Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 21.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Situata në BE dhe zhvillimet e brendshme politike në Gjermani

default

Britania e madhe që nuk bën lëshime në planet financiare të BE do të jetë nga muaji i ardhshem kryesuesja e radhes.

Tagespost nga Würzburgu shkruan.

"Pikërisht Britania e Madhe merr me 1 korrik presidencën e Këshillit të BE-së. Blair, i cili bëri të dështojë marrëveshja për planifikimin financiar evropian, duke mos hequr dorë nga privilegji i tij nacionalist britanik, do ta këtë për gjashtë muaj me rradhë drejtimin në Evropë. Kurrë më parë një president i këshillit të BE-së nuk u ka dhënë mënjëherë para marrjes së mandatit kaq qartë prioritet interesave nacionale para atyre evropiane. Toni Blair e ka humbur shansin që për një vit rresht të jetë ndermjetësi i ndershem i Evropës, ndermjetësi midis interesave të ndryshme të shteteve anëtare të BE-së. Pyetjes, se cfarë këshille do t´i japë pasardhësit të tij presidenti i radhës i këshillit të BE-së Juncker iu përgjigj me fjalët asnjë koment, asnjë mendim, asnjë këshillë."


"Süddeutsche Zeitung" shkruan për BE


"Kush është për një Evropë eficente, transparente dhe në fund edhe të pranuar nga qytetaret, duhet t´i thyejë strukturat e vjetra në BE dhe në shtetet anëtare. Tregjet duhen liberalizuar më tej, buxhetet e shtrenjta sociale duhen shkurtuar dhe burokracia duhet tkurrur. Por në vend që të koncentroheshin në probleme të këtilla të parehatshme, politikanët evropianë morën arratinë tek politika e jashtme dhe kushtetuta. U diskutuan detyra dhe zona e juridiksionit të BE-së dhe u bënë përpjekje për pranimin e shteteve të përgatitura keq si Bullgarisë dhe Rumanisë nga njëra anë dhe Turqisë së largët nga ana tjetër."


"Wetzlarer Neue Zeitung" shkruan për situtatën e brendshme politike në Gjermani

"Shtatë vjet patn kohë socialdemokratët dhe të gjelbrit për të vënë në jetë të gjitha ata që duan t í kërkojnë me furi. Edhe nqs në fund prej saj nuk del një program konjunkturor, është bërë e qartë se partia socialdemokrate e rrethuar nga CDU/CSU dhe liberalet nga njëra dhe blloku i ri i majtë nga ana tjetër, po zbulon traditat e saj të vjetra. Papritur, duket se ekziston prapë ajo partia socialdemokrate e Gjermanisë. Veçse rilindja erdhi shumë vonë."

"Eßlinger Zeitung" lidhur me propozimin për shkurtimin e pushimit në rast sëmundjeje

"Rregullisht dalin ide absurde, për t´i dhënë hov sërish konjunkturës. Presidenti i zanatçinjve Otto Kentzler ka ndermarrë tani një mësymje të tillë. Cmenduri e vertetë është propozimi i Kentzlerit, edhe për faktin se gjendja e sëmundjeve në Gjermani nuk ka qenë kurrë kaq e ulët që prej fillimit të statistikës në vitet 70. Një pjesë e madhe e punonjësve rrinë në shtepi vetem, kur janë seriozisht të sëmurë. Por kush e ndjen veten nën presion, se mund të ketë pasoja, shkon të punojë pa u shëruar. Kjo nuk i shërben as procesit të shërimit dhe as punëdhënësit."

"Mannheimer Morgen" po për të njëjtën temë

"Kentzler ngre me hamendje një problem, që nuk është aspak problem. Ndoshta sepse mendon, që ta bëjë shpejt edhe një provokim në diskutimin e përgjithshëm të CDU/CSU-së për shkurtime të tjera sociale pas zgjedhjeve parlamentare. Por statistika flet qartë kundër tij. Sipas saj punojësit gjermane mungojnë gjithnjë e më pak për shkak semundjeje. Me i saktë do të kishte qenë formulimi, që ata që për shkak të papunësisë së lartë dhe të punës në personele me numër shumë të vogël duhet ta bëjnë punën edhe sikur të vijnë me kokë nën sqetull. Dhe të presesh vleresim për këtë, thonë se është të kerkosh shumë."

Dhe në fund një zë nga gazeta Handelsblatt e Düsseldorfit për zgjedhjet në Liban


"Aversioni ndaj Damaskut i ka bashkuar shumë libanezë në javët e zgjedhjeve. Dhe kërkesa e suksesshme për tërheqjen e njësive siriane nga vendi i tyre u ka dhënë shumë vetëve guxim. Por megjithatë blloku i Haririt, i cili e shpalli vetën shpejt fitues të zgjedhjeve, nuk mund të veprojë si t´i dojë qejfi. Kështu ai nuk e arriti shumicën e dy të tretave në parlament dhe dashur pa dashur do të bashkëpunojë për një farë kohe me presidentin e padëshërueshem, simpatizues të sirianëve, Emil Lahoude. Prania e deputeteve të Hisbollahut, Amal-it dhe nga kampi Aoun do të kujtojnë gjithmonë, se çfarë është dhe mbetet Libani një kompozim i shumëllojshem ethnik me 18 ndarje konfesionesh, që fsheh në vete elementin e destabilizimit. Saad Hariri, i biri i ish kryeministrit të vrarë, duhet ta kthejë këtë shumëllojshmeri në forcë, nqs do të krijojë me të vertetë një Liban të ri. Që tani të krishterët ankohen për orientimin e fortë sunit të bllokut fitimtar të Haririt. Zëra të tjerë kritikë do të pasojnë."


  • Data 21.06.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arv1
  • Data 21.06.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arv1