1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

6 Shtator 2004
https://p.dw.com/p/Aryb


Në Kaukaz janë varrosur viktimat e fundit të dramës së pengjeve. Në qytetin Beslan u bënë procesionet e përmortshme. Gazetat gjermane të ditës analizojnë sot pasojat politike të terrorit në Rusi. Por fillimisht hedhim një vështrim në komentin e gazetes die Welt për fitoren e opozitës CDU në zgjedhjet e landit të Saaares. Citojmë:

"Kancelari mund të mbajë kursin, siç do. CDU bën po të njëjtën gjë dhe vrapon nga fitorja në fitore. Sigurisht që kjo vjen nga protestat kunder projektit të Harzit. Që t´i kundershtosh ata do të thotë t´i sigurojë kancelarit të hyjë në histori, ndërsa partisë së tij njërön goditje pas tjetres. T´i vësh fajin vetem Oskar Lafontenit për humbjen është gabim. Apo kandidatit kryesor, Heiko Maas, i cili besonte në mënyrë naive, se ish kryetari socialdemokrat do t´i shpinte në drejtim të tij votat e të zhgjënjyerve nga kancelari."

Gazeta Frankfurter Rundschau analizon:

"Njerezit marrin arratinë nga PSD dhe ikin në të gjitha drejtimet. Në refuzim, tek të gjelbrit dhe tek demokratet e lirë. Biles edhe pragu i neverisë, që i mban larg qytetaret e ndershem nga kryqi i partisë nacionalsocialiste të Gjermanisë ka rënë në mënyrë të rrezikshme. Një omen i keq për të dyja zgjedhjet parlamentare në lande në lindje të Gjermanisë në 14 ditë. Keto zgjedhje në Saarland në vështrim të parë njohin vetem një humbës, partinë socialdemokrate. Por gezimi i fitimtareve erresohet nga frika, se do të festojnë ndoshta një fitore të hidhur. Sepse çdo vote për të djathtet e skajshem, e dhënë nga protesta, deshperimi apo pasiguria do të thotë të pësosh humbje në kulturën politike."

Në Gazeten Berliner Zeitung lexojmë:

"Edhe një here socialdemokrateve u rreshqiti toka nën këmbe. Kjo ishte parashikuar, por nqs do të behen realitet humbjet e medha si në Saarö atehere ata krijojnë intensitetin e vet. Heiko Maas është keto ditë misherimi i fiaskos. Nën drejtimin e tij landi i saares që drejtohej prej kohesh kunder socialdemokrateve është kthyer në një rajon me antipati të madhe kunder PSD. Kjo sigurisht ka shumë të bëjë me Republikën federale gjermane. Zemerimi i qytetareve për politikën e reformave të nisura me vonesë të kancelarit Gerhard Schrëder i solli njerözit në Saarö kunder socialdemokrateve.

Komentatori i gazetes Neues Deutschland e drejton vështrimin nga Rusia

"Beslan nuk është vetem deshmi për një terrorizëm që kalon të gjithë kufinjtë, ai është edhe dëshmi simbolike për dështimin e politikës së dorës së fortë të Putinit. Sa do e vështirë që të duket për shkak të qindra të vdekurve, pa kthimin tek tryeza e bisedimeve, pa një koncept të qartë politik për rajonin, pa rindertimin ekonomik dhe pa një perspektive jetike për Ceçeninë në shtetin multinacional rus do të pasojnë të tjere Beslanë."

Gazeta e Düsseldorfit Handelsblatt shkruan lidhur me köte temë

"Në fakt me pengmarresit dhe me fanatiket islamiste nuk mund të besh tratativa. Por Putini duhet së paku të perpiqej, që të fitonte për vete shumicën e çeçeneve. Deri tani ai nuk u ka dhënë atyre as lirinë, që të zgjedhin një president të republikës. Shumica e çeçeneve ka kohe që nuk ka më interes për konflikte të tjera të dhunshme me Rusinë. Perzierja e fortë e Moskës në vend refuzohet nga çeçenet. Me farcën e manipulimit të vazhdueshem të votimeve Putin është bërë peng i politikës së vet. Në Ceçeni ai mbetet i varur nga lojalistet e Kremlinit, të cilët nuk kanë asnjë bazë në popullsi."

Gazeta Dresdner Neueste Nachrichten i sheh köshtu pasojat për Gjermaninë

"Dy e treta e e qytetareve gjermane, sipas një anektimi kanë frikë nga sulmet. Ka mundesi që Gjermania të behet çak i brigadave terroriste. Sherbimet e ketushme sekrete kanë shkak për vigjilence, politika do të kishte bere mirë, që t´i zgjeronte mundesite ligjore për luftimin e rrezikut. Po qytetari normal? Ai duhet t´i përballojë rreziqet me qetesi. Qëllimi i bandave vrasese është të krijojnë panik. Nqs bota do të perballojë terrorin. Nuk duhet ta leshojë veten nga frika."