1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

25 Korrik 2006

Nga shtypi i sotëm gjerman përzgjodhëm disa artikuj që lidhen me zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe me diskutimet për përdorimin e qelizave embrionale për eksperimente shkencore.

https://p.dw.com/p/Arom
Eksperimente me qeliza embrionale
Eksperimente me qeliza embrionale

Zhvillimet në Lindjen e Mesme janë në qendër të vëmendjes së shtypit të sotëm gjerman.

"Augsburger Allgmeine" shkruan:

"Për të vazhduar më tej duhet që të qartësohet gjendja në Liban. Qeveria e Bejrutit duhet të jetë në gjendje të qeverisë, fqinjët quhet të heqin dorë prej përzierjes në Liban, mafia e lëvizjes Hizbollah që vepron në zonën kufitare duhet të dorëzojë armët dhe të respektojë ligjet e vendit. Por qartësimi i gjendjes në Liban me forcën dhe dhunën e armëvetë çon në katastrofë. Qëllimi duhet të jetë qartësimi i gjendjes pa forcën e armëve. Në rast se arrihet një gjë e tillë, atëhere atje mund të shojnë edhe ushtarë të OKB-së, e ndër ta edhe ushtarë gjermanë për t'u kujdesur për respektimin e ligjit. Kjo është një detyrë tepër e vështirë, por për momentin duket se ka disa fije shprese."

"Rhein-Neckaer-Zeitung" (Heidelberg) trajton angazhimin gjerman për zgjidhjen e krizës në Liban:

"Angazhimi ynë i fortë diplomatik përkrah SHBA-ve është i drejtë. Ky ka shkaqe racionale dhe historike. Janë këto shkaqe që e bëjnë ministrin gjerman të punëve të jashtme Steinmaier që të mos lëshohet në diplomacinë e zakonshme zbutëse. Kjo sepse ai e di që Izraeli do të mund të tërhiqet vetëm në rast se është kufizuar kërcënimi ekzistencial. Por se çdo të kërkonte atje një trupë tjetër e OKB-së, qoftë edhe me një mandat të shëndoshë, kjo një herë për një herë mbetet e paqartë. Kjo luftë e kulturave në përmasa laboratorike u nxit prej islamizimit politik. Por shumica muslimane nuk e miratoi atë. Të paktën kjo të bën të shpresosh që neadertalët fetarë nuk do të arrijnë ta ndajnë botën sikurse kanë derklaruar."

"Berliner Zeitung" trajton mundësinë e angazhimit të NATO-s në Lindjen e Mesme:

"Angazhimi i Natos për të siguruar paqen në rajon kërkon prej Izraelit dhe SHBA-ve që të angazhohen nga ana e tyre që ky mision të ketë sukses. Kjo nuk arrihet vetëm përmes shkatërimit të milicëve të lëvizjes hizbollah. Prania e ushtarëve të Natos mund të ketë efekt afatgjatë stabilizues vetëm në rast se qeveria në Jeruzalem u bën lëshime fqinjëve të vet dhe palestinezëve. Një gjë e tillë duket e pamundur pa presionin prej Uashingtonit. Angazhimi ushtarak në Libanin e Jugut duhet të shoqërohet me një ofensivë politike paqeje të SHBA-ve për këtë rajon. Vetëm nën këtë parakusht, do të kishte kuptim një angazhim i Natos në Lindjen e Mesme."

"Westfalenpost" (Hagen):

"Ende vazhdon të jetë e qartë shpresa e SHBA-ve që aparati masiv ushtarak izraelit do t'i lajë hespet me hizbollahun. Por ndoshta Uashingtoni po habitet se përse një gje e tillë po zgajt kaqgjatë. Në fund të fundit një gjë e tillë duhet të jetë një sinjal paralajmërues edhe për Sirinë dhe Iranin. Gjithsesi ndoshta më në fund do të bëhet e qartë se një zgjidhje për Lindjen e Mesme duhet të konfigurohet edhe me këto dy shtete. Kjo duhet bërë me punë dhe jo me forcën e armëve. Por kjo mbetet një shpresë e vakët."

Kalojmë në një temë tjetër. Në radhete BE-së ka vite që diskutohet për përdorimin e qelizave embrionale për qëllime mjeksore. Disa vende të BE-së janë kategorisht kundër kësaj ideje, të tjera jo vetëm e përkrahin, por edhe e aplikojnë një teknikë të tillë. Në lidhje me diskutimet që për këtë fushë të shkencës të vihen në dispozicion para nga fondet e përbashkëta të BE-së, gazeta "Ostthüringer Zeitung" që botohet në Gera shkruan:

"U bë e disata herë që qeveritë e ndryshme të vendeve anëtare përkulen për të shqyrtuar këtë çështje, dhe prandaj duhet që më në fund të jetë e qartë se paratë e përbashkëta të BE-së nuk kanë se përse të shpenzohen për këtë degë të ndjeshme studimore. Paratë që mblidhen prej taksave në vendet e ndryshme anëtare të BE-së nuk mund të përdoren aty ku konfrontohen me përfytyrimet morale të rreth 450 milionë qytetarëve të BE-së. Brukseli duhet të kufizohet vetëm tek akordimi i fondeve për studimin e qelizave tek të rriturit, kundrejt të cilave nuk ka rezerva etike. Gjithçka tjetër duhet t'u lihet në dorë qeverive të çdo vendi, që këto të vendosin bashkarisht me përfytyrimet e qytetarëve të tyre."