Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 25.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

default

Shumica e të përditshmeve gjermane sot mirren me shkarkimin e kryeministrit rus.

FINANCIAL TIMES DEUTSCHLAND shkruan:

"Në shumicën e vendeve evropiane ky lajm do të shkaktonte një krizë të vërtetë qeveritare: presidenti shkarkoi kryeministrin dhe kabinetin e tij. Në Rusi nga ana tjetër vala e shokimit nuk është aq e madhe. Atje sido që të jetë fjalën e ka vetëm një person - Putin, çka bën të parëndësishëme se si do të quhet kryeministri i vendit. Shkarkimi i Kazjanovit tregon se sa i sigurtë ndjehet në pozitën e tij presidenti rus Vlladimir Putin. Si në rastin e manjatit të naftës Mishail Çodorkovski Putin demonstron se nuk e sheh më të nevojshme marrjen në konsideratë të oligarkëve rus", lexojmë në FINANCIAL TIMES DEUTSCHLAND .

Ndërkaq SÜDDEUTSCHE ZEITUNG tërheq vëmendjen:

"Kryeministrat zakonisht rrëzohen pas humbjes së zgjedhjeve. Në Rusi ndodh pak më ndryshe. Pas tre javësh rusët votojnë për presidentin e ardhshëm të tyre dhe është plotësisht e qartë që sërish do të jetë ai i vjetëri. Por fakti që Putin nuk dëshiron vetëm fitoren por edhe triumfin u desh që të luaj rolin e tij bindës dhe të tregoj dorën e fortë. Ai Kazjanovin do të kishte mundësi ta shkarkonte edhe pas pas zgjedhjeve por atëherë këtij hapi do t`i mungonte efekti politik", nënvizon SÜDDEUTSCHE ZEITUNG .

Ndërsa FRANKFURTER RUNDSCHAU konkludon:

"Putini shkarkoi kryeministrin i cili qe katër vite i ka kryer gati të gjitha detyrat dhe megjithatë nuk arriti të bëhet njeri i besueshëm i tij. Mishael Kazjanov konsiderohet ende më tepër si pjestarë i familjes së tarafëve përreth Boris Jelcinit i cili edhe pse në verën e vitit 1999 e zbuloi kandidatin Putin, vazhdimisht është larguar nga punët shtetërore. Përreth Putinit kanë arritur ndërkohë të depërtojnë klika të reja", shkruan FRANKFURTER RUNDSCHAU .

E përditshmja WIESBADENER KURIER vëren:

"Në sistemin e Putinit kryeministri nuk luan ndonjë rol me rëndësi të dorës së parë. Kazjanov, i cili kundrejt njëshit të fortë të Kremlinit shfaqte edhe ambiciet e tij personale konsiderohej njëkohësisht si mbeturinë e kohës së Jelcinit. Më së voni pas rizgjedhjes së Putinit për president Kazjanov do t`i bashkangjitej bashkëmendimtarëve të tij të Petersburgut", thekson WIESBADENER KURIER .

Gazeta HANDELSBLATT e cila botohet në Dyseldorf spekulon rreth emrit të kryeministrit të ardhshëm rus. Citat:

"Shumë çka flet për atë se kësaj radhe nuk do të jetë njeri nga radhët e sigurimit. Prej tyre Putin deri tash ka inkuadruar mjaft në pozitat kyçe të pushtetit. Përveç kësaj ai dëshiron të futet në histori si president i reformave, si njeri që ka arritur të dyfishoj fuqinë ekonomike të Rusisë dhe të çliroj bashkëkombasit e tij nga varfëria. Për këtë duhet reformuar sistemi bankar, duhet zhbër monopoli energjetik dhe në një front më të gjerë ekonomia duhet çliruar nga ndërhyrja e shtetit", shkruan HANDELSBLATT .

Lidhur me shkarkimin e kryeministrit Kazjanov sot mirret edhe redaksia qendore e Dojçe Veles. Në komentin e saj Ute Shefer thekson:

"Në çdo vend tjetër të botës do të thoshte papjekuri totale politike nëse presidenti do të shkarkonte kryeministrin dhe tërë qeverinë vetëm tre javë para zgjedhjeve. Në Rusi kjo do të thotë demonstrim i forcës. Shkarkimi i qeverisë së Mishail Kazjanovit nga presidenti i vendit Vlladimir Putin para së gjithash është instrument në fushatën e zgjedhjeve presidenciale. Ndonjë aksion më të madh Putin nuk ka nevojë të ndërmarrë. Rizgjedhja e tij më 14 mars është mëse e sigurtë. Presidenti mund të llogaris me më tepër se 80 përqind të votave. Shkarkimi i Kazjanovit erdhi papritur por nuk ishte edhe aq befasues. Për shkarkimin e tij është folur edhe në pranverën e vitit 2001. Putini është i pakënaqur me kursin e tij të politikës ekonomike. Kazjanov është akuzuar se është i pavendosur dhe pa vizione të mëdha".
  • Data 25.02.2004
  • Autor SUSANNE EICKENFONDER.
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2B
  • Data 25.02.2004
  • Autor SUSANNE EICKENFONDER.
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2B