1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

22 Dhjetor 2003

Temë qendrore në shtypin e sotëm gjerman është paralajmërimi i Libisë për zhdukjen e armëve të shkatërrimit në masë.

https://p.dw.com/p/As3L

Gazeta MITTELBAYERISCHE ZEITUNG e cila botohet në Regensburg komenton:

"Presidenti amerikan Xhorxh Bush mund të shlyj nga lista e tij e të ashtuquajturave shtete kopuke edhe një vend tjetër: Libinë. Shteti i pasur me derivate të naftës i Afrikës veriore premton zhdukjen e të gjitha mjeteve dhe armëve të shkatërrimit në masë pasi që dëshiron që sërish të jetë anëtare e barabartë e familjes së madhe të popujve. Por ngadhënjimi i diplomacisë së qetë çliron strategët e Shtëpisë së Bardhë vetëm nga një rast problematik. Në listën e Pentagonit si shtete potenciale armiqësore ndodhen edhe rreth 60 vende tjera", lexojmë në MITTELBAYERISCHE ZEITUNG.

Ndërkaq THÜRINGER ALLGEMEINE nga Erfurti vëren se i është mbushur mendja presidentit të Libisë:

"...Vet fakti që perëndimi ka trajtuar së fundi regjimin libian si një leproz ka ndikuar në ndryshimin e qëndrimeve në Tripoli. Për më tepër presidenti Gadafi siç duket nuk dëshiron të përfundoj në një gropë si ish presidenti Sadam Hysein. E sigurtë është që ky është një lloj libian i shmangies së luftës. Edhe pse me këtë nuk përfundojnë ndryshimet. Interesante mbetet çështja se sa ka ndihmuar teknika gjermane atëherë nga lindja në realizimin e planeve të Gadafit", shkruan THÜRINGER ALLGEMEINE.

Për SÜDDEUTSCHE ZEITUNG paralajmërimet e Libisë nuk ishin të papritura. Lidhur me këtë gazeta e lartpërmendur shkruan:

"Ç`është e vërteta Gadafi nuk ka dashur asnjëherë që të shpëkus plotësisht lidhjen me perëndimin. Në vitin 1999 ai deportoi terroristin palestinez Abu Nidal dhe ekstradoi dy përgjegjës për sulmet në Lokerbi. Ai ndihmoi për lirimin e turistëve të kidnapuar në Indonezi si dhe këtë verë lirimin e pengjeve në Saharë. Prej 11 shtatorit Gadafi i ka ofruar të dhëna Shteteve të Bashkuara të Amerikës për celulat islamike në botë", theksohet në SÜDDEUTSCHE ZEITUNG.

Për fund nga e përditshmja e Dyseldorfit HANDELSBLATT shkëpusim:

"Porosia e dhënë nga Libani demonstron edhe diçka tjetër: Nuk është nevoja gjithnjë për aksione të dyshimta luftarake pasi që po dëshmohet se edhe me durim e këmbëngulje, me diplomaci diskrete mund të arrihen suksese në luftë kundër përhapjes së mjeteve të shkatërrimit në masë dhe terrorizmit. Fillimisht javën e kaluar Irani dorëzoi me nënshkrimin poshtë të protokollit shtesë të marrëveshjes për armët e shkatërrimit në masë material ilustrues. Kjo strategji do të ishte mirë të përdorej edhe ndaj Koresë së veriut" thekson HANDELSBLATT.