1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

20 Qershor 2006

Procesi gjyqësor kundër ish-diktatorit irakian, Sadam Husein, ndaj të cilit prokurori ka kërkuar dënimin me vdekje ka zgjuar vlerësime të ndryshme ne komentet e gazetave gjermane. Nje temë tjetër që ka preokupuar shtypin është edhe invazioni i islamisteve radikalë në Somali.

https://p.dw.com/p/ArpL
Procesi gjyqësor i Sadam Huseinit
Procesi gjyqësor i Sadam HuseinitFotografi: AP

Gazeta e Lünebergut "Landeszeitung" shkruan se ka mbetur shija e hidhur e një procesi të shkurtër. Nevoja e popullsisë shumicë shiite, e cila një kohë të gjatë është shtypur është lënë në heshtje. Ndonëse kurdët tani do të kenë rastin për të treguar të vërtetën për gazin helmues të perdorur nga regjimi i Sadamit në fshatrat kurde, megjithate i gjithë procesi po i shërben qërimit të hesapeve me sundimtarin e dikurshem me përkatesi sunite. Ka qenë e nevojshme t’i behet një vështrim kritik periudhes së sundimit të Sadamit, në veÇanti rolit të Frances dhe Amerikës në ardhjen e tij në pushtet. Për këtë arsye për periudhen e despotizmit të Sadamit mbeten edhe shume pyetje ende të hapura. Dhe disa llogari të reja do ta plotësojnë sfondin e procesit gjyqësor kundër tij.

Për të njëjtën temë "Hessische Nidersächsische Allgemeine" e Kaselit shkruan se gjyqtarët janë munduar të tregojne se gjykata nuk është një marionetë amerikane. Por edhe këtu ata ndesheshin me kufijtë. Viktimat e Sadamit do të jenë të kënaqura vetem nëse gjyqi shpall dënimin me vdekje. Por nëse do të ndodhte kjo, atëherë do të mbartej mesazhi se, shpallja e dënimit me vdekje është bërv për të përmbushur nevojën për hakmarrje. Dhe kurgjë më shumë se kaq.

Gazeta e Kölnit "Kölner Sdadt-Anzeiger" duke komentuar procesin kundër ish-diktatorit irakian, shkruan se shikuar në aspektin historik qëmoti dihet se, faji qëndron ne anën e Sadamit. Mirepo nje procedurë që do të zbardhte problemin nga aspekti i të drejtave të njeriut me shume do të ndihmonte se sa shpallja e vendimit si fajtor për të gjitha. Vendi ka nevojë të njihet mirë me padrejtesitë e dikurshme për të hyrë në fazen e faljes. Një gjë dihet se, një procedurë qjyqësore e drejtë sot për sot nuk mund të kërkohet në Irak, që po e tregojnë edhe incidentet e përditshme. Nje rrugë tjetër e drejtë do të ishte afatgjatë: pra dorëzimi i Sadam Huseinit prane gjykatës penale ndërkombëtare në Hagë. Meqenëse SHBA-të nuk e njohin këtë gjykatë, ato kanë instaluar procesin gjyqësor brenda Irakut. Kjo bën që shumë gjëra të mos sqarohen, madje edhe nëse ai nuk varet në litar, por vazhdojnë proceset tjera gjyqësore kundër tij. Gjykata e Bagdadit nuk i shërben në këtë rast drejtësisë në vend.

Ndërrojmë temë. Gazeta gjermane "Frankfurter Allgemeine" komenton zhvillimet e fundit në Somali. Ajo shkruan se me siguri është e tepert dëshira që Somalia të shikohet si një Afganistan i dytë, ndonëse situata e atjeshme është mjaft shqetësuese. Amerikanët po frikësohen se pas fitores së fundit të miliceve islamistë në kryeqytetin Mogadishu mund të ketë pasoja strategjike, në rast se Somalia shndërrohet në një vend ku zhvillohet në një formë e loja e talibanizmit, ku do të strehoheshin dhe mbroheshin terroristët e Al Kaidës. Brengosja vërehet sidomos tek fqinjët e Somalisë, si Kenia, apo Xhibuti,dhe sidomos në Etiopi, ku provinca lindore e vendit,Ogaden, banohet nga popullsi myslimane. Prandaj nëse nuk arrihet të ndalet hovi i islamistëve në Somali, rreziku është që atyre t’u bashkangjiten edhe rajonet e tjera të Afrikës.