Pasqyra e shtypit gjerman - E martë 31 janar | Studimi në Gjermani | DW | 31.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman - E martë 31 janar

Shtypi gjerman kryesisht është fokusuar nëe komentimin e vizitës së kancelares gjermane në Lindjen e Mesme. Komentatorët e vlerësojnë si pozitive këtë vizitë, duke e cilësuar kancelaren si politikane e cila vizitoi në kohën e duhur rajonin duke deshmuar sovranitet të politikës së jashtme gjermane.

Merkel mbjell pemë në Memorialin e Holokaustit

Merkel mbjell pemë në Memorialin e Holokaustit

"Die Welt" shkruan se Merkel është e para vizitore evropiane në Lindjen e Mesme, e cila vendosi pas zgjedhjeve palestineze disa standarde në lidhje me radikalët e Hamasit. Kancelarja i ka treguar Hamasit, se cilat janë detyrimet, duke kërkuar largim nga synimet e deritanishme të organizatës për shkatërrimin e Izraelit. Ajo ka kërkuar që ekzistenca e shtetit izraelit të pranohet si fakt i kryer dhe që marrëveshjet e nënshkruara deri tani të repektohen. Të gjithë këtë Merkel, e ka bërë me sovranitet. Ndryshe nga pararendësi i saj, Merkel po dëshmon gadishmëri për të luajtur rol aktiv në rajonin e Lindjes së Mesme. Në krahasim me Shrëderin ajo e bën këtë përmes tonit, që nuk shkakton shtimin e ndjeshmërisë tek tjetri. Me ndihmën e kësaj vlere, ajo ka pranuar madje të zhvillojë bisedime edhe me sundimtarët e rinj në Ramallah.

"Kölner Stadt Anzeiger " shkruan se për shkak se gjendja aktuale është shumë e vështirë në Lindjen e Mesme, për kancelaren gjermane ka qenë shumë e lehtë të kryejë drejt misionin e saj. Kjo tingëllon si paradoksale, kjo është edhe rrjedhojë e politikës konstante gjermane dhe evropiane, për ndryshimin e së cilës Angela Merkel, as ka mandat e as e kishte qëllim. Pas fitores së Hamasit në zgjedhje dhe tiradave asgjësuese iraniane kërkesa e Merkelit, për ruajtjen e ekzistencës së shtetit izraelit ishte kërkesë që i përgjigjet momentit historik. Nuk ka politikë pa vlerësime edhe të përkohshme. Ato janë gjithmonë të komplikuara në artikulim dhe në qartësimin e njohjes.


"Frankfurter Rundschau" shkruan se kancelarja Angela Merkel ka nënvizuar vijat kryesore të kuarterit së këtij rajoni: Pa tërheqjen nga dhuna, dhe pa njohjen e shtetit izraelit qeveria e ardhshme palestineze e përbërë prej Hamasit nuk do të mund të ketë ndihmën financiare perëndimore. Nëse Hamasi pranon kushtet e shtruara nga kryetarja e qeverisë gjermane atëherë mund të llogarisë me vazhdimin e mbështetjes.

Ndërsa, sipas "Leipziger Volkszeitung" në një kohë të përshkuar nga një situatë e zjarrtë emocionale dhe kërkesa përmbajtësore politike: Angela Merkel ka qenë edhe gjatë vizitës në Izrael njësoj si në Paris, Londër, Uashington një figurë sovrane. Në atmosferën tejet të nxehtë, të krijuar pas fitores së radikalëve islamikë të Hamasit, kancelarja gjermane nuk i hodhi benzinë zjarrit. Taktika e përmbajtur, e zgjedhur mirë e Merkelit, qëndronte në atë se as izraelitët e as palestinezët nuk duhet të konfrontohen me propozimet nga jashtë. Gjatë kësaj vizite ajo në të vërtetë foli si përfaqësuese e BE-së. Me njohjen e ekzistencës së Izraelit ajo vendosi shtyllat bazë të politikës së jashtme.

Ndërkaq, sipas gazetës "Coburger Tagesblatt", solidariteti me Izraelin , pas fitores së Hamasit në Palestinë nuk ishte keqkuptues. Nëse Merkel ka folur për viktimat e nazizmit, të cilat nuk kanë marrë ndihma të mjaftueshme, ajo tregoi se si fizikante në pushtet nuk është e ftohtë akull, por ka edhe zemër. Nëse ajo vepron kaq energjikisht dhe me ndjeshmëri do të bëjë, që bota ta respektojë këtë politikane tonën.

  • Data 31.01.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arrd
  • Data 31.01.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arrd