Pasqyra e shtypit gjerman | Studimi në Gjermani | DW | 28.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman

Temat: Deklarata e kryetarit të partisë socialdemokrate gjermane Kurt Beck se është arritur kufiri i reformave që mund të durojnë qytetarët, konflikti në Somali dhe konfimimi i dënimit me vdekje të Sadam Huseinit

Kryetari i partisë socialdemokrate gjermane Kurt Beck, është shprehur në intervistë me gazetën gjermane "Dië Welt" se është arritur kufiri i asaj që mund të durojnë qytetarët. Beck është shprehur për një politikë reformash më të kujdesshme ndaj qytetarëve gjermanë dhe evropianë.


"Manheimer Morgen" e komenton kështu deklaratën e kryetarit të partisë socialdemokrate gjermane Kurt Beck:

E vërtetë, Kurt Beck, kufijtë e masës janë kapërcyer. E sigurtë
është gjithashtu që qytetarët duhet së pari të përtypin edhe pasojat e reformave të ndryshme, pa harruar këtu që shumica e tyre kanë të bëjnë me vështirësi sociale. Por provokim është para së gjithash koncepti i koalicionit të madh, i cili deri më sot nuk ja ka dalë mbanë t'u tregojë zgjedhjësve se çfarë kuptimi ka reforma e planifikuar në sistemin shëndetsor. Llogjikës se një reformë mund të jetë e mirë vetëm atëherë kur të gjithë të prekurit ngrenë zërin, i bashkangjitet si Unioni ashtu edhe socialdemokratët. Qytetarët nuk rëndohen për sa kohë që ata janë prezentë në udhën e reformave që i nevojiten shoqërisë. Kusht është që ata ta kuptojnë domosdoshmërinë e ndryshimeve dhe të jenë të bindur se ligjet që janë të qëndrueshëm dhe socialë.

"Allgemeine Zeitung" mbi qëndrimin e kryetarit të socialdemokratëve, Kurt Beck:

Tempon dhe temat e reformave të mëdha nuk mund t'i zgjedhësh dot. Këtë e di edhe kryetari i socialdemokratëve, Kurt Beck. Po qe se ai tani në kohën që politika është me pushime, ngre zërin se është arritur kufiri i reformave që mund të mbajnë mbi supe qytetarët, atëherë është e qartë se pas kësaj fshihen motive strategjike dhe jo ndonjë e re.

Ndërsa "Kieler Nachrichten" e kritikon qëdrimin e socialdemokratit gjerman:

Edhe si shef i partisë Kurt Beck nuk i vjen ndonjë gjë e mirë nëse shkel frenat e reformave. Socialdemokratet ka qenë gjithmonë shumë të fortë atëherë kur janë paraqitur si parti progresive. Për këtë asrye Vili Brandt dhe Helmut Shmidt arritën t'i linin pas për një kohë të gjatë kundërshtarët e tyre. Kurt Beck na del tani si një konservativ, si një ruajtës i së vjetrës. Kjo është shumë pak për atë që dëshiron të bëhet edhe kancelar. Çfarë do të bëjë ai atëherë me pushtetin që do të kishte në dorë? Vetëm do ta ruajë? Beck është mirë që ta përdorë periudhën e ndërrimit të viteve për të bërë një retrospektivë të historisë së partisë së tij.

"Tagesspiegel" komenton konfliktin në Somali:

Gjermania, e cila në kuadër të operacionit antiterror "Enduring Freedom" gjendet me flotën e aleatëve para brigjeve të Somalisë, ka qëndruar larg konfliktit, e mbështetur nga qeveria marionetë etiopiane që njihet në shkallë ndërkombëtare. Tani duhet të marrë fund kjo gjendje e njëanshmërisë. Ministri i mbrojtjes Jung nuk mund të ketë ndonjë interes nga ndezja e një luftë të re qytetare me trupat e tij para portës së hyrjes në këtë shtet, po ashtu edhe nga qëndrimi neutral. Gjermania si një ndërmjetësues i mundshëm mer presidencën e radhës së G-8 ashtu edhe të Bashkimit Evropian në vitin e ardhshëm.

"Süddeutsche Zeitung" e Mynihut mbi Somalinë:

Lufta në kepin afrikan po rrezikon të zgjerohet më tej. Për këtë arsye duhet të mundësohen bisedime të reja mes islamistëve dhe qeverisë së përkohshme. Për shkak të shumë komponentëve në këtë konflikt do të ishte e arsyeshme që Unioni Afrikan të ndërmjetësonte së bashku me Ligën arabe. Për këtë të dyja palët kanë nevojë për mbështetjen e Këshillit të Sigurimit dhe amerikanët duhet të pranojnë, se marshime ushtarake kundër terrorit somalez nuk mund të sjellin sukses. Islamistët duhet të përfshihen në një qeveri të re somaleze, kjo do të bëjë të mundur forcimin e të moderuarve. Vetëm një marrëveshje, e cila mund t'i sjellë në pushtet të dyja palët, mudn të hapë rrugë e bllokimit të forcave radikale. Lufta do të ushqejë edhe më shumë terrorin.

Konfirmimi i dënimit me vdekje të diktatorit Sadam Huseini është komentuar edhe në Gjermani:

"Wiesbadener Kurier" shkruan:

Ekzekutimi i Sadam Huseinit nuk përshtatet për startimin e një Iraku demokrat dhe shtet i së drejtës. Kush do të sjellë në botën arabe ide perëndimore, nuk mund te jetë për dënimin me vdekje. Nuk ka dyshim në fajin e Sadam Huesinit. Ai i ka duart e lyera me gjak. Por ekzekutimi i tij do të ishte edhe nga ana politike jo një veprim i zgjuar. Ai nuk do t'i shërbente së ardhmes së Irakut, përkundrazi do t'i rriste edhe më shumë tensionet mes të dy grupeve etnike në vend.

  • Data 28.12.2006
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArmM
  • Data 28.12.2006
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArmM