Pasqyra e shtypit gjerman të ditës | Studimi në Gjermani | DW | 08.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman të ditës

Dita ndërkombëtare e gruas, çështja e pensioneve, diskutimi për ndërhyrjen evropiane në Kongo.

Demonstratë në ditën e gruas

Demonstratë në ditën e gruas

Shumica e shteteve të BE-se hezitojnë të mbështesin operacionin e përbashkët ushtarak në Kongo. Këlnische Rundschau shkruan:

"Pikërisht në rastin e Kongos BE do të dëshmojë, se është në gjendje për operacione të përbashkëta ushtarake. Por tani diskutimi i ngjan një loje mikado: Ai që lëviz i pari (domethënë premton të dergojë ushtarë) ka humbur. Fillimisht, ministri gjerman i mbrojtjes preku këtë temë me majat e gishtërinjve: Që prej vitesh Bundesveri është i pranishëm në operacione në Ballkan, në kepin e Afrikës dhe në Afganistan. Dhe një gjë mbeti dje e papërmendur: Një operacion kaq i shkurtër dhe i kufizuar në kryeqytet- i cili do të ishte mjaft i rrezikshëm- nuk do t´i sillte paqe vendit të përçarë. Do të ishte më së shumti një simbol se Evropa nuk e ka harruar Afrikën."

"Berliner Kurier" lidhur me diskutimin për pensionet:


"Kur njerëzit mbi të pesëdhjetat dalin në rrugë ky është dënimi më i lartë. Deri tani të gjithë politikanëve nuk u mbyllet goja duke thënë, se të moshuarit duhet të fitojnë një shans të ri në tregun e punës. Në këtë mundësi e mbështesin të gjithë argumentimin e tyre për reforma. Ai mbështetet në këmbë të dobëta përderisa punonjësit e moshuar bëhen kurban në altarin e manisë për të rinj. E parë nga ana humane kjo është poshtërsi. Edhe nga ajo ekonomike nuk është më mirë, sepse punëdhënësit i hedhin shpenzimet mbi shoqërinë. "

"Lübecker Nachrichten" për pensionet

Dalja herët në pension ishte politikë e gabuar. Për sipërmarrësit e mirëseardhur s'e shkurton personelin në kurriz të arkave të sigurimit shoqëror. Por kjo nuk do të mund të financohet më. Dhe është e dëmshme për shkak të zhvillimit demografik. Pas disa vjetësh do të nevojiten forca punëtore të moshuara dhe të kualifikuara. Ne na duhet të ndërrojmë mentalitet. Ndërmarrjet nuk duhet ta kenë më kollaj të nxjerrin jashtë të moshuarit. Dhe të moshuarit duhet të mësohen me mendimin, se pensioni i siguruar mirë nuk fillon me 60 vjeç, siç është tani zakon.

"Süddeutsche Zeitung" për politikën e pensioneve:

"Diskutimi për pensionet prek shumë frikëra. Një veçori kryesore e frikës është se ajo shpesh nuk bazohet në arsye dhe fakte. Ajo fillon me varfërinë në pleqëri nga e cila kanë të gjithë frikë. Por gjendja e shumë pensionistëve këtu në vend, nuk është e keqe, sic dëshmojnë studimet. Varfëria në pleqëri në Gjermani është shumë më e rradhë se sa për shembulli në Britaninë e madhe. Në këtë vend janë të varfër në rradhë të parë të rinjtë, gratë që rrisin të vetme fëmijë, burra që kanë qenë për kohë të gjatë të papunë, apo të rinj, që nuk kanë arsimimin e duhur. Atyre duhet t´u ndihmojnë në rradhë të parë politikanët, në rast nevoje edhe me para.

"Rhein-Neckar-Zeitung" e Heidelbergut në ditën nderkombetare të gruas shkruan lidhur me pozicionin e gruas në Gjermani.

Përpjekja për vlera materiale është këtu në vend njësia e matjes së suksesit dhe prestigjit. Në këtë lojë grua që në fillim ka karta të këqija. Nëqoftëse bën karrierë, i thuhet se është e etur për pushtet dhe egoiste, por në asnjë mënyrë e lumtur. Vendos për fëmijë, ndjen se të tjerët mendojnë heshtur: hë se s´bënte për më tepër. Nëqoftëse i koordinon të dyja, është nënë kuçedër. Nëqoftëse ke liri të zgjedhës ndërmjet kolerës dhe malarjes, nga mund të të vijë motivacioni i duhur për njëren apo për tjetrën?"


Eßlinger Zeitung shkruan duke u nisur nga fakti se Gjermania qeveriset sot nga një grua.

"Kancelarja gjermane Merkel nuk ka shfrytëzuar kurrë kuotën e grave. Megjithatë ka arritur larg. Dhe kjo është njëkohësisht merita e saj më e madhe. Sepse prej efektit të sinjalit të saj perfitojnë gratë. Shembulli i saj mund të bëjë, që më shumë gra të guxojnë të hyjnë në pozicione drejtuese. Sepse pesimizmi, se vetëm gjinia i pengon rrugën karrierës, frenon gratë aktive. Merkel nuk është luftëtare për të drejtat e grave, por ajo jep guxim. Edhe pse jo me qëllim dhe në mënyrë demonstrative.

Dhe në fund një zë nga Berliner Zeitung

"Që prej fushatës kundër paragrafit 218 para 35 vjetësh gartë përpiqen t´ua bëjnë të qartë burrave, se duan të vendosin vetë për jetën e tyre. Mirë. Por kur të vijë puna, për të diskutuar për mungesën e fëmijëve dhe për pasojat e saj, të mos i hedhin sytë diku tjetër. Një mundësi do të ishte psh një diskutim i ri për abortin. Politika klasike për të drejtat e gruas mund të diskutojë e sigurtë në vetvete për arsyet e vërteta, se përse kryhen kaq shumë aborte. Burrat nuk do të duan ta degjojnë. Por sa më konkret diskutimi për katastrofën demografike, aq më shpejt mund të ndryshojë diçka."

  • Data 08.03.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arr2
  • Data 08.03.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arr2