Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 29.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Konferenca për antisemitizmin në Berlin është temë kryesore që sot trajtohet nga të përditshmet gjermane.

Gazeta "Die Welt" e cila botohet në Berlin e përshkruan takimin berlinez si "Festival të qëllimeve të mira":

"Në këtë mënyrë është vendosur me vetëdije të plotë të bëhet mënjanimi i konfliktit izraelito-palestinez edhe pse të gjitha statistikat tregojnë se numri i sulmeve antisemitiste, posaçërisht në Francë, është shtuar shumë pas Intifadës së II-të. Poashtu u hoq dorë që në podiumin e fjalimeve tu ofrohet vend edhe myslimanëve evropianë edhe pse ata kosniderohen si burim kryesor i problemit nga njëra anë dhe pjesë e zgjidhjes së tij nga ana tjetër. Poashtu e padiskutuar mbeti çështja se në çfarë mase duhet të viktimizohet shprehja e lirë e mendimit në luftë kundër antisemtizmit. Bisedimet qëllimira të kësaj natyre gjatë të cilave secili i rrah krahët secilit, janë raste të pafrytshme", lexojmë në "Die Welt".

Ndërkaq e përditshmja tjetër "Nordsee-Zeitung" e cila botohet në Bremerhaven mirret kryesisht me fjalimin e presidentit federal Johanes Rau në Konferencë:

"Presidenti federal mbajti një fjalim të qartë dhe të këndshëm. Rau morri troç anën e Izraelit dhe u tërhoqi vërejtjen atyre që kritikojnë shpesh që të mendojnë për situatën e veçantë dhe njëherë të përpiqen ta vënë veten në gjendjen e njerëzve që jetojnë atje. Impresionues ishte edhe dallimi i tij në mes të miqëve të Izraelit, obligim i të cilëve është t`i tërheqin vërejtjen atij për të metat dhe atyre kritika e të cilëve kryesisht bëhet nga paragjykimet antisemite. Me këtë difernecim të mençur Rau u çorri maskën të gjithë atyre që konstatimin pa dyshim të drejtë se edhe Izraeli duhet të duroj kundërshtimet, e përdorin si mbulesë për qëllimet e tyre përbuzëse", thekson "Nordsee-Zeitung".

Për dallim gazeta "Handelsblatt" e Dyseldorfit mbron deklaratat kritike ndaj qeverisë izraelite:

"Kush e sheh me dyshim taktikën politike dhe ushtarake të Ariel Sharonit ndaj palestinezëve nuk guxon që automatikisht të ndërlidhet me antisemitizmin. Kritikuesit më të ashpër prapëseprapë mund të gjinden në radhët e opozitës izraelite. Asnjë njeri i arsyeshëm nuk vë në dyshim të drejtën e Izraelit në çështjen e sigurisë, asnjë njeri i arsyeshëm nuk e quan të mirë terrorin palestinez dhe kjo vlen edhe për vrasjet e planifikuara e të urdhëruara nga Sharoni. Kjo nuk do të thotë barazim i fajit, apo thikë me dy teha. Bëhet fjalë për vlerat e ndara përkatëse morale. Kush e damkos këtë si antisemitizëm për të mbrojtur Sharonin futet në rrugë të shtrembër e të rrezikshme: kështu minimizohet dhe paraqitet si i padëmshëm antisemitizmi i vërtetë", konkludon "Handelsblatt".

Ndërrojmë temë dhe kalojmë në gazetën "Frankfurter Allgemeine Zeitung" e cila në numrin e saj të sotëm nën titullin: , sjell disa opinione të ish-presidentit të Maqedonisë Kiro Gligorov për të ardhmen e Ballkanit. Lidhur me trazirat e marsit në Kosovë Gligorov nuk heshti shkruan gazeta:"Ose do të ketë një Kosovë multietnike ose një spastrim etnik. Poashtu nuk është plotësisht e qartë se a do të zgjidhte pavarësia e kosovës në tërsi këtë problem", i ka deklaruar Gligorov gazetës. Nëse pas një pavarësie të mundshme shtetërore liderët politikë të Kosovës do të përpiqeshin për bashkim me Shqipërinë atëherë është shumë e mundur që kjo do të shpiente drejt një luftë të re në Ballkan. Ndërkaq duke folur për marrdhëniet e Maqedonisë me fqinjët, Gligorov thekson se përkundër një çtensionimi politik në këto vitet e fundit shumë maqedonas nuk presin shumë nga fqinjët e tyre. Historikisht fqinjët tanë kanë pohuar se nuk ka popull maqedon. Një pjesë e madhe e serbëve konsiderojnë se maqedonët janë serbë të jugut. Por unë nuk njoh asnjë maqedon ta quaj veten serbojugorë, sqaron Gligorov. Poashtu edhe bullgarët mendojnë se ne kemi rrënjët e njëjta me ta dhe se në të vërtetë kemi bullgarë. Dhe kisha greke dhe disa politikanë greekë përsërisn shpesh se të gjithë njerëzit deri në lartësitë e Shkupit janë grekë", ka deklaruar në bisedë me gazetën "Frankfurter Allgemeine Zeitung" ish-presidenti maqedon Kiro Gligorov.

  • Data 29.04.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0l
  • Data 29.04.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0l