Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 18.11.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

E përditshmja Die Velt në komenten e saj për Kongresin e socialdemokratëve vlerson se në Bochum nuk ndodhi ndonjë mrekulli e pritur. E tëra mund të përmblidhet me pak vetëlavdata për koalicionin kuq gjelbër, pak përulje para majtistëve të vjetër për t´mos u mbetur qejfi, pak patos dhe një përpjekje pë të hedhur shikimin drejt Gjuermanisë së viti 2010. Kancelari nuk mund të thotë se mbeti i mahnitur, megjithatë ai nuk duhet të ketë frikë as nga ndonjë puç brenda partisë, thotë komentatori i gazetës Die Velt , i cili më tej shton se forca e të pakënaqurve dhe atyre që janë lodhur nga zhurma për reformat nuk mjaftoi për të ndryshuar kursin brenda partisë. Prandaj, kancelari mund të marrë frymë lirisht dhe kjo mund të cilësohet si mësimi i parë i dalur nga takimi i Bohumit.

E përditshmja tjetër liberale nga Mynihu, Syddojçe Cajtung thekson se kancelari me fjalimin e tij nuk kishte për qëllim të ushtronte ndonjë ndikim të veçantë. Qëllimi i tij ishte t´u drejtohej shokëve të partisë: "Pas tatpjesë që kanë marrë reformat e tij politike, pas rezultateve më të fundit të zgjedhjeve, dhe pas largimit nga partia e të demoralizuarve, Shrëder bëri përpjekje për të kthyer krenarinë e tij të dikurshme." Gazeta e përmendur shkruan se kjo ishte një përpjekje e vonuar, por e sukseshme për të implemantuar politikën raformatore brenda partisë së tij.

Ndërsa, gazeta konservative Frankfurter Allgemeine Zeitung duke komentuar Kongresin e socialdemokratëve thekson se kryetari i rizgjedhur, Shrëder, dëshirton që nga Kongresi në Bohum të dalë një sinjal: sinjali se socialdemokratët gjermanë janë unikë dhe qëndrojnë prapa politikës reformatore të kancelarit federal. Nuk ka dyshim se në fund shumica do të aprovojnë këtë konstaton gazeta. Megjithatë, nuk do shumë mend për të kuptuar se vetë kjo Parti nuk është e kënaqut as me kancelarin dhe as me programin e tij. Kështu tashmë shumë delegatë dyshojnë se me këtë kurs të kancelarit do mund të fitohen edhe një herë zgjedhjet parlamentare, konstaton mes tjerash gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung .

Ditorja die Tageszeitung e Berlinit, e hap sot faqen e parë me titullin "Socializmi është vetëm një fjalë" kushtuar pokështu kongresit të socialdemokratëve në Bohum ku ndër të tjera thuhet se kancelari Shrëder, me një referencë për socializmin demokratik bëri përpjekje që në Bohum t´i mbushte mendjen bazës për t´i përkrahur reformat e tij politike të kontestuara. Shrëder ka përdorur çdo mënyrë për të arsyetuar shkurtimet në politikëne tij sociale. Ai nuk ka hezituar që në këtë funksion të përdorte disa herë edhe rezistencën e tij të njohur kundër politikës amerikane në Irak.

Gazeta Frankfurtër Rundshau ndërkaq, shtron pyetjen nëse kancelari megjithatë, ia doli të bindëtte delegatët për kursin e tij të reforamave?

Kancelari kësa radhe ka provuar me tërë forcën që tu jap rrugë orientimeve të politikës së tij ditore. Synim i tij në Kongres ishte të dëshmonte se ai po punonte dhe se po përpiqej që shoqëria të kishte një të ardhme më të mirë, konstaton Syddojce Cajtung.

Gazeta tjetër Berliner Kurir mendon ndryshe. Sipas komentatorit të kësaj gazete, Kancelari Shrëder nuk arriti qëllimin e tij në Kongresin e Partisë në Bohum. Kancelari është njeri i këndshëm, kështu ai mundi që të prekte shpirtin e shokëve të partisë, por jo dhe t´u ndryshonte mendjen, sepse shumica ishin të përmbajtur, pasi Kancelai u ofronte, paga më të vogla, pensione më të ulta, përkrahje sociale më të pakët nga shteti.

  • Data 18.11.2003
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As4B
  • Data 18.11.2003
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As4B