Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 20.04.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Në qendër të shtypit të sotëm gjerman është vrasja e tre bashkëpunëtorëve të një shtëpie botuese për Bilbla në Turqi si dhe lajmet e gëzuara për rritjen konjukturale të ekonomisë gjermane.

Perspektiva të trëndafilta për konjukturën e ekonomisë gjermane

Perspektiva të trëndafilta për konjukturën e ekonomisë gjermane

Gazeta «Hamburger Abendblatt» shkruan:

Vrasja mizore e tre bashkëpunëtorëve të shtëpisë botuese të Biblës në Malatja në Lindje të Turqisë është pika kulmore e një gjendjeje të tensinuar që kishte kohë që ziente nga brenda. Besimtarët e krishterë, protestantë apo katolikë, shtypen dhe vriten në Turqi. Ky vend që po bën të gjitha përpjekjet për t'u bërë presë e Evropës duhet t'u garantojë të gjithë qytetarëve lirinë e fesë dhe të besimit dhe t'u lejojë të ndërtojnë kisha apo të shkollojnë pasardhës për shërbesat e tyre fetare. Për sa kohë të krishterëve u mohohet kjo e drejtë, në Turqi do të ekzistojë një terren pjellor për individët fanatikë."


Gazeta «Schwäbische Zeitung» (Leutkirch) shkruan:

Erdogani dhe Gyli janë islamistë, se sa të moderuar mund të jenë, kjo është një gjë tjetër. Me sa duket ata i kanë halë sy veprimet e të ashtuquajturve misionarë të krishterë, dhe një gje të tillë s'e kanë mohuar kurrë. Po ashtu politika turke njëzëri me masmediet nxit çdo ditë nacionalizmin që vlon nga brenda në Turqi. Pikërisht kjo përzierje mes nacionalizimit dhe islamizimit është lënda prej së cilës vrasësit e Maltajës thurën motivet e tyre. Për këtë në asnjë mënyrë nuk është e ekzagjeruar që nxitësit shpirtërorë të këtyre dhe të vrasjeve të mëparshme ndaj të krishterëve t'i lokalizosh edhe në Ankara."


«Flensburger Tageblatt» shkruan:

Pa liri të fesë dhe të besimit nuk ka tolerancë dhe sundim të drejtësisë. Evropa e respketon lirinë e fesë dhe të besimit, duke u lejuar myslimanëve që të ndërtojnë xhami. Por islamizimi i fortë nuk e njeh këtë lloj barazie. Detyra e shenjtë për islamikët është që t'i nënshtrojnë njerëzit që kanë një fe dhe besim tjetër dhe t'i shfarosin renegatët apo të konvertuarit. Një gjë e tillë ndodhi edhe në Malatja. Reagimi duhet të jetë tani jo përpjekjet për qetësim, por ndërprerja e bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në BE, për ta detyruar qeverinë turke që të ndërmarrë vepra konkrete sa i përket lirisë së fesë dhe të besimit në vend."


Kalojmë në temën tjetër. Në lidhje me raportin për përmirësimin e konjukturës në Gjermani «Neue Osnabrücker Zeitung» shkruan:

Fillimisht duhet të gëzohemi për raportin e ekspertëve të ekonomisë për gjendjen e mirë konjukturale të ekonomisë në vend. Sipas ekspertizave të pesë instituteve gjermane për ekonominë numri i papunësisë do të vazhdojë të bierë. Një rreze e vogël shprese kjo për miliona të papunë dhe familjet e tyre. Për këtë kthesë pozitive nuk mund t'i kursesh lëvdatat po të kujtojmë se para disa vitesh ekspertët theksonin se Gjermania duhet të mësohet me numrin vazhdimisht të lartë të të papunëve. Për fat këto prognoza ishin të gabuara. Për këtë është edhe e më e rëndësishme që ta shfrytëzojmë këtë moment të favorshëm të ekonomisë botërore. Elementet kyçe në këtë drejtim dë të ishin më tepër reforma, më pak borxhe dhe në fund edhe taksa më të ulta."

«Nordwest-Zeitung» (Oldenburg) shkruan:

"Tani edhe ekspertët skeptikë të konjukturës e kanë lënë më një anë qëndrimin e tyre të përmbajtur dhe po përhapin në vend të pesimizimit lajme për një perspektivë rozë. Por që prej këtij optimizëmi të mos biem pingul në tokë duhet ta shfrytëzojmë momentin e pështatshëm të bumit ekonomik për ta ruajtur atë për një kohë të gjatë. Mjeti më i mirë në këtë drejtim është ulja e taksave mbi të ardhurat, sepse këto u mundësojnë konsumatorëve që të kenë më tepër para për të shpenzuar. Një gjë e tillë do të ishte shumë më mirë se sa veprimet e politikës që të ardhurat prej taksave i deklaron si të ardhura që i ka ajo në dispozicion për të përmbushur sipas drejtimit politik listën e saj të dëshirave."

  • Data 20.04.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArqL
  • Data 20.04.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArqL