Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 16.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Paraqitja e përbashkët e kancelarit gjerman Gerhard Shrëder dhe ushtruesit të detyrës së kryetarit të partisë Franc Myntefering në kongresin e landit të Partisë Socialdemokrate në Nordhajnvestfali është temë qendore në gazetat e sotme gjermane. Për gazetën NEUE RUHR/NEUE RHEIN-ZEITUNG e cila botohet në Essen ky ishte një fillim i ri: "Nëse pas paralajmërimit të Gerhard Schrëder se heq dorë nga kryesimi i Partisë Socialdemokrate u përhap ideja se tani bëhet fjalë për një gjysëm kancelari atëherë kongresi i landit të socialdemokratëve në fundjavë sinjalizoi një atmosferë krejt tjetër. Prapëseprapë nuk është e sigurtë ende nëse kjo atmosferë e cila u vërejt në Bohum do të kaloj kufinjët e qytetit. Megjithatë mënyra se si kancelari dhe shefi i ardhëm i partisë parastërviten delegatët me punën e dy krerëve të ri të dyfishtë, sjell risi", lexojmë në NEUE RUHR/NEUE RHEIN-ZEITUNG . Për të përditshmen KÖLNISCHE RUNDSCHAU kjo nuk do të thotë ende asgjë: "Shfaqja e harmonisë tregon për një njollë me peshë të rëndë: vetëm me grusht në çantë baza e Partisë Socialdemokrate pranon agjendën e reformave 2010, për këtë shumë nuk duan të luftojnë. Më së voni kur sindikatat të kenë filluar protestat masive kundër shkurtimeve sociale partia do të përballet me provën e lakmusit për aftësinë e reformave", shkruan KÖLNISCHE RUNDSCHAU . Ndërkaq STUTTGARTER ZEITUNG para së gjithash pyet: "Sa i pathyeshëm është partneriteti në kreun e Partisë Socialdemokrate?. Çka nëse realiteti qeveritar me vete sjell kërkesa të reja të tepruara, provokime të reja?. Nëse baza e partisë pastaj ngre krye dhe kërkon që kryetari të mbroj dhe të respektoj vullnetin dhe sovranitetin e saj?. Çka nëse me kalimin e kohës zhduket magjia e fillimit dhe Mynteferingu një ditë sheh me dilemë lojalitetin e dyfishtë të tij: nga njëra anë kancelari, nga ana tjetër partia?. Çka do të bëhet nëse zgjedhjet e ardhshme nuk do të fitohen nga socialdemokratët?. Atëherë kancelari ka sqaruar një problem të rëndësishëm ndërkohë që Mynteferingun e presin problemet shtesë", vlerëson gazeta STUTTGARTER ZEITUNG . Nga ana tjetër MITTELBAYERISCHE ZEITUNG nga Regensburgu i tërheq vëmendjen opozitës: "Unioni në opozitë deri më tash ka përcjellur me gëzim të lig rrokadën e personelit në Partinë Socialdemokrate. Megjithatë kujdes: Stili i Mynteferingut përkon me gjendjen e shumë qytetarëve. Shembulli më i mirë për këtë: në parim sipas anketave të fundit për reforma janë të gjithë por nëse në praktikë tek mjeku duhen paguar dhjetë euro atëherë ankohet pothuajse secili. Shtresa e gjerë e mesme në Gjermani frikësohet për standardin e jetesës, fjalën reformë ajo e sheh si kërcënim për të. Pozita në të cilën ndodhet Myntefering dhe mënyra e tij e angazhimit së shpejti mund të tregohet më e suksesshme tek qytetarët se euforia e opozitës për reforma" parashikon MITTELBAYERISCHE ZEITUNG . Me gazetën SCHWÄBISCHE ZEITUNG e cila botohet në Leutkirch kalojmë në Qipro. Sipas saj përparimet e papritura në bisedimet për Qipron kanë të bëjnë para së gjithash me dëshirën e Turqisë që të bëhet antare e Bashkimit Evropian. "Grekët nuk duan që të përvetësojnë ndikimin në Bashkimin Evropian dhe të sjellin në pozitë të palakmueshme negociuese vllezërit e motrat e tyre në ishullin turistik. Dhe turqit nuk mund të arrijnë asgjë me pavendosmërinë e tyre. Nëse rruga e tyre politike herdokur do të përfundoj në Evropë atëherë çështja e Qipros do të jetë sprovë për ta. Vetëm nëse më 1 maj në Bashkimin Evropian do të integrohet një ishull i bashkuar do të pushojnë edhe zërat si përshembull në Unionin Kristinasocial gjerman të cilët pohojnë se për Turqinë nuk ka vend në Evropë", konkludon SCHWÄBISCHE ZEITUNG . Ndërkaq në MÄRKISCHEN ODERZEITUNG thuhet: "Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan aktualisht ka orientuar të gjitha forcat drejt realizimit të qëllimit për antarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Andaj kjo është edhe arsyeja pse Ankaraja zyrtare tani nuk mbështet Denktashin në politikën e tij seperatiste. Zhvillimi senzacional është një goditje e lehtë nën hundë për të gjithë politikanët të cilët besojnë që me "kushte të palotësueshme" për Ankaranë mund të pengohet antarësimi i Turqisë në Bashkimin Evropian. Jo, me këtë rast argumentet duhet të jenë më të sinqerta", shkruan MÄRKISCHEN ODERZEITUNG .
  • Data 16.02.2004
  • Autor Gerhard M. Friese
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2I
  • Data 16.02.2004
  • Autor Gerhard M. Friese
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2I