Pasqyra e shtypit me këto tema: Takimi Putin Shrëder dhe ankandi në koncernin rus të naftës Yukos | Studimi në Gjermani | DW | 20.12.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit me këto tema: Takimi Putin Shrëder dhe ankandi në koncernin rus të naftës Yukos

Ankandi për koncenrin rus të naftës Yukos i fituar nga një firmë deri më sot e panjohur ka shkaktuar një valë reaksionesh në nivel ndërkombëtar. Në shtypin gjerman komentohet edhe takimi mes kancelarit të Gjermanisë Gerhard Shrëder dhe preisdentit të Rusisë Vladimir Putin në kuadër të konsultimeve gjermano-ruse.

Gerhard Shrëder dhe Vladimir Putin

Gerhard Shrëder dhe Vladimir Putin

Gazeta "Die Welt" vë në pah miqësinë mes dy politikanëve: "Si Shrëder edhe Putin e kanë prejardhjen nga familje të varfëra, gjë që të dyve u ka rrënjosur dëshirën, për t´i shpëtuar rrethit vicioz të varfërisë dhe mungesës së perspektivës. Në një farë mënyre që të dy kanë mundur të çajnë vetë në jetë. Kancelari me një ambicje të pashtershme dhe synime për pushtet, ndërsa presidenti rus me një displinë të hekurt dhe besnikëri të fortë. Edhe pse rrugët e tyre janë të ndryshme për shkak të raporteve të ndryshme në vendet e tyre, që ty da kanë të përbashkët ambicien obsesive për t´u ngjitur sa më lart dhe për t´i shpëtuar vuajtjes. Një gjë e tillë i lidh më shumë dy njerëz, se sa arësyeja e politikës shtetërore. Shrëder dhe Putin nuk kanë nevojë t´i shpjegohen njëri-tjetrit, ata janë aleatë. Nga aftësia e tyre për t´i bërë vetë ballë gjithçkaje ata gjejnnë forcë të jashtëzakonshme dhe vetëdije të pamposhtur për të ushtruar pushtetin e tyre me bindjen, se po bëjnë atë që duhet", komenton "Die Welt".

Takimi Schröder Putin zhvillohet të hënën në Hamburg. Pritet që çështja e koncernit të naftës Yukos të luajë rol në bisedimet dyditore. Në shtyp i kushtohet vëmendje e veçantë blerjes së gjigandit rus të naftës nga një firmë deri më sot e panjohur. Yukos që në mes të dhjetorit shpalli insolvencën u detyrua të nxirret në ankand.

E përditshmja "Finantial Times Deutschland" vëren: "Keni dëgjuar ndonjëherë për Baikalfinansgrup? Edhe nëse nuk keni dëgjuar s´keni përse shqetësoheni, as vetë ekspertët e fushës nuk e njohin këtë ndërmarrje, që fitoi ankandin për blerjen e filialit më të rëndësishëm të Yukos-it. Në këto rrethana shtohet dyshimi, se mos grupi financiar Baikal është një marionetë e monopolistit të gazit natyror të kontrolluar nga shteti, Gasprom. Tek nisi afera e Yukos në mes të vitit 2003 dukej sikur e gjitha kish të bënte vetëm me shefin e koncernit Mihail Hodorkovski. Kremlini donte ta shmangte shefin dhe aksionerin më të madh të firmës. Ndërsa tani me ankandin e detyrueshëm të pjesës më të rëndësishme të koncernit, Yukos shkallmohet. Po bëhet gjithnjë e më e qartë se pas kësaj qëndron strategjia e udhëheqjes shtetërore: një rishtetëzim i pjesshëm i industrisë së rëndësishme të naftës. Tek e fundit kjo degë e Yukos do të përfundojë në duart e Gasprom, koncerni më i madh i gazit në botë", konkludon "Finantial Times Deutschland".

Mos vallë shkatërrimi i Yukos ka të bëjë me demontimin e demokracisë ruse? Këtë pyetje shtron komentatori i "Dresdner Neueste Nachrichten": "Në vështrim të parë duket sikur vërtetë kështu është. Rënimi me vetëdije të plotë nga shteti i një koncerni as që mund të imagjinohej në Evropë. Ankandi i detyrueshëm i një pjese të mirë të koncernit i nxitur prej presidentit rus është statuimi i një shembulli të arbitraritetit shtetëror kundër ekonomisë. Por pavarësisht nga kjo akuzat zyrtare kundër kreut të Yukos Hodorkovski bazohen në një nismë të besueshme. Ashtu si edhe oligarkët e tjerë rusë ai pështjelloi kirminalitetin me ekonominë për të kirjuar perandorinë e vet", analizon "Dresdnder Neuesten Nachrichten".

Në të përditshmen "Handelsblatt" komentohet: "Historia e të gjitha ankandeve private të Rusisë tregon, se në fund tenderi i jepet gjithmonë fituesit të dëshiruar qysh në fillim. Në garë përdoren herë pa here mekanizma të panjohura investimesh. Në rast të kundërt Kremlini nuk do t´i ishte kundërvënë me të gjithë forcën koncenrit Yukos për t´ia dorëzuar së fundi copën më të majme të industrisë ruse një të panjohuri", shkruan "Handelsblatt".

  • Data 20.12.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArxV
  • Data 20.12.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArxV