes kërkesat e reja. Se çfarë po bën Schrëder,
sidomos tani duke apeluar për partneritet strategjik me Kinën, është e
paksa e pakuptueshme. Kina është e rëndësishme, por Perëndimi nuk është i varur nga
ajo. Edhe në popull ky kurs i ri i Shrëderit duket jopopullor. Sa i përket
rezistencës në fraksionet e koalicionit nuk kemi përse të flasim. Dje
Schrëder nuk tregoi ndonjë mirëkuptim për kundërthënjet përkatëse. Nëse
vazhdon t’i përmbahet këtij qëndrimi, atij do t’i kushtojë shtrenjtë.


“Frankfurter Allgemeine Zeitung“ lidhur me vajzën e Shtrausit, zonjen
Hohlmeier, e cila dha dorëheqjen nga posti i Ministres së kulturës në Landini e Bavarisë komenton:

Pse Zonja Hohlmeier shkoi drejt këtij vendimi, apo ajo vetë nuk
arriti që të frenohet? Kriza brëndapartiake deri ditën e
djeshme, të premte, kishte të bënte shumë me atë, se vajza e Shtrausit donte
të bëhej njëra nga kandidatët e pakët që pretendonte të bëhej
pasuesja e Shtojberit në krye të qeverisë e të partisë. Kjo bëri që numri i
përkrahësve të saj të jetë i kufizuar, dhe në shpjegimin e saj për dorëheqje
ajo përmendi vetëm njërin, Herrmanin, kryetarin e fraksionit në parlamentin
e Republikës se Bavarisë. Atij nuk do t’i vijë keq, përkundrazi, lojaliteti
në CSU vlerësohet si aftësim për gjetje të koncensusit për
kandidat të vetëm. Megjithatë, Shtoiber do ta ketë më të vështirë. Shumë
veta, që janë anëtarësuar në CSU për hir të Shtrausit, do ta pyesin ate, se
a vazhdon ta nderoj akoma emrin e Shtrausit.


«Mannheimer Morgen» lidhur me Hohlmeier shkruan:

Anëtari i fundit i Familjes se Shtrausit me ambicie politike tani për tani u
zhduk nga skena. Me Monika Hohlmeier i është vënë edhe një pikëpyetje këtij
lloj botëkuptimi politik, i cili në Bavari në kohën e Franc Josef Shtrausit
gëzonte respekt , por që tani po shkakton formimin e komisioneve hetimore. Megjithatë, është një sjellje që shkakton dhimbje ndaj
shokëve të partisë, e cila i kushtoi Hohlmeierit mnë menjanimin nga udhëheqja.
Ndoshta tani do të rrjedhin lotë krokodili, por në rrethe të ndryshme të
CSU-së, prapa dyerëve të mbyllura, do pëlcasin tapat e shisheve të
shampanjës. Për Kryeministrin Shtoiber dorëheqja e Hohlmeier, ministres së
kulturës në Bavari, do të jetë një çlirim. Por si shef i partisë, Shtoiber
do të duhej të gjejë një konsensus, për t’i mbajtur nën kontroll ithtarët e
Shtrausit.

«Këlner Stadt-Anzeiger» për krizën qeveritare në Itali komenton:

Silvio Berluskoni kishte vetëm një ëndërr që nga fitorja në zgjedhjet e
vitit 2001: Ai dëshironte të ishte kryeministri i parë në Italinë e
pasluftës, që do të përballonte gjithë ligjislaturën në krye të qeverisë.
Shpesh herë ai diti të rikthejë paqen shtëpiake në koalicionin e quajtur
„shtëpia e lirive“, duke shpërblyer me poste, me premtime politike dhe me
kërcënime. Por që nga humbjet në zgjedhjet komunale të partisë se
tij, „Forca Italia“, zoti i „shtëpisë së lirive“, Berluskoni, ka ngelur pa
karota dhe pa shkop. Dhe, do të vazhdojë të mbetet si i tillë, deri në
zgjedhjet e rregullta në maj të 2006-shit, si shef i një qeverie minore, i
pafuqishëm për të zbatuar reforma me rëndësi. Endrra e Berluskonit tashmë
është e pabazë. Por Italia tani gjendet përball një zvarritjeje.


  • Data 16.04.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arvv
  • Data 16.04.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arvv