Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 12.07.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Kontrahentet politikë në Gjermani ndodhen sot në qënder të komenteve të gazetave. Shkak për këtë janë mbledhja e kabinetit qeveritar në pallatin Neuhardenberg si dhe fjalët kritike të kryetares së CDU-së Merkel për gjendjen e partive të unionit.

Lidhur me mbledhjen e kabinetit për shqyrtimin e punës vjetore gazeta Süddeutsche Zeitung:

"Kancelari donte të tregonte frymë ekipi, që krijonte unitet, si në një ekip futbolli. Po a do të veprojë gjatë ky sinjal? Perspektivat për kete nuk janë të mira. Pjesën më të madhe të reformave njerëzit do ta ndjejnë pas vitit 2005, sepse atehere do të hyjnë në fuqi kater projekte: reforma e tregut të punës, tatimi i pensioneve, si dhe rregullimi i ri i zëvendesimit të dhëmbeve dhe sigurimit për sherbimin e të sëmureve. E gjitha kjo kerkon nga qytetaret sakrifica të medha, në dritë do të dalin padrejtesi të verteta dhe sakrifica që mund të shmangen dhe njerezit do të pyesin me zë të lartë: përse e gjitha kjo? Kancelari duhet të gjejë për këtë një përgjigje. Mundësisht shpejt."

Gazeta Stuttgarter Nachrichten mendon:

"Kryetari i qeverisë ka mbledhur drejtuesit e seksioneve, e ka bërë të qartë se agjenda ka nisur. Tani fillon faza po aq e vështirë e konsolidimit. Edhe pse kesaj rradhe nuk dha bonbone, si lehtesimi nga taksat, zgjedhesit nuk duhet ta nënvleresojnë kancelarin. Nqs 2005 vjen pragu tjeter i reformave në tregun e punës, nuk do të ketë gabime dhe permiresime të perjetshme. Sidoqofte, kjo do të ishte diçka e re në reformën e qeverisë."

Shumë më kritik është vendimi i Märkische Allgemeine nga Potsadami. Gazeta konstaton:

"Gerhard Schrëder është bërë viktima e preferences së tij për politikë të inskenuar. Ai që nxjerr në skenën politike papritur një vezë të madhe nga xhepi, bën pak përshtypje, nqs ai qëndron me duar bosh në shfaqjen tjeter. Keshtu kreret e PSD dhe të të gjelberve kanë disktuar dy ditë intensivisht, për të konkluduar se janë në rrugë të drejtë dhe do të bëjnë si deri tani. Banaliteti i turpshem i kesaj nuk mund të fshihet."

Në gazeten Berliner Zeitung lexojmë

"Shumë flet për faktin, që reformat sociale të Shrëderit i kanë kapercyer kufinjtë e dhembjes që mund të durohet, dhe megjithatë nuk mjaftojnë për sherimin e vendit. Shkurtimet për të papunet, debati për zgjatjen e kohes së punës, taksa tek mjeku: Partia socialdemokrate e Shrëderit rrezikon të bluhet midis atyre që mendojnë se kanë shkuar shumë larg dhe atyre që nuk ngopen me të shkuarin larg. Pa zhvillimin ekonomik, pa një rritje të fortë, të vazhdueshme, që krijon vende pune, ky kancelar është i mallkuar të dështojë."

Kryetarja e unionit kristiandemokrat ka akuzuar unionin se nuk ka unitet dhe qartesi koncepcionale, që do të ishin të nevojshme për marrjen e shpresuar të qeverisë nga socialdemokratet në vitin 2006. Mannheimer Morgen shkruan.

"Kush tjeter perveç përkrahesve entusiaste të partisë do të thoshte me seriozitet, se CDU, CSu janë alternativa e socialdemokracisë? Kryetarja e CDU-së Angela merkel e porosit me të drejtë perkrahesit e saj që të kenë kujdes nga vetekenaqesia dhe vetembivleresimi. Besimi i qytetareve në kompetencën e të gjitha partive, për të zgjidhur problemet ekonomike dhe sociale po zhduket në mënyre rapide. Po të kishin patur sot frenat e pushtetit do të kishin marrë kamxhikun."

Gazeta Saarbrücker Zeitung bën këtë rezyme:

"Tani kristiandemokratët qeverisin në këshillin federal dhe bëjnë se vendosin drejtimin e politikës. Kjo nuk i dëmton ata tek zgjedhesit, sepse për shkurtimet bëhen përgjegjës socialdemokratët dhe të gjelbrit dhe jo konservatorët. Hezitimi i shumë politikanëve të unionit kristian demokrat kristiansocial për t´iu përmbajtur një programi tregon një farë mungese guximi politik: Deri tani i trembeshin detyres për t´u treguar qytetareve që me marrjen e pushtetit prej tyre do ta çojnë perpara në mënyrë më radikale ristrukturimin."

  • Data 12.07.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArzU
  • Data 12.07.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArzU