Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 26.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Ushtarët gjermanë janë kritikuar nga gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung për qëndrim të butë gjatë ngjarjeve të marsit në Kosovë.

Ushtarët gjermanë janë kritikuar nga gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung për qëndrim të butë gjatë ngjarjeve të marsit në Kosovë.


Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung në një koment kushtuar Kosovës, shpreh qëndrime mjaft kritike për trupat gjermane të KFOR-it si dhe shqiptarët e Kosovës. Në koment mes tjerash thuhet:

"Duket se Bundesveri ka nxjerrë mësim nga mangësitë që u reflektuan në muajin mars në Kosovë. Kur në mars shqiptarët e Kosovës në Prizren dhe rrethinë u vërsulën kundër serbëve, duke djegur dhe shkatërruar shtëpitë dhe kishat e tyre, Bundesveri, i stacionaur në Prizren reagoi me shumë vonesë, në mënyrë të pakoordinuar dhe si pakokë. Nga këto dëbësi, që u reflektuana tashmë janë nxjerrur mësime. Bundesveri është i gatshëm që tani e tutje të veprojë me të gjitha masat për të mbrojtur rendin dhe jo vetëm të sillet si engjull ashtu si deri më tani.

Po përse nuk u veprua deri më tani në këtë mënyrë? Sepse politika e kishte lënë në baltë Bundesverin? thueht në komentin e Frankfurter Allgemajne Cajtung. "Kur qeveria kuq-gjelbër para pesë vitesh vendosi të marrte pjesë në luftën e Natos kundër serbisë, e bërëi këtë me një arsyetim moral. Ministri i atëhershëm i mbrojtjes tha se kjo bëhej për ta parandaluar një Holokaust të ri. Ky ishte një gabim i pa dëgjuar ndonjëherë që i dha luftës një rëndësi historike që nuk e kishte. Një nga pasojat ishte vazhdimi i urrejtjes, por tani nga shqiptarët e Kosovës kundër serbëve, urrejtje kjo që u tolerua. U tejkalua fakti se lufta, e cila fiku një zjarr, trimëroi zjarrvënësit shqiptarë. Për një kohë të gjatë politika në Kosovë ishte tejet e butë përballë agresivitetit të motivuar etnikisht në rradhët e viktimës." Më tej në koment shtohet:

"Gjermania ishte për intervenim në vitin 1999. Mirëpo, fakti se në misionin ushtark të Bundesverit në Kosovë u reflektuan shumë dobësi dhe mangësi gjatë marsit të këtij viti, tregon se edhe më tej nuk jemi në nivelin e përgatitjes psikologjik. Edhe parlamentarët gjermanë që janë për të ushtruar kontroll lënë për të dëshiruar në këtë çështje. Kosova ashtu si Iraku është dëshmi se përzierja në çështje botërore bartë me vete pasoja që të shumtën janë afatgjata. Për t´i dalë mbanë ka nevojë për një armatë, e cila është e vetëdijshme se nuk është trupë e cila merret me çështje sociale por ushtri.

Aktuale në shtypin gjerman janë edhe temat që kanë të bëjnë me rrëzimin e dy avionëve në Rusi, Raportin e Pentagonit për burgun Abu Graib dhe rolin e udhëhqësit shiitë El Sistani. Tagsshpigel e Berlinit lidhur me rrëzimin e dy avionëve rusë shkruan:

"Atentat apo fatkeqësi? Akoma nuk ka një përgjigje të sigurtë për shkaqet e rrëzimit të dy avionëve në rusi. Sidoqoftë është një katastrofë, e cila kthen sytë e Gjermanisë kah Rusia, dhe kah konflikti thuajse i harruar në Republikën e Kaukazit. Në Ceceni një gjeneratë e tërë është rritur duke mos njohur gjë tjetër pos luftës. Në këtë gjeneratë të pashpresë terrositë po gjejnë terren të ri."

Gazeta Zyddojce Cajtung trajton raportin e Pentagonit për skandalin e torturave në burgun Abu Graib. Në komentin e kësaj gazete lexojmë:

"Konstatimi në raportin hetimor se keqtrajtimet në bugje janë pasojë e gabimeve kardinale që janë bërë gjatë planit për invazion në Irak, do ta godasë më së shumti minisitrin e Mbrojtjes. Plan shum i keq, pak trupa, thueht në raport. Kjo godet gjithashtu bërthamën e fushtës zgjedhore të Bushit. Lufta e Irakut nuk ishte e sukseshme, sepse paqa ishte planifikuar keq", shkruan Syddojce Cajtung.

Edhe kriza në Naxhaf është në qendër të vëmendjes. Handelsblat në këtë temë shkruan:

"Ajatollah Ali el Sistani duket se është instanca e fundit që mund t´a parandalojë dramën në Naxhaf. Rrugëtimi i udhëheqësit shpirtëror 73 vjecar shiitë ka ngajallur shpresat për një fund të mirë të dramës. Mirëpo, thirrja e tij për marshim drejt Naxhafit bartë me vete rrezikun e një dështimi të madh nëse ai nuk arrin ta bindë konkurrentin e tij Muktada el Sader" konstaton "Handelsblat".

  • Data 26.08.2004
  • Autor Fadil Gashi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aryj
  • Data 26.08.2004
  • Autor Fadil Gashi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aryj