Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 07.12.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Gazetat gjermane i kushtojnë sot vemendje edhe zgjedhjes si kryeministër të Kosovës të ish komandatit të UCK-së, Ramush Haradinaj

Në artikullin "A mat perendimi me dy masa të ndryshme" gazeta Neue Züricher Zeitung shkruan.


"Zemerimi në Serbi për zgjedhjen e ish udheheqesit të UCK-së Ramush Haradinaj për kryeministër të Kosoves është i kuptueshëm. Fundja për të dyshohet që të kete kryer krime lufte. Kunder tij zhvillohen hetime nga tribunali i Hages. Dhe megjithatë administrata e OKB-së në Kosovë ka refuzuar heqjen e Haradinajt me arsyetimin se zgjedhja i korrespondon deshires së deputeteve. Dhe prandaj heqja nga detyra është jodemokratike. Sikur parlamenti në Serbi të kishte zgjedhur kryeminister një politikan, mbi të cilin të rëndonte një hije e tillë e erret e së kaluarës, do të kishte shperthyer pa dyshim një stuhi zemerimi. Politikanët do të kishin folur për një provokim serb. A mat perndimi me masa të ndryshme?
Përsa i përket kapercimit të se kaluarës së afert Kosova qëndron pak a shumë aty, ku Kroacia ishte në kohën e Tuxhmanit. Ai nuk po kryhet aspak. Shqiptarët, kështu theksojnë politikanët në Kosovë panderprerë, vetem janë mbrojtur nga serbet. UCK ka zhvilluar në Kosove një luftë të justifikuar çlirimtare, prandaj anëtaret e saj nuk kanë kryer krime lufte.
Nga miti i të qënit viktima, politikanët në Prishtinë ndryshe nga ata në Kroaci nuk janë ndarë ende. Hetimet kunder shqiptareve të Kosoves sipas mendimit të tyre janë deshmi për faktin, se gjykata e Hages është bërë instrument politik. Ajo do ta kriminalizojë luften mbrojtese të shqiptareve dhe perpiqet të vere në një shkallë viktimat dhe keqberesit. Biles edhe perfaqesues të administratës së OKB-së janë të shqetesuar. Ata argumentojnë në të njëjtën mënyre siç bëjnë edhe politikanet serbë, kur gjykata e Hagës ngre padi kunder serbëve. Natyrisht që bashkepunohet me tribunalin. Por stabiliteti i brishte i Kosoves rrezikohet, nqs nuk merret parasysh "konteksti kompleks". Misioni i OKB-së në rastin e ngritjes së një padie dhe sidomos të një arrestimi të Haradinajt i druhet trazirave dhe destabilizimit politik, dhe kjo jo pa të drejtë.
Edhe sikur zemerimi i shqiptareve të Kosoves në rastin e akuzës së Haradinajt do të drejtohej kunder administratës së OKB-së perendimi nuk duhet të masë në asnjë mënyre me dy masa. Edhe popullsisë serbe në Kosove i është berë padrejtesi. Por nqs në përpunimin juridik të së kaluarës të fundit në Kosove ka rezezrva politike, sepse Kosova drejtohet nga OKB-ja dhe kjo e fundit nuk do të bjere në vështirësi më të medha, atëherë tribunali i Hages do të humbiste besueshmerinë....."

Gazeta Neue Osnabrücker Zeitung shkruan për të njëjtën temë

" Tani e kemi kriminalitetin e organizuar në qeveri kjo ofshame e ish kryeministrit Bujar Bukoshi shpreh një dilemë të madhe. Sepse me Ramush Hardinajn në Kosove ka ardhur në postin e kryeministrit një politikan me nam të turpshem. Edhe sikur të heqesh gjysmen e asaj, që flitet për krime lufte, tregti me armë dhe gra, kontrabandë cigaresh dhe dhunë, mbetet, që Haradinaj garanton probleme. Këto nuk do të jenë vetem problemet e Gjermanisë, sepse Kosova mbetet kantieri më i madh dhe më i veshtirë i politikës së jashtme gjermane. Asgje në rrugën e Haradinajt nuk e lidh atë me demokraci, shtet juridik dhe me bashkejetese paqesore të shqiptareve dhe serbve. Kjo rendon tani dyfish, sepse në 2005 do të diskutohet në rang ndërkombetar për statusin perfundimtar të Kosoves. Kundërshtimi nga Beogradi për ngritjen e Haradinjat tregon, se si do të rrjedhin bisedimet me Serbinë, nqs ai i drejton ata.....

Gazeta Tageszeitung e Berlinit shkruan

"Zgjedhja e ish udheheqesit të UCK-së Ramush Haradinaj si kryeminister i ri i Kosoves shkakton protesta të reja.... Akuza të rernda ngriti të dielën në mbremje ish ministri serb i drejtesisë Vladan Batic....... Gjykatat serbe kanë ngritur padi në 108 raste kunder Haradinajt..."

  • Data 07.12.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arxg
  • Data 07.12.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arxg