1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

21 Shkurt 2005

Kongresi i CDU-së dhe gripi i shpendëve

https://p.dw.com/p/Arwa

Kancelarja gjermane Angela Merkel prezantoi para rreth 100 të deleguarëve dhe 800 mysafirëve të ftuar në Kongresin e vogël të Unionit në Berlin konceptin e saj për vlerat që duhet të përfaqësojnë kristiandemokratët. Lidhur me këtë në gazetën «Ostthüringer Zeitung» e cila botohet në Gera lexojmë:

"Liria nuk do të thotë simpati, shkruan shefja e Unionit Kristiandemokrat Angela Merkel në librin e programit partisë së saj. Por shtrohet pyetja: a vlen kjo edhe për vet Angela Merkelin? Për këtë ja vlen të diskutohet. Nëse në të vërtetë Unioni Kristiandemokrat brengoset për përmbajtje atëherë në muajt e ardhshëm në parti duhet të pasoj një diskutim mbi drejtimin dhe reformat. Por nëse Unioni Kristiandemokrat është në të vërtetë një shoqatë për zgjedhjen e kancelarit, në parti do të mbretërojë qetësia për aq kohë sa kancelarja do të garantoj sukses dhe pushtet. Kjo për faktin se më shumë sesa debatet mbi programin partiak për fatin e koalicionit të madh qeveritar vendosin rezultatet që do të tregojë politika qeveritare. Nëse vet baza e Unionit Kristiandemokart nuk është e impresionuar nga ky koncept i vlerave atëherë si do të ndikojë ai jashtë CDU-së", pyet analisti i gazetës «Ostthüringer Zeitung».

Ndërsa në «Märkische Allgemeine» të Potsdam, po për programin e Unionit Kristiandemokrat lexojmë:

"Unioni Kristiandemokrat dhe Partia Socialdemokrate aktualisht janë duke dalur me programe të reja parimore çfarë nuk është sipërmarrje aq e lehtë po të kihet parasysh aleanca qeveritare. Ata duan të përfitojnë, do të thotë edhe të caktojnë kufirin ndarës që i dallon nga njëri-tjetri por me këtë rast nuk guxojnë të futen në ndonjë fushatë zgjedhore maratonë. Ndërkohë që Partia Socialdemokrate duhet të ballafaqohet dhe luftoj më tepër sesa Unioni Kristiandemokrat me vijueshmërinë tradicionale, kristiandemokratët janë konsultuar mirë. Ekonomia e tregut social mund të përkufizohet pastaj: solidaritet për nevojat jetësore dhe më tepër liri për shanset e secilit individ", thekson «Märkische Allgemeine».

Ndërrojmë temë. Gazetat gjermane edhe në numrat e saj të sotëm vëmendje të veçantë i kushtojnë gripit të shpendëve. Në «Wetzlarer Neue Zeitung» lidhur me këtë thuhet:

"Gjithnjë e më tepër po justifikohen thirrjet për më tepër kompetenca të federatës në situata të tilla. Krerët e landeve duhet ta shohin se janë të nevojshme ndërrmarrja e veprimeve unike të masave për mbrojtje në një situatë të tillë. Vetëm kështu mund të ndërmirren hapa që do të kishin ndikim", lexojmë në «Wetzlarer Neue Zeitung».

Ndërkaq nga e përditshmja «Hessische/Niedersächsische Allgemeine» e cila botohet në Kassel shkëpusim:

"Pasi që për përmasat e gripit të shpendëve nuk u dihej për shumë ditë me radhë krijohet përshtypja se me masa të tilla drastike mund të futet gjithçka nën kontroll. Nëse kjo do të ishte me të vërtetë e mundur atëherë do të ishte e justifikueshme që shpendët të mbyten vetëm pasi të konfirmohet se janë infektuar me virus. Por kjo nuk është edhe aq e thjeshtë. Kjo për faktin se derisa njerëzit të kenë kuptuar se çfarë shanse dhe rreziqe fshihen pas globalizimit, zogjët shtegtarë kanë praktikuar atë me shekuj. Dy herë në vit ata kalojnë nga një kontinent në tjetrin dhe shpendët e Azisë dhe Evropës shkojnë në Afrikë. Për aq kohë sa nuk do të arrihet të bëhet izolimi dhe mënjanimi i bartësit të virusit tek shpendët shtegtarë, çka për momentin duket e pamundur, virusi i shpendëve do të përhapet edhe më tej", shkruan «Hessische/Niedersächsische Allgemeine».

Në fund në «taz» të kryeqytetit Berlin lexojmë:

Autoriteteve në Rygen nuk guxohet t'u hidhet krejt faji pse nuk ishin mjaft të përgatitura, pse munguan rrobat mbrojtëse dhe nuk kishte mjaft personel për grumbullimin me kohë të shpendëve ndoshta të infektuar nga virusi. Në këtë mes ka dështuar edhe qeveria e landit të Meklenburg-Vorpomernit. Përgjegjëse për luftimin e epidemive në të vërtetë janë landet federale. Një gjë e ngjashme mund të përsëritet edhe në ndonjë land tjetër gjerman. Rygen ishte siç duket vetëm një provë për rastet serioze", nënvizon komentatori i të përditshmes «taz».