Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 25.06.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Policia turke në gatishmëri për takimin e NATO-s

Policia turke në gatishmëri për takimin e NATO-s

Në prag të takimit të Stambollit gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung boton një artikull për vështirësitë e Maqedonisë në rrugën drejt anëtarësimit në NATO. Sipas artikullshkruesit me mosmarëveshjet etnike Maqedonia i krijon vetë vetes probleme në rrugën drejt anëtarësimin në NATO. Nga ky artikull ndër të tjera citojmë:

"Pasiguri në lidhje me perspektivën e Maqedonisë për anëtarësim në Nato sjellin në radhë të parë hezitimet në lidhje me vënien në jetë të marrëveshjes së Ohrit. Në radhët e koalicionit qeveritar, i cili dominohet kryesisht prej maqedonasve ka pasur muajt e fundit mosmarrëveshje të ashpra në lidhje me dispozitat ligjore për decentralizimin e pushtetit, sikurse parashikohet në marrëveshjen e Ohrit. Në prag të zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen në muajin tetor asnjëra prej partive nuk do të ngjallë dyshime se gjatë bisedimeve për organizimin e ri të administratës së vendit po le pas dore zgjedhësit që i japin votën. Në kuadrin e kësaj gjendjeje 'tërhiq njëri e tërhiq tjetri' në politikën e brendshme tö Maqedonisö për të cilën politikanët nisen nga motive etnike, qëllimi kryesor i politikës së jashtme, anëtarësimi në NATO del në plan të dytë, sikurse edhe shumë çështje të tjera të diskutueshme në Maqedoni.
Gazeta Tagesspiegel që botohet në Berlin merret me ngjarjet terroriste në Stamboll në prag të takimit të nivelit të lartë të NATO-s, ku pritet të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Xhorxh Bush. Nga ky artikull citojmë:

"Politika e SHBA-ve për Irakun ka çuar në Turqi në krijimin e një aleance të pashenjtë si ekstremistët e majtë edhe islamikët militantë duan t'i shpallin luftë sa Bushit edhe Natos. Pra autoriteteve turke u duhet të luftojnë jo vetëm me një, por me shumë kundështarë. Dhe kundërshtarët nuk përdorin në luftën e tyre aparatura moderne, por bomba që i sajojnë vetë. Përkimi i kohës së takimit të nivelit të lartë të NATO-s me dorëzimin e pushtetit në Irak, e shton edhe më tej rrezikun. Vala e goditjeve terroriste tregon se terroristët nuk kanë nevojë të depertojnë deri në selitë e mbyllura hermetikisht në sallave ku zhvillohen takimet politike për të shkaktuar efektin që duan. Në Stamboll gjetën vdekjen shumë njerëz të pafajshëm, në një zonë që gjendet kilometra të tërë larg vendit ku zhvillohet konferenca. Por mesazhi është i njejti sikur kjo goditje të kishte ndodhur në vendin ku zhvillohet konferenca: "imperialistët, apo shtypësit e muslimanëve" sikurse i quajtën terroristët sipas drejtimit që kanë, amerikanët dhe NATO-ja që konsiderohet si vegla e tyre, duhet ta anulojnë në minutën e fundit këtë takim."

Lidhur me përzgjdhjen e vendit të konferencës në artikull më tej lexojmë:

"Për shkak të mosmarrëveshjeve të thella, të cilat ka shkaktuar në radhët e aleancës lufta në Irak, nuk ishte ide e mirë, që takimi i nivelit të lartë të caktohej pikërisht në të vetmin vend të NATO-s që kufizohet drejtpërdrejt me Irakun. Rezistenca ndaj politikës së Bushit për Irakun në Turqi është shumë më e madhe se sa në vende të tjera të NATO-s. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë, të paktën që prej marsit të vitit të kaluar, kur megjithö dëshirën e qeverisë parlamenti në Ankara e refuzoi stacionimin e trupave amerikane. Megjithatë në rast se takimi i Stambollit do të anulohej tani, ky do të ishte një sinjal ui gabuar. Dhuna nuk duhet shpërblyer"

  • Data 25.06.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arzn
  • Data 25.06.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arzn