1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

30 Mars 2004
https://p.dw.com/p/As1X

Zgjerimi i Natos në Lindje tani është zyrtarizuar. Me anëtarët e rinj Bullgarinë, Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Rumaninë, Sllovkainë dhe Slloveninë Nato zmadhohet në 26 anëtarë.

Neue Ruhr/Neue Rhein Zeitung shkruan.

Akoma duket utopi se si një vizion që nga dita e djeshme të jetë bërë realitet. 15 vjet pas përfundimit të luftës së ftohtë dhe 13 vjet pas shperberjes së BS Nato është zgjeruar deri një territoret e superfuqisë së dikurshme. Rusia nuk ka tjeter rrugë, veçse të bashkëpunojë me NAton, fundja janë partnerë në luftën kunder terrorit, prej nga varet gjithçka edhe vete e ardhmja e aleancës. Fundja ajo e konsideron veten si instrumentin e vetem të besueshem për kapërcimin e krizave në botë."

Gazeta Neues Deutschland shkruan.

Dje pritje e madhe tek Bushi, të prenten ngritja festive e flamujve në Bruksel dhe zgjerimi i Natos mori fund. Ata për të cilët thuhet se nuk do të jetojnë më, jetojnë nganjëherë më gjatë. Pas përfundimit të konfliktit lindje-perendim u duk sikur aleanca e Atlantikut verior nuk kishte kuptim të ekzistonte. Aleanca ushtarake kishte humbur armikun. Tani duhet të presim se cfare lufte i pret të shtatë të rinjtë. Kur para 5 vjetesh Polonia, Hungaria dhe Cekia kerkonin mbrotje, ata e gjeten veten rastesisht në luftën e Kosoves. Tani ky pakt ka marrë hov të ri në mbarë botën, doktrina e saj e re dhe struktura e trupave parashikon intervernime kudo. Një gjë është e sigurtë. Përshtatja me standartet e Natos do t´u kushtojë shumë ekonomikisht shteteve të reja anëtare në kurriz të sigurisë sociale të qytetareve të tyre. Që tani ka fitues dhe të humbur. Presidenti amerikan duhet ta shohë veten si fitimtar. Ai donte të kishte sa më shumë shtete evropianolindore si mburojë, si zonë marshimi, si trampulin. Aq më teper që kandidatet u treguan vasale besnike në luften e tij kunder terrorizmit. Forcim i Evropës së vjeter, që perpiqej për më shumë mevetesi ushtarake, zgjerimi i Natos nuk është. Në Moske e gëlltiten me dhëmbë të shtrenguar ardhjen e Natos deri para deres së shtepisë. Dhe kete zgjerim në lindje e shohin si kercenim potencial.

Gazeta Leipziger Volkszeitung shkruan:

"Nato me pranimin e 7 anëtareve të rinj jetoi dje raundin më të madh të zgjerimit në historinë e saj. Ndersa pranimi i Polonisë, Hungarisë dhe Cekisë në mars 1999 zyrtarisht qe një eveniment, sepse presidenti i atehershem i Rusisë Jelcin ulëriti me të madhe, pasardhesi i tij Putin e gëlltit pa zë zemerimin. Kremlinit i dhëmb sidomos pranimi i tri ish republikave sovjetike në Balltik, përmes të cilave Natoja i afrohet fare pranë. Se çfare të ardhme do të kete Nato varet në rradhe të parë nga SHBA. Nqs SHBA vazhdojnë të shohin vetem interesat e veta, me sulme preventive dhe me koalicionin e të vullneteshmve si në luften e Afganistanit dhe në Irak, Aleancës si rimorkio i mbetet vetem roli i dorës së dytë.

Westdeutsche Allgemeine Zeitung shkruan:

Me pranimine shtatë anetareve të rinj Nato ndodhet në zenitin e pushtetit. Por një gjë nuk mund të mohohet. Nato ka humbur ndikim. Ajo është e armatosur keq për operacionet në mbarë boten. Ajo është e mbingarkuar. Bushi e planifikoi dhe zhvilloi luften në Irak pa pjesemarrjen e Natos. Në Afganistan ushtaret e Natos janë aq të paorientuar si dhe në Kosove. Fuqizimi ushtarak dhe politik i ketyre dy operacioneve të të mbeshtetura nga OKB kushton shternjtë. Para që shumica e qeverive në Evropë nuk i ka, ose me mirë do t´i japë për gjera të tjera dhe jo për armë moderne.

Francezet e kanë denuar koalicion qeveritar të presidentit Shirak edhe në raundin e dyte të zgjedhjeve rajonale për shkak tö politikës sö tij të ashper të kursimeve. Komentatoret e shtypit të sotëm pyesin ne se kjo zgjedhje është simptomatikë për qyteraret e sotem evropiane.

Süddeutsche Zeitung shkruan:

"Humbja e rende e konservatoreve në zgjedhjet rajonale në Francë është shembulli i fundit për tristesen evropiane që vepron në Gjermani, por edhe në Poloni apo Itali.
Temat qendrore të politikes së brendshme janë mbetja në vend e ekonomisë, papunësia dhe frika nga e ardhmja. Nqs i beson anketimeve në të gjitha keto vende, opinioni publik e pranon kete katalog të temave dhe e di se shteti i vjeteruar evropianoperendimor i mireqënies duhet të reformohet, nqs do të mbijetojë. Zgjidhen qeveri dhe premtojnë me bujë të madhe këto reforma, por pastaj deshtojnë krejtesisht."