Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 17.05.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Temë qendrore në shtypin e sotëm gjerman janë sërish keqtrajtimet nga ushtria amerikane të të burgosurëve irakianë në Bagdat si dhe paralajmërimet e ministrit gjerman të ekonomisë Volfgang Klement për shkurtime drastike të ndihmave për investime në landet e reja gjermane të lindjes.

Në Tageszeitung nën titullin "Përkufizimi i moralit" lexojmë:

"Tortura merr sërish konjukturë. Megjithatë hovin më të rrezikshëm njeriu nuk e vëren në burgun e Abu Graibit në Bagdat por në kokat e disa politikanëve dhe të intelektualëve në perëndim. Profesori i Mynihut Michael Volson nuk është assesi i vetmi që del dhe sqaron si legjitime torturën. Në qarqet e qeverisë amerikane nuk është i pakët numri i atyre që mendojnë se situata e re kërkon edhe ligje të reja... Me argumentet e tyre për një zbutje të ndalimit të përdorimit të torturës në kohën e luftës së antiterrorizmit, mbrojtësit e kësaj teorie parimet e humanitetit ia nënshtrojnë kalkulimeve të nevojës. Në debatet politike ata shtrojnë një pyetje të paparamendueshme: A ia vlen të sillemi njerëzisht me jonjerëzit. Me këtë ata kalojnë kufinjët e mendimit totalitar. Ata vënë në pikëpyetje vlerat e masës së njerëzve për nevoja të politikës - individi dhe të drejtat e tij shndërrohen në përllogaritjeve ndryshuese të luftës antiterrosite...Botës ju deshën siç duket pamjet shokuese nga Abu Graibi për të kuptuar poshtërsinë e kampit Gauntanamo Baj. Fillimisht fotografitë e Abu Graibit para syve të të gjithëve zgjuan vetëdijen e opinionit i cili pa atë çka është dashur të kuptohet vetëm me fjalë para shumë kohësh: këtu njeriu ngritet mbi njeriun pa pasur të drejtë" thekson gazeta Tageszeitung.


Paralajmërimet e ministrit gjerman të ekonomisë Volfgang Klement për shkurtimin e ndihmave në lindje vlerësohen në mënyra të ndryshme varësisht prej vendit se ku botohet gazeta.

Në të përditshmen DIE WELT thuhet:

"Një shkurtim i mbështetjes së investimeve në landet gjermane të lindjes do të shpiente drejt një katastrofe, thonë të paktën paraprakisht shefat e landeve të prekura. Shkatërrim i Lindjes në vend të rindërtimit të Lindjes. Megjithatë kur thuhet kështu teprohet pak. Nga njëra anë është e diskutueshme se a investohen në të vërtetë gjithnjë ku duhet ndihmat milionëshe. Nga ana tjetër këtu bëhet fjalë për vetëm 700 milionë euro. Lindja nuk guxon të mbetet jashtë reduktimit të subvencioneve. Edhe kjo bën pjesë në paktin e solidaritetit", nënvizon gazeta Die Welt.

Ndërkaq WESTDEUTSCHE ZEITUNG e cila botohet në Dyseldorf komenton:

"Jo më larg se para një muaji ne kishim një debat të gjithëanshëm rreth rindërtimit të dështuar në lindje i cili deri më tash nuk ka ndikuar më shumë sesa një dobësim në perëndim. Dhe sapo që federata të filloj transferin e miliardave, kryeministrat e vendeve të reja thërrasin me një zë "vetëm vazhdoni kështu"", lexojmë në WESTDEUTSCHE ZEITUNG.

Komente krejt tjera mund të lexohen sot në gazetat që botohen në landet e reja gjermane të lindjes. Përshembull në OSTTHÜRINGER ZEITUNG thuhet:

"Socialdemokratët siç duket nuk duan ti fitojnë më zgjedhjet në Gjermaninë Lindore. Ndryshe nuk mund të sqarohet ajo çka ministri federal i ekonomisë Volfgang Klement paralajmëron vetëm katër javë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore në Tyringen. Deklarata e ministrit Klement se landet e reja duhet të llogarisin me shkurtim drastik të mbështetjes financiare është një porosi jo e mirë për investorët potencial dhe patjetër edhe për njerëzit që banojnë në lindje të cilët do të thonë menjëherë: Qeveria kuq e gjelbër nuk mund të zgjidh asgjë", lexojmë në OSTTHÜRINGER ZEITUNG.

  • Data 17.05.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0V
  • Data 17.05.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0V