Pasqyra e shtypit lidhur me deklaratat e Putinit për Ukrainën dhe aferën e ankandit të koncernit rus të naftës Yukos | Studimi në Gjermani | DW | 24.12.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit lidhur me deklaratat e Putinit për Ukrainën dhe aferën e ankandit të koncernit rus të naftës Yukos

Në shtypin e ditës i kushtohet vëmendje sot aferës së koncernit rus të naftës Yukos, që pas shpalljes së ankdandit të detyrueshëm, pjesa më e mirë e tij u ble nga një firmë deri më sot e panjohur dhe së fundi nga një firmë shtetërore. Analistët komentojnë edhe përsëritjen e balotazhit presidencial të djelën në Ukrainë si dhe deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin.

Logoja e koncernit Yukos

Logoja e koncernit Yukos

Gazeta "Die Welt" komenton: "Tingëllon si një përallë dimri, në ditën që tek mbizotëron heshtja e Krishtlindjeve ukrainasit do të votojnë për të tretën herë për presidentin e ri. Ai me siguri që do të jetë Viktor Jushenko, gjë që do të thotë s eka fituar revolucioni paqësor në rrugë. Por ky vend ka përpara sprovën e demokracisë. Lidhur me akuzat për atentatin me helm kundër Jushenkos ka shumë paqartësi. Paqartësi të mëdha ka edhe lidhur me atë, se ç´pushtet do të ketë ai në të vërtetë. Ajo për të cilën ka nevojë Ukraina tani është ndërtimi i një shoqërie të pavarur demokratike, vendosja e rendit dhe drejtësisë si dhe ekonomia e lirë", vëren "Die Welt".

Lidhur me deklaratat e presidentit rus, e përditshmja "Kölner Stadt-Anzeiger" shkruan: "Deklarata e fundit e Putinit lidhur me Ukrainën mund të kategorizohen si "imperializëm shpirtëror". Duke u nisur nga përsëritja e zgjedhjeve presidenciale, Putin paralajmëron kandidatin e opozitës në Kiev, Viktor Jushenko, që "të ketë kujdes nga fryma antiruse dhe mbështjetja tek ambjenti sionist." Ky kërcënim është një ogur i zi. Deklrata e Putinit të kujton tezat e errëta të komploteve. Sic duket shefi i Kremlinit synon të përkëdhelë shpirtin e lodhur rus, duke ngjallur frikën e rrethimit dhe paragjykimet antisemitiste", shënon analisti i "Kölner Stadt-Anzeiger".

Gazeta e Freiburgut "Badische Zeitung" vëren: "Shpesh herë sulmi është mjeti më i mirë për t´u mbrojtur, por jo kur vetë nuk je i pastër si Putini. Ky i fundit në prag të zgjedhjeve në Ukrainë u angazhua me mish e me shpirt për kandidatin e preferuar të Moskës Janukovic. Nga ana tjetër ai iu adresua me kritika masive Perëndimit për ndërhyrje në punët e brendshme të Kievit", shkruan "Kölner Stadt-Anzeiger".

"Frankfurter Allgeimeine Zeitung" duke iu referuar aferës së koncernit të naftës Yukos shtron pyetjen lidhur me bashkëpunimin me Rusinë: "... e kush mund të garantojë, se shteti rus në të ardhmen nuk do të ndërhyjë gjithnjë e më shumë në ekonomi e nuk do të përdorë herë pas here metoda si në rastin e Yukos? Në vend që të pritet në radhë në Kremlin, më e mira do të ishte që përpjekjet të intensifikoheshin për forcimin e shtetit ligjor në Rusi", analizon "Frankfurter Allgemeine Zeitung".

Sipas "Börsen Zeitung" që del në Frankfurt: "Fakti që pikërisht me koncernin Yukos u statuua një shembull, ka të bëjë me ambicjet politike të ish shefit të tij dhe aksionerit të madh Mihail Hodorkovski që synonte Kremlinin. Kjo është edhe arësyeja përse ai sot ndodhet në burg".


"Nordkurier" shkruan: "Putin me "aksionin për rivendosjen në duart e shtetit" të industrisë së naftës po luan një lojë të rrezikshme. Me aksione të tilla që i tejkalojnë të gjitha normat e tregtare ndërkombëtare ai po u prish oreksin donatorëve pë rtë investuar në Rusi. Në perspektivë afatgjatë kjo është një hipotekë me peshë për ekonominë e Rusisë. Pavarësisht nga të gjtiha kritikat në adresë të asaj që po ndodh në Rusi, nuk duhet të harrojmë, se në SHBA me klanin e Bushit e gjithë industria e naftës ndodhet në levat e pushtetit. Por për këtë thuajse nuk preokupohet askush", konstaton "Nordkurier".

  • Data 24.12.2004
  • Autor VFB
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArxR
  • Data 24.12.2004
  • Autor VFB
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArxR