1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman e datës 9.12.05

9 Dhjetor 2005

Afera e fluturimeve ilegeale të avinonëve të CIA-s,heshtja miratuese e qeverisë së Shrederit dhe deklaratat kundër Izraelit të presidentit iranian Ahmedninnexhat janë ndër temat kryesore të pasqyrës së sotme të shtypit gjerman.

https://p.dw.com/p/ArsS

Shtypi gjerman serish i kthehet tematikes se aktiviteteve ilegale te CIA-s dhe heshtjes se qeverise se atehereshme te Shrederit.Ne kete rast kerkohet edhe doreheqje e ministrit te jashtem Steinemeier."Südkurier" qe botohet ne Konstance shkruan se kerkesa per doreheqje dhe lojrat tjera taktike per momentin nuk ndihmojne.Ky rast eshte shume serioz.Cdo qytetar i ketij shteti e ka parasysh se ligji gjerman e mbron ate ne rast nevoje edhe nga shtetet mike.Mirepo,sic duket disa ministra te qeverise se Shrederit nuk e kane kryer punen me pergjegjesine duhur.Duhet sqaruar se pse dhe si kane deshtuar ata.
Lidhur me kete afere nuk ka te drejte partia liberale FDP,e cila kerkon mbajtjen e nje takimi te komisionit parlamentar.Sqarimin e ketij skandali i takon rendit Bundestagut.Nese aty akuzat forcohen, ka vend akoma edhe per te kerkuar dorehqeje.
Ndersa "Neue Presse " e Hanoverit shkruan se kancelarja i ka lene barren e vetme per sqarim te aferes se CIA-,ministrit aktual te puneve te jashtme,i cili njihet si eksponent i Gerhard Shrederit.Disa politikane brenda CDU-se e shofin tani shansen, qe te fitojne me shume peshe duke ulur ndikimin e SPD-se.Tolerimi i aktiviteteve ilegale te fluturimit te avioneve te CIA-se me aminin e qeverise se Shrederit,sipas gazetes eshte faji i vete qeverise se koalicionit te atehershem.
Me ceshtjen e doreheqjes se mundshme te ministrit Walter Steinmeier merret edhe gazeta "Leipziger Volkszeitung".Ajo shkruan se eshte e natyrshme qe politikanet e Unionit ti hypin ne qafe ministrit te socialdemokrateve.Ne kete ceshtje askush nuk mund ta shpetoje Steinmeierin,sepse nuk e ka bere kete problem si teme ne kohen e qeverise se dikurshme.Ajo qeveri e ka ditur ne rastin e rrembimit te gjermano-libanezit,Masri, se njerezit e CIA-s e kane arrestuar ate nga rruga dhe e kane transportuar ne vende tjera te botes per tiu shmangur ligjit te ndalimit te tortures qe vlen ne Amerike.E gjithe kjo tregon se fushata gjermane e mosmiratimit te luftes ishte vetem nje balloni te mitizuar.
"Neue Osnabrücker Zeitung" shkruan se deklaratat e ministres se puneve te jashtme te SHBA-ve nuk jane gje tjeter pos nje manovrim te dirigjuara nga shefat e saje si Bush dhe Qeni.Ajo vetem me gjysem- zemer eshte distancuar nga aktetet e torturimit te njerezeve nga ana e CIA-s,vlereson kjo gazete .Nese partneret e NATO-s shprehin kenaqesine me Kondeleza Rice,ata kete e bejne per shkak se deshirojne qe me ne fund te heqin nga rendi i dites diskutimin per torturen,e cila eshte bere ngarkese e NATO-s.Ne te vertete, as ne Gjermani, e as ne NATO, nuk eshte plotesuar deshira.Per gjithe ata qe ka ndodhur me lejimin e aktiviteteve te CIA-s bie pergjegjesia edhe ne ministrin e atehreshem te brendshem Oto Shily dhe ne koordinatorin e atehershem te sherbimeve sekrete Steinmeier.
Nje teme tjerter qe preokupon shtypin gjerman jane edhe deklaratat me te reja te presidentit iranin kunder Izraelit."Frankfurter neue Presse" shkruan se presidenti i Iranit gjithnje e me shume po del jashte kontrollit dhe paraqet rrezik per paqen boterore.Urrejtja e Ahmedinnexhatit ndaj Izraelit eshte patologjike.Eshte dicka e ngjajshme si tek Hitleri.
Ai i takon, sipas kesaj gazete gjenerates revolucionare te ithtareve te shtetit te shenjt te zotit,te cilet nuk jane te kenaqur me te arriturat e tyre.Ngjajshem, si edhe njerezit e nacizmit qe nuk kenaqeshin me temat e brendshme ne kohen e fillimit te marrjes se pushtetit edhe iranianet si Ahmedinnexhat angazhohen per nje revolucion permanent dhe per lufte. Ketyre semundjeve politike te njerezeve te krisur duhet kundervene me konsekuence.
"Bild Zeitung" duke shkruar per te njejten teme vlereson se kreu shteteror iranian eshte duke demtuar miliona izralite te vrare dhe deshiron zhdukjen nga faqja e dheut te shtetit te Izraelit.Ky eshte Ahmedinnexhat.Ky njeri lengon nga urrejtja e thelle ndaj popullit te Izraelit.Shtrohet pyetja, se kush deshiron te kete pune me te? Deklaratat e tija jane te mjaftueshme per gjykaten nderkombetare.Ai shpreh zinizmin e tij te perseritur.Bota e civilizuar nuk mund ta toleroje ate.