Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 26.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Tema kryesore e komenteve të gazetave gjermane sot është përfundimi i referendumit për ribashkimin e ishullit të ndarë të Mesdheut, Qipros.

"Shpresa që ishulli i Qipros mund të hynte i bashkuar në BE me 1 maj është shuar. Ajo dështoi në mendjeshkurtësinë e udhëheqësve politikë në jugun grek, por edhe nga frikërat e shumë grekeve të Qipros. Mosbesimi ndaj turqve është siç duket shumë më i thellë se ç´ta merr mendja. Në një anketim tre të katertat e të pyeturve dhanë "frikën për sigurinë e tyre" si shkak të refuzimit. Këto frikëra i nxiti nacionalisti Papadopolus, i cili e refuzoi planin e bashkimit që në fillim. Ai kultivoi imazhin e armikut të vjeter. Metoda me të cilën u krye fushata i ngjan më shumë një regjimi totalitar se sa një shteti që do të behet për pak ditë anëtar i BE. Klasa të tera nxenesish u mobilizuan për të propaganduar refuzimin e planit për ribashkimin. Peshkopet ultranacionalistë ortodokse paralajmëronin se do të shkonin në ferr ata që do të votonin pro planit të Ananit. Për një votim të rregullt e të ndershem nuk mund të bëhet fjalë.

Gazeta Die Welt shkruan.

"Vota refuzuese e qiprioteve të jugut për ribashkimin me veriun e pushtuar nga turqit ia ka prishur qejfin politikës në Bruksel. Numri i madh i votave kunder planit për paqe është i papritur, gjë që shumë qipriotë nuk e shohin fare kështu. Dhe kështu hija bie edhe mbi aftesinë për tratativa të zyrës së komisarit të zgjerimit të Bashkimit Evropian."

Mannheimer Morgen

"Këtu tregohet edhe një qëndrim problematik në familjen evropiane. Të rinjtë duhet të degjojmë të vjetrit dhe të jenë mirënjohes që po i pranojnë dhe të mos krijojnë probleme. Kjo do të ishte me leverdi për BE por nuk përputhet nganjehere me vetedijen e theksuar të disa vendeve. Keshtu qipriotet grekë janë shumë krenarë, që do të bëjnë pjesë tek paguesit neto në BE. Ata ndjekin një qëllim të caktuar dhe nuk duan të kenë me vete kusherinjtë e varfer turq, por këmbëngulin për një ribashkim të mëvonë në kushte më të përshtatshme. Kjo është larg realitetit, është egoiste dhe e padrejtë, por një mentalitet i tillë ekziston edhe në BE.
Pas dështimit të planit të Ananit përçarja e ishullit mund të thellohet më shumë. Ministri i jashtem turk Gül flet tani për një ndarje permanente. Edhe Denktashi triumfon. Ai do të shpresojë, se do ta lidhë Qipron e veriut edhe me shumë me Turqinë. Kjo duhet penguar, nqs duhet të ruhet së paku opcioni i një zgjidhjeje për Qipron. BE duhet t´i japë fund tani izolimit politik dhe ekonomik të Qipros së Veriut."

Gazeta Tageszeitung shkruan për këtë temë

Që prej 1 majit BE ka një problem më shumë. Konflikti i Qipros është çimentuar me referendumin popullor dhe e ka konfrontuar Evropën me faktin, që një pjesë e territorit të BE eshte i pushtuar nga trupat turke. Që pikërisht qipriotet grekë do të pengonin pajtimin e konfliktit, nuk ishte parashikuar në skenaret e Brukselit. Për refuzimin e grekëve nuk do të ketë denim direkt të BE. Shteti ishull do të izolohet dhe do të jetë aq pak i dësherueshem sa dikur Austria me problemin e Haiderit. Dhe momentalisht ka gjëra më urgjente për të bërë se sa të zgjidhesh konfliktin e Qipros, gjera me të cilat Evropa do të merret së paku edhe dhjetë vjet të tjere deri në anëtarësinë e plotë të Turqisë.
Tani duhen ndihmuar shpejt turqit e Qipros, sepse ata e kanë merituar shpagimin për gatishmerinë që kanë treguar. Embargoja ekonomike nderkombetare e vendosur dikur për izolimin e Qipros së veriut, duhet të hiqet sa më parë të jetë e mundur. Një sinjal duhet të bëhet i qartë. Evropa nuk lejon që nacionalistet qipriotë të imponojnë politikën e tyre për paqe dhe prosperitet."

Nderrojmë temë Handelsblatt nga Düsseldorfi krahason politikën nderkombëtare për Afganistanin me politikën e SHBA në Irak dhe konstaton:

"Nderhyrja që çoi në konferencën e Berlinit për Afganistanin, në udhëtimin e fundit të Fisherit dhe një ekip të dytë për rindertimin do të lehtesohet nga situata politike: Ekziston një mandat i OKB-së, një qeveri e pavarur afgane, një kushtetutë e përpiluar nga afganet dhe një operacion i Natos. Përballë kësaj ndodhet modeli irakian i qeverisës ë Bushit një luftë pa mandat të OKB-së e diskututeshme nga e drejta nderkombëtare, e mbeshtetur nga një aleancë e krijuar me presion, dhe paqartësi se mund të kalojë pavarësia në duar të irakianeve."

Së fundi edhe Frankfurter Allgemeine Zeitung për këtë temë:

"Në një farë mënyrë Angela Merkel ësthë e lehtesuar, që tani Horst Këhler kandidati i saj për postin e rpesidnetit, është distancuar aq shumë nga qeveria e Bushit. Këhler vepron si dikur edhe Schäuble, sepse ai mund të jetë i sigurtë se nuk është i vetmi me këtë mendim as në Gjermani, dhe as në unionin opozitar."


  • Data 26.04.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0n
  • Data 26.04.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0n