Pasqyra e shtypit gjerman - E mërkurë 8 shkurt | Studimi në Gjermani | DW | 08.02.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman - E mërkurë 8 shkurt

Protestat në vendet islamike kundër botimit të karikaturave të profetit Muhamed si dhe ceremonia e varrimit të ish-presidentit gjerman Johanes Rau janë dy temat kryesore në të përditshmet e sotme gjermane.

Nderimet e fundit për Johanes Rau

Nderimet e fundit për Johanes Rau

Lidhur me këtë të fundit fillimisht në «Berliner Morgenpost» lexojmë:

"Varri i Raut ndodhet në varrezat në qendër të Berlinit në pjesën që dikur i takonte anës tjetër të Gjermanisë. Ky vend ka një lidhje të ngushtë me veprën e të ndjerit. Edhe pse Rau për një kohë të gjatë i mbeti besnik landit të Nordhajnvestfalisë dhe mbi një dekadë qeverisi në Dyseldorf, vrulli i tij politik ishte malli për bashkimin gjerman. Dje për herë të parë në varreza u dërgua një president federal i Gjermanisë së bashkuar", thuhet ndër të tjera në gazetën «Berliner Morgenpost».

Ndërkaq në gazetën «Berliner Kurier» e cila po ashtu botohet në kryeqytetin gjerman vërejmë:

"Ai ishte një gjerman i madh. Edhe pse thënë si shpejtë megjithatë ai ishte i madh. Ndarja prej tij është e vështirë. Pa të Partia Socialdemokrate do të bëhej më radikale. Pa të rajoni i Ruhrit do të mbetej më i varfër. Rau më herët se të gjithë u angazhua më tepër për arsimin se sa për thëngjillin e nëntokës. Pa Raun dhe marrëdhëniet me Izraelin do të ishin ende më të tendosura se sot. 'Vëllau Johanes' pajtonte aty ku kishte zënka. Dhe ishte shtysë aty ku kishte ngecje. Johanes Rau mbeti njeri edhe si politikan. Andaj njerëzit e duanin atë. Prehu i qetë, Johanes Rau!", lexojmë në «Berliner Kurier».

Ndërrojmë temë. Trazirat e shkaktuara pas publikimit të karikaturave të profetit Muhamed janë temë qendrore edhe sot në të përditshmet gjermane. Fillimisht në «Frankfurter Allgemeine Zeitung» thuhet:

"Bojkoti shtetëror i mallërave daneze në Iran do të thotë eskalim - jo pse shkëmbimi i mallërave në mes të Danimarkës dhe Iranit është me rëndësi por për shkak se Komisioni i Brukselit në interes të qetësimit të gjendjes më parë pat tërhequr vërejtjen për një hap të tillë. Së dyti përmes këtij hapi Irani dërgon një sinjal presioni në adresë të Bashkimit Evropian: shikoni kjo i pret të gjithë ata që na përbuzin... Por thirrjet e politikanëve evropian për maturi dhe dialog natyrisht që janë të drejta. Asnjë njeri i arsyeshëm nuk do të nxiste një konflikt i cili shumë lehtë mund të dal jashtë kontrollit dhe mund të dëmtoj interesat ekonomike dhe politike të Evropës. Por çka nëse thirrjet për maturi bien në vesh të shurdhër", pyet gazeta «Frankfurter Allgemeine Zeitung».

Po për protestat kundër karikaturave të profetit Muhamed «Der Tagespiegel» nënvizon:

"Ndoshta shtypja e karikaturave me të vërtetë ishte një provokim i panevojshëm. Por ky debat tani i kalon të kaluarës. Prej që kur myslimanët radikal me vetëdije eskalojnë konfliktin ai është bërë i parëndësishëm. Tani nuk janë më skandal karikaturat por reagimet brutale ndaj tyre. Eshtë e mundur që qeveria amerikane përkrah Irakut, Iranit dhe Hamasit ka frikë nga hapja e një fronti të ri. Përveç kësaj ajo ka nevojë për aleatë islamik në luftë kundër terrorit të El Kaidës. Megjithatë a është mirë që danezët të bien viktimë e kalkulimeve të tilla?. Ky veprim do të ishte makaber", konkludon gazeta «Der Tagespiegel».

Ndërkaq në «Süddeutsche Zeitung» e cila botohet në Mynih shkruhet:

"Nga karikaturat e pahijshme gjithçka kthehet në flakë kashte përreth së cilës në valle bashkarisht futen ithtarët e Ahamdinexhatit dhe ekstremistët sunitë të botës arabe. Por kjo flakë nuk do t'i ngroh për një kohë të gjatë iranianët për shkak se për arabët nuk ka kuptim që shkaku i veprimeve arbitrare të Teheranit të djegin gishtërinjët. Fshehurazi ndoshta shumë arabë mendojnë si presidenti iranian. Megjithatë kjo nuk do t'i shërbej atij gjatë", thekson në numrin e saj të sotëm «Süddeutsche Zeitung».

Kalojmë në Neubrandenburg dhe në gazetën «Nordkurier» lexojmë:

"Kancelarja gjermane Angela Merkel rekomandon që të kërkohet dialogu, dhe për këtë ka të drejtë. Guido Vestervelle i liberalëve përfaqëson idenë e shkurtimit të ndihmave financiare. Populizëm i cili vetëm sa ashpërson konfliktin, dëgjon ai nga të tjerët. Megjithatë politikani liberal ka të drejtë. Gatishmëria për dialog dhe shtrirja e dorës së paqës është një ndërsa ndihmat bujare me të holla janë diçka tjetër. Nëse një prej fqinjëve radikalizohet aq shumë, sa që kërcënon edhe me vrasje atëherë fillimisht njeriu sillet me kujdes dhe tërhiqet. Patjetër që duhet bërë përpjkeje për pajtim. Megjithatë atij që kërcënon me vrasje nuk bën në asnjë mënyrë t'i jipen të holla me të cilat ai mund të blej edhe një armë", nënvizon gazeta «Nordkurier».

  • Data 08.02.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArrV
  • Data 08.02.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArrV