Pasqyra e shtypit gjerman të së martës | Studimi në Gjermani | DW | 18.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman të së martës


Shtypi i sotëm gjerman trajton ndër të tjera mënyrën e kandidimit të Gjermanisë për një vend të përhershëm në KS të OKB-së. Gjerësisht trajtohet edhe rasti i një gjermano-siriani të dyshuar për terrorist dhe të arrestuar në Gjermani me urdhër arresti të BE. Ai tërheq vëmendjen sepse është sërish njeri i lirë, nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese Gjermane.

Për temën e parë, në gazetën që botohet në Hanover, HANNOVERSCHE ALLGEMEINE ZEITUNG lexojmë:

"Kandidatja Gjermani në vetvete, për këtë është e sigurtë qeveria gjermane, do të kishte fituar shumicën në bashkësinë e kombeve. Por këtë Gjermania nuk mund ta dojë. Vetëm përmes një balance të baraspeshuar të vendeve të industrializuara, shteteve të Amerikës Latine dhe të Afrikës mund të zgjerohet si duhet KS të OKB-së. Nëse propozimi i Gjermanisë dhe i mbështetësve të saj nuk arrin të fitojë shumicën prej dy të tretash të votave, atëherë reforma mund të konsiderohet e dështuar- dhe me të edhe një aspekt i rëndësishëm i politikës së jashtme gjermane. Por kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë se nuk qe mirë që të paktën u provua njëherë. Vendimtare për provat e tjera do të jetë që në rastin e një dështimi të parakohshëm të planeve të Berlinit për OKB-në, të mos vuajë angazhimi për synime të tjera të OKB-së. Që nga qoshja e të pakënaqurit nuk mund të bëhet politika ndërkombëtare."

DRESDNER NEUESTE NACHRICHTEN është e mendimit:

"Shumë tym u ngrit përpjetë dhe shumë optimizëm u tregua në skenën botërore. Shumë me padurim u ndoq kjo punë. Dhe nga ana diplomatike ajo u fut në mënyrë amatoreske në kurthet e politikës botërore, ku edhe ngeci. Kështu mund ta karakterizosh përmbledhtazi nismën e Gjermanisë, Brazilit, Indisë dhe Japonisë, për t'u futur vetë si anëtarë në KS të OKB-së. Projekti më i madh i politikës së jashtme të qeverisë kuq-e gjelbër gjermane thuajse ka dështuar."

Ndërrojmë temë:në gazetën BRAUNSCHWEIGER ZEITUNG që del në Braunshvajg lexojmë për lirimin e gjermano-sirianit të dyshuar për terrorizëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese Gjermane:

"I dyshuari për terrorist, Mamun Darkanzali është prej ditës së djeshme një person i lirë. Gjermano-siriani ia di këtë për nder para së gjithash punës shkel e shko të ministrisë gjermane të drejtësisë dhe Bundestagut. Gjykatësit kushtetues e demaskojnë këtë sharlatanizëm me një vërejtje të thjeshtë: vendimi i BE për arrest ka lënë pa dyshim hapësirë për mbrojtjen e të drejtave bazë. Por ai me mendjelehtësi nuk u shfrytëzua. Prandaj, në vend që të qahen, organet duhet të përmirësojnë punën e tyre."

Ndërsa në gazetën SÜDDEUTSCHE ZEITUNG që del në Mynih ndër të tjera vërejmë:

"Sado i bukur që është vendimi, në rezultat të fundit, aq i sulmueshëm është ai në detaje: nuk do të kishte qenë i nevojshëm një tërmet i tillë juridik, për të argumentuar atë që përmban me qartësi të madhe kushtetuta gjermane: një rregull, i cili shmanget nga ndalimi parimor i dorëzimit të gjermanëve në botën e jashtme, duhet të respektojë "parime të shtetit juridik". Kjo dhe asgjë tjetër nuk duhet të shqyrtohej. Ligji i zbatimit a u mjaftonte pretendimeve të shtetit juridik? Me sa duket përgjigjia për këtë ishte negative. Prandaj ministrja gjermane e drejtësisë do të bënte mirë t'i linte deklaratat e tipit "një hap pas në luftë kundër terrorit". Mjete të dukshme antiligjore nuk mund të shërbejnë në këtë luftë."

Ja edhe gjykimi i komentatorit të GENERAL ANZEIGER të Bonit:

Që para vendimit, gjykata më e lartë ka parë se mos ekzistojnë deficite demokratike evropiane, duke paralajmëruar për një "zhveshje nga shteti përmes përcjelljes së kompetencave" dhe për "identitetin e shtetit kushtetues gjerman". Tani, në rastin e urdhërit evropian të arrestit ajo tërhoqi frenën e emergjencës duke u treguar vendin të gjithë mbështetësve të Evropës. E padiskutueshme mbetet që BE është një bashkësi e të drejtave bazë, sepse të gjithë anëtarët ndihen të lidhur në konventën e të drejtave të njeriut. Por e padiskutueshme është edhe që në të 25 vendet ekzistojnë legjislacione penale të ndryshme dhe norma penale të ndryshme."


Dhe së fundi gazeta STUTGARTER NACHRICHTEN:

"Në rast dyshimi pro kushtetutës gjermane. Të irituar lehtazi, por pa ekuivoke, ruajtësit e kushtetutës gjermane u japin të kuptojnë deputetëve të të gjitha partive: përcjellja nga ju, shpesh pa u menduar gjatë e sovranitetit shtetëror në Bruksel është e papranueshme. Shprehimisht, Gjykata Kushtetuese Gjermane konstaton në vendimin e saj: urdhëri i arrestit i BE mund të pranohet padyshim si instrument për kryerje më të shpejtë të punëve. Por ai duhet të koordinohet më mirë me të drejtat qytetare dhe të lirisë të qytetarëve gjermanë. Prandaj ky vendim ka rëndësi edhe përtej këtij rasti të vecuar."

  • Data 18.07.2005
  • Autor ADD
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arub
  • Data 18.07.2005
  • Autor ADD
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arub