1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman

15 Gusht 2006

Rezoluta e OKB-së për Libanin dhe armëpushimi në Lindjen e Mesme janë në qendër të vëmendjes së shtypit të sotëm gjerman.

https://p.dw.com/p/AroR
Ushtarët izraelitë tërhiqen nga Libani
Ushtarët izraelitë tërhiqen nga LibaniFotografi: AP

"Schwäbische Zeitung" (Leutkirch):

"Hapi i parë u ndërmor. Por jo më tepër se kaq. OKB-ja duhet ta krijojë sa më shpejt trupën paqësore për Libanin, e cila duhet të jetë në gjendje që të ndërhyjë në rast se do të rifillojnë sërish luftimet. Edhe prej kancelares Merkel kërkohet që të vendosë sa më shpejt konkretisht nëse dhe po qe se po, deri në ç'masë e përfytyron ajo angazhimin gjerman."


"Badisches Tagblatt" (Baden-Baden):

"Roli i Bundeswehrit ka ndryshuar vitet e fundit me një shpejtësi marramendëse dhe veprimtaria e tij jashtë vendit është shndërruar në normalitet. Për këtë në rastin e çdo misioni të ri është e rëndësishme ta shtrosh nga fillimi pyetjen nëse ky na çon në realizimin e qëllimit apo jo. Pra a është e domosdoshme që Gjermania të angazhohet patjetër ushtarakisht në Lindjen e Mesme? Kujdesi me të cilin gjykon qeveria gjermane në këtë çështje është i domosdoshëm. Edhe Franca po pret konceptin e OKB-së për këtë aksion përpara se të vendosë konkretisht për pjesëmarrjen e saj."

"Ostseezeitung" (Rostok):

"Ne nuk mund të refuzojmë! I gjithë kombi po përfshihet prej një apeli moral, i cili na e parashtron edhe përgjigjen. Kur vjen fjala për angazhimin e Bundeswehrit në Lindjen e Mesme, i dëgjon këto fjalë nga goja e njerëzve me emër dhe më me pak emër. Me mjeshtëri të sugjerohet se kërkesa apo thirrja për ndihmë prej ushtarëve gjermanë ka ardhur tashmë. Por e gjitha kjo nuk është e vertetë. pala izraelite vetëm se nuk e ka përjashtuar mundësinë e pjesëmarrjes së trupave gjermane në një trupë paqësore për Libanin e Jugut. As më shumë dhe as më pak. Të nxjerrësh nga një gjë e tillë një detyrim moral për një aksion ushtarak në një prej rajoneve më të rrezikshme të botës, është aventureske."

"Mitteldeutsche Zeitung" (Halle):

"Fakt është që megjithë aksionin masiv në Liban, Izraeli nuk ia ka aritur qëllimit të tij. Hizbollahu as nuk është shkatërruar dhe as në është çarmatosur. Tërheqja e Izraelit bazohet në kërkesën e rezolutës së OKB-së dhe jo tek sukseset ushtarake. Për shkak të numrit të madh të viktimave dhe të mjerimit të popullsisë civile ky fakt duket si i parëndësishëm. Zbatimi i rezolutës së OKB-së duhet të bëhet paralelisht me rindërtimin e shpejtë të infrastrukturës së shkatërruar të Libanit. Në rast se popullsia civile do të vazhdojë të vuajë, ajo do të kalojnë në anën e hizbollahëve. Islamistët ndoshta janë dobësuar, por ndikimi i tyre në kokat e njerëve vazhdon të jetë i madh."

Temë tjetër është konjuktura në Gjermani.

"Die Welt" (Berlin):

"Gjermania po përjeton një rritje ekonomike sikurse kishte kohë që nuk e kishte parë. Ekonomia po rritet me forcë dhe kjo jo vetëm gjatë tre muajve të fundit. Kjo rritje ekonomike ka një bazë solide. Gjendja në tregun e punës po përmirësohet dhe të ardhurat prej taksave po rriten. Përgjegjës për këtë zhvillim nuk është vetëm eksporti. Nërdkohë po zhvillohen me mrekulli edhe bizneset brenda vendit. Firmat po blejnë makineri dhe angazhojnë edhe firmat e ndërtimit. Televizorët apo arkat me birrë që blenë njerlzit gjatë botërorit nuk luajtën ndonjë rol të madh në këto statistika. Ajo që ka bërë pak deri tani për këtë rritje ekonomike është qeveria gjermane. Madje ajo synon ta mbysë atë, me rritjen e tvsh-së, e cila do t'u shkatërrojë njerëzve edhe dëshirën më të vogël për të blerë diçka. Eshte gabim të thuash se rrtiaje tvsh-së nuk do të ketë pasoja fatale për rritjen ekonomike. Koaliconi mund ta shpëtojë ndoshta konjunkturën vetëm në rast se arrin të vërë shpejt në jetë reformat e pakta që i ka vënë vetes si qëllim."