1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

14 Korrik 2004

Temë qendrore në komentet e gazetave gjermane është vendimi i Gjykatës së lartë evropiane, sipas te cilit nuk cilësohet e drejtë ndërprerja dhe shtyrja e procesit gjyqësor kundër Gjermanisë dhe Francës për shkak të deficitetit buxhetor të shkelur nga këto dy vende. Një temë tjetër është edhe afera e anijes së Cap Anamurit ne brigjet e Italisë si edhe arrestimi i ekuipazhit të anijes nga pala italiane

https://p.dw.com/p/ArzQ
Gazeta gjermane
Gazeta gjermane


Gazeta gjermane "Die Welt" shkruan se vendimi i Gjykatës së lartë evropiane për paktin e stabilitetit të vendeve të eurozonës është një shuplakë për Ministrin gjerman të financave Hans Eichel. Me përpjekje të mëdha ministri gjerman dhe ai francez i financave synonin që të bllokohej procesi për deficitetin e këtyre vendeve, më të fuqishmit e eurozonës.

Frankfurter Allgemeine Zeitung shprehet më kritike kur thekson në komentin e saj se një politizim i kësaj çështjeje u vu re qysh në vendimin e Këshillit ministerial në nëntor të vitit të shkuar. Atëherë ky vendim nuk u vu në dyshim nga Gjykata e lartë. Tani çdo gjë flet për atë se vendimi i Luxemburgut do të hyjë në historinë e shpërbërjes së paktit të stabilitetit si një pikë referimi.

Lidhur me çështjen e defiçitit të vendeve të fuqishme të eurozonës dhe vendimin e gjykatës evropiane, gazeta gjermane "Süddeutsche Zeitung" përfaqëson një pozicion krejt tjetër. Aty thuhet se:

"Ky vendim është një gur themeli për Evropën. Gjykatësit kanë definuar se ç'marrëdhënie do të kenë me njëri tjetrin shtetet më peshë mbajtëse të eurozonës. Vijë orientuese është e drejta, ato rregulla të cilat vendet pjesëmarrëse i kanë vendosur vetë. Ato kanë vlerë edhe kur qeverive ju bëhen të bezdisshme."


Lidhur me konfliktin në çështjen e kontratave të punës tek koncerni i Dajmler Kreisler gazeta gjermane "Shtutgarter Zeitung" thekson se bordi i koncernit kërcënon me transferimin e vendeve të punës nga zona e Shtutgartit në Bremen dhe në Afrikën e Jugut. Për këtë në koment thuhet:
"Për vitet të tëra ky koncern nuk ka pasur ankesa për kontratat e punës në landin e Wyrtembergut: Tanimë shefi i Mercedesit Jürgen Hubbert flet për një sëmundje të këtij landi, sikur të gjithë landin ta ketë zënë epidemia. Kjo nuk përshtatet me situatën dhe me aftësitë ekonomike të jugperëndimit gjerman."

Ndërrojmë temë dhë kalojmë tek afera e anijes humanitare gjermane Cap Anamur, ekuipazhi i së cilës u mor në arrest nga autoritetet italiane. Gazeta gjermane General Anzeiger për këtë shkruan se "në kuadër të së drejtës së komplikuar evropiane për refugjatët- ofrimi i ndihmës nuk cilësohet direkt ndihmë. Shefi i organizatës humanitare gjermane Cap Anamur Elias Bierdel po e provon këtë drejtpërdrejt. Një anije gjermane nuk është zonë sovrane gjermane. Gjermania ndërkohë e ka refuzuar azilin për këta refugjatë. Kjo përplasje po tregon edhe njëherë se aty ku mbaron Evropa nuk fillon kepi i shpresës së mirë."

Ndërsa gazeta gjermane nga Bilefeldi "Neue Westfalische" shikon një anë pozitive në titujt kryesorë që po mbushin gazetat gjermane.

"Për shkak se Evropa e kthyer në kështjellë në çështjen e azilit nuk po gjen dot gjuhën e përbashkët për kuotat e pranimit, është në fuqi urdhëresa se atë vend që shkelin për hërë të parë refugjatët, ai është përgjegjës për ta. Për këtë shkak në Gjermani ka ulje të vazhdueshme numri i kërkesave për azil, dhe është një gjë e mirë që Cap Anamuri po tërheq vëmendjen më këtë temë. Unioni gjerman ka nevojë për një procedurë të përbashkët lidhur më këtë çështje. Sinjali i dërguar nga Sicilia është: një gjuhë e përbashkët për për azilin në Evropë si edhe një shpërndarje e drejtë e kësaj barre në mes të 25 shteteve të Bashkimit evropian."

Siç dihet anija gjermane Cap Anamur ka marrë në bordin e saj para tre javësh 37 afrikanë në nevojë në mes të detit të Mesdheut. Në fillim u tha se janë gati të gjithë refugjatë nga rajoni i krizës Sudan, ndërkohë që tani ka dyshim se afrikanët në bord nuk janë nga ato shtete, për të cilët njihet azili politik në Gjermani.
Zërat kritikë ndaj Evropës e cila e ka zgjidhur politikën e azilit mes 15 vendeve të dikurshme të B.E. po ngrihen në opinionin gjerman këto ditë. Pikërisht këto vende e mbajtën çështjen e komplikuar të azilit peng deri sa të zgjerohej Bashkimi evropian.