Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 18.08.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Lufta për çmime sa më të ulta të biletave për fluturime po detyron kompanitë ajrore që të bashkohen. Duke mos i qëndruar kësaj konkurence, kompania dba është blerë nga Air Berlin. Kjo ka ngjallur temë komentimi tek shumë media gjermane

Air Berlin blen dba

Air Berlin blen dba

"Sächsische Zeitung» (Dresden) shkruan lidhur me kompanine ajrore Air Berlin:

"Blerja e linjave ajrore të dba-së nga ana e Air Berlin shënon një etapë të re për shefin Joachim Hunold. Por ende është e paqartë nëse do të rrjedhë diçka përfituese prej kësaj blerjeje. Air Berlin duhet të rritet akoma, për të përballuar fluturimet e lira të kompanive të tjera tradicionale dhe për të pasur mundësi të mbajë fluturimet me çmime të lira. Në të vërtetë, për të gjitha kompanitë vlen se shumë pak prej tyre do të jenë në gjendje të përballojnë çmimin e ulët mbi qiellin e lartë. Të kesh sot qarkullim dhe pasagjerë nuk do të thotë njëkohësisht të kesh edhe fitim. Lufthansa do të synojë që më në fund të prishë këtë martesë. Pas çasteve të romancave për Air Berlin më në fund do të fillojë edhe Hollywood-i dhe krimi".

«Westdeutsche Zeitung» (Düsseldorf) duke shkruar për të njëjtën temë vlerëson se blerja e kompanisë dba nga ana e Air Berlin është një lloj shpallje e pakuptimtë e luftës kundër kompanive Ryanair, Easyjet dhe të gjitha kompanive të tjera ajrore."Air Berlin vazhdon të mbetet ende larg Lufthansës, ndonëse gazëtarët e ekonomisë dëshirojnë t'a shohin atë në krye të tregut të fluturimeve. Kompanite ajrore të fluturimeve me çmime të lira kanë nevojë edhe për kursimin e fitimeve, që dalin nga bashkimi me kompanitë e tjera. Prandaj, kjo nuk do të ketë ndikim në përcaktimin e çmimit të fluturimeve. Ato, në të ardhmen do të varen në masë shumë të madhe prej zhvillimit të çmimit korezionit.

Gazeta «Nürnberger Nachrichten» shkruan lidhur me kompaninë ajrore Air Berlin, se duhet pritur për të parë nëse fuzionimi i Air Berlinit me dba do të reflektohet edhe tek çmimi i biletave. "Shumë me rëndësi do të jetë konkurenca potenciale, e cila rringjall zhvillimin e çmimeve dhe pushtimin e tregut ajror drejt atlantikut dhe Majorkës".

«Westfalenpost» (Hagen) lidhur me çmimin e ulët të biletave shkruan se zbritja e çmimeve i ka sjellë komunikacionit ajror gjerman rritje të pashembullt ekonomike. Me çmime tejet të ulta ato janë duke lëvizur përmes Ryanair, Germanwings dhe Co. shumë udhëtarë gjermanë. Mirëpo është e qartë se vetëm pak linja ajrore me çmime të lira kanë patur dhe përfitime. Sepse rritja ka arritur deri në pikën kufitare. Shumë kompani nuk mund t'i përmbahen këtij regjimi fluturimesh të ulta. Blerja e dba-së nga ana e Air Berlinit është vetëm hapi i parë në konsolidimin e komunikacionit ajror", shkruan kjo gazetë duke shtuar se kjo nuk duhet të jete e fundit. Fitues të sigurt nga kjo blerje janë aksionerët e Air Berlinit.

Ndërkaq për "Südwest Presse" që nga dita e djeshme Air Berlin është vënë në bursë të atyre që mbifluturojnë sepse kompania e dytë ajrore gjermane me blerjen e konkurentes dba-se përmirëson strukturën e shpenzimeve. Me këtë ajo përforcohet duke u shndërruar në një nga kompanitë më të mëdha në Evrope me çmime të ulta biletash. Në planin afatgjatë mund të mbijetojnë shumë pak kompani fluturuese për shkak të konkurencës me çmime të ulta. Me konceptin e saj, Air Berlin ka kaluar një provë shumë të vështirë.

  • Data 18.08.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AroO
  • Data 18.08.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AroO