1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

Walter Lausch12 Janar 2004
https://p.dw.com/p/As34
Diskutimi për zgjedhjen e presidentit gjerman dhe tema e pafund për reformën në shendetesisë janë në qender të komenteve të gazetave të sotme gjermane.
Gazeta Berliner Zeitung komenton deklaraten e SHBA, se do t´i japin Sadam Huseinit statusin e të burgosurit të luftës.

"Ky është një herë një lajm i mirë, dhe jo vetëm për diktatorin e rrëzuar. Ai tregon, se SHBA në konfliktin e Irakut kanë lëvizur përsëri një çikë në drejtim të bashkesisë nderkombetare të shteteve. Me ndihmën e Kryqit të Kuq ajo do të bëjë pjesë në procesin kundër Sadam Huseinit, deri sa ky të dalë para një gjyqi që do t´i plotësojë standartet nderkombëtare. Nga SHBA duhen kerkuar tani dy gjera. Së pari një lidhje e shpejtë e eksperteve të kryqit të kuq nderkombetar me Sadam Huseinin. Dhe së dyti mbajtja e premtimit të Colin Powellit, se të gjithë të burgosurit e SHBA trajtohen sipas marrëveshjeve nderkombetare."

Tani komentet për diskutimin për kandidatin për president të Gjermanisë. Për gazetën Berliner Zeitung debati shkon në kah të gabuar.

"Kryetari i shtetit nuk duhet të jetë figurë kompromisi. Në krye na nevojitet një kokë me mprehtesinë e Richard von Weizsäckerit. Ka personalitete të tilla: Të çojmë kryetarin e Siemensit Heinrich von Pierer, ish gjykatesin kushtetues Paul Kirchhof. Vendi i reformave ka nevojë për një president reformator."

Gazeta Eßlinger Zeitung vëzhgon qëndrimin e shefes të Unionit Kristian Demokrat:

"Angela Merkel heziton. Për kryetaren e UKD presidenti është një nga etapat e rendesishme në rrugën për kandidaturën e kancelares. Nqs ajo arrin, të vendosë një kanditat të përshtatshëm nga unioni, pa prekur kandidatin e liberalëve te mundshem për koalicion, ajo nuk do të kishte asnjë pengesë në rrugën si rivale e Schrëderit. Kështu ajo peshon rreziqet, merr parasysh ndjenjat e liberaleve dhe nuk del dot nga strofulla."

Për gazetën Sarbrücker Zeitung në fjalë është biles e ardhmja e Merkelit.

"Schäuble është ai që ka shanset më të mira nga kampi i unionit. Por ai është edhe ai, që nuk konsiderohet si pajtues, për të mos përmendur aferen e ndihmave. Merkel e di këtë, prandaj i përmbahet me kokëfortësi planit të përpiluar me Westerwellen, gjoja për shkak të zgjedhejve të Hamburgut. Por kryetarja i CDU do të shohë, se me cilin kandidat në krah është më e sigurtë. Në zgjedhjet presidenciale fjala është pra për më shumë se Schäuble, Tëpfer apo dikush tjetër, fjala ësthë për të ardhmen e Merkelit."

Kerkesa për doreheqje në adrese të ministres së shëndetesisë Ulla Schmidt, kërkesa për përmirësimin e reformës shëndetesore, diskutimi pafund për reformën vazhdon. Tagesblatt e Mindenit kap një pikë që ka zëmëruar shumëkënd.

"Patientet me një shumë të majme do të japin në sistem shumë para, por siç duket nuk është arritur qëllimi kryesor. Nga ulja e premtuar e kontributeve për arkat e kursimit, përveç disa përjashtimeve të vogla, nuk duket asgjë në horizont. Por ky ishte argumenti vrasës për hir të të cilit partitë guxuan ndryshimin e financimit të deritanishem dhe rrezikuan zemerimin e popullit."

Gazeta Këlner Express shkruan:

"Zemerimi për reformën në shendetesi është i thellë tek mjeket, arkat e sigurimit shendetesor dhe sidomos tek pacientet. Ata zemerohen për shpenzimet shtesë, që nuk përballohen dot nga ata që kanë rroga të vogla nga pensionistët dhe për rrëmujën e tmerrshme ku nuk gjen rrugëdaljen asnjeri. Ajo që na u prezantua si diçka e madhe na del si një ligj kaotik i larget nga praktika. Do të ishte më mirë të nderpritej e gjitha dhe të nisej nga fillimi."