Pasqyra e shtypit gjerman të së shtunës | Studimi në Gjermani | DW | 11.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman të së shtunës

Gazetat gjermane përqëndrohen këtë të shtunë tek debati i ndezur në Gjermani mbi kufizimin e së drejtës për mitingje të partisë extremiste NPD dhe luftimin e neonazistëve, si edhe tek sulmi para 60 vjetësh që forcat aleate në Luftën e II botërore ndërrmorën ndaj Dresdenit

Gazeta gjermane "Nürenberger Zeitung" lidhur me të drejtën për mitingje të partisë ekstremiste të djathtë, NPD thekson: Sigurisht që e drejta për miting është një e mirë e rëndësishme, një e drejtë themelore, që nuk duhet prekur pa nevojë të ngutshme. Përvoja historike veçse na mëson, se sa e rrezikshme është, po qe se një demokracie armiqtë i përqeshin para fytyrës. Pikërisht këtë bën partia NPD.

Më tej Gazeta "Shtutgarter Zeitung" po mbi këtë temë shkruan: Shteti i së drejtës ka shumë mjete për të luftuar neonazistët. Kushtetuta është kushtetutë e lirisë por edhe me të drejtën të mbrojë veten. Një parti dukshëm armiqësore ndaj kushtetutës mund edhe të cilësohet e paligjshme. Tek NPD një përpjekje që u bë në fillim dështoi. Një dështim i dytë do të kishte pasoja të rënda. Megjithatë nxjerrja jashtë ligjit e një partie do të ishte mjeti i fundit, që përdor një shtet i lirisë dhe së drejtës. Duhet te vihet atëherë në përdorim, kur kanë dështuar të gjitha mjetet e tjera. Nga kjo veçse është shumë larg politika dhe shoqëria.

Gazeta "Kölner Stadt Anzeiger" shkruan se nga ana kushtutuese do të ishte i mundur kufizimi i së drejtës së demonstrimit, kjo sepse monumentet për viktimat e nazizmit kanë vërtet nevojë për mbrojtjen e dinjitetit të tyre, dhe dinjiteti i njeriut është edhe vlera më e lartë e një kushtetute.

Gazeta "Berliner Zeitung" lidhur me sulmin ndaj Drezdenit para 60-vjetësh shkruan: Këtë të dielë nuk do të kemi para syve vetëm pamje të mira. Megjithatë duhet të kemi parasysh se marshi i paralajmëruar i neonazistëve, që synojne, që me përkujtimin e të vdekurve të shtrembërojnë historinë e holokaustit, do të marrë një përgjigje të fortë demokratike. Akoma më e rëndësishme do të ishte nëse ajo mbështetet nga argumenta të forta. Është më e lehtë me sa duket marrja e terrenit NPD-së, si mosdhënia e ambienteve publike dhe rrugëve për marshim se sa diskreditimi publik i analogjive të tyre perfide për Holokaustin.

Gazeta "Frankfurter Rundschau" lidhur me shkatërrimin e Drezdenit thekson se Lufta e dytë Botërore u fillua nga Gjermania. Sulmet e aleatëve ndaj popullatës civile, vetë në Angli mjaft të diskutuara, ishin në atë formë ashtu si u ndërmorrën brutalisht të pafalshme. Ato tregojnë se çfarë dinamike të frikshme merr një luftë, që në këtë rast u nis fillimisht nga Gjermania. E megjithatë ato do të ishin të pamundshme, nëse nuk aleatët do të kishin vendosur të çlironin Gjermaninë. A është për ne e parëndësishme, që edhe hebrejtë e fundit do të ishin mbytur në dhomat me gaz? Trajtimi i së shkuarës është më shumë se vështrim mbrapa. Tek ajo tregohet nëse një shoqëri e bazon ndërgjegjen e saj kolektive tek mitet dhe imazhet e urrejtjes, gjë që në një vështrim afatgjatë e shkatërron karakterin e saj demokratik, apo nëse ajo e ka forcën t'a vështrojë të vërtetën në sy, madje të gjithë të vërtetën.


Gazeta tjetër "Bild Zeitung" lidhur me 60 vjetorin e bombardimit të Drezdenit vëren se çdo popull ka të drejtën e zisë dhe vajtimit të viktimave të veta të luftës, sigurisht edhe gjermanët. Dhimbja dhe vuajtja e atyre që mbetën pas, nuk matet me gjykimet historike si viktima dhe ekzekutor, faj dhe shpagim. Kjo vlen për viktimat e bombave mbi Drezden, për ushtarët gjermanë të vrarë në front si edhe për ato gra e fëmijë e pleq që përfunduan në mjerim nga dëbimi në vitin 1945. Por zia dhe përkujtimi nuk mjaftojnë! "Kurrë më!" Ky duhet të jetë mësimi nga tmerri i Luftës së Dytë Botërore dhe barbarive të nazistëve. Ushtarët gjermanë luftuan me guxim por ata nuk ishin heronj martirë. Ata u nxitën nga kriminelë që e shpërdoruan jetën e tyre. Demokratët në vend, nuk duhet t'ja lënë këtë zi ekstremistëve të djathë, të cilët duan që nga kjo ditë përkujtimore, të nxisin një urrejtje te re mes popujve.

  • Data 11.02.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arwk
  • Data 11.02.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arwk