Pasqyra e shtypit gjerman, datë 21.06.06 | Studimi në Gjermani | DW | 21.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman, datë 21.06.06

Grindjet brenda koalicionit te madh qeveritar ne Berlin, rritja e tonit te kritikave te perfaqesueseve te ekonomise ndaj qeverise dhe kancelarers jane teme komentimi ne pasqyren e sotme te shtypit gjerman.

Kabineti qeveritar në Berlin

Kabineti qeveritar në Berlin


Gazeta "Frankfurter Rundschau" shkruan se ne kohen e qeverisjes se koalicionit te madh nuk po zhvillohen grindjet ndermjet opozites dhe qeverise, por brenda koalicionit.Kjo po manifestohet edhe ne rastin e reformes te shendetesise dhe tatimin per sipermarresit. Tensionet jane shprehur ne mes partive ne pushtet edhe ne debatin per bugjetin e shtetit. Akuzat e ndersjella ne mes partive te koalicionit jane bere te hapura dhe demonstrojne pakenaqesine me kontributin e vete partive. Askush nuk eshte krenar me kete bugjet.

Gazeta bavareze "Nordbayerischer Kurier" shkruan se edhe pse ministri i financave Stajnbryck ne vitet e ardhshme do te kete nevoje per disa miliarda me pak borxhe, per te sjelle qetesine ne buxhetin e tij, kjo ne te vertete agje nuk ndryshon ne zgjidhjen e problemeve kryesore. Shteti vazhdon te jetoje edhe me tej jashte mundesive reale, me shume eshte i detyruar te jape se sa te marre dhe ka nevoje te merr me shume para nga qytetaret e vete per te shlyer kredite. Parate mungojne per arsimin, komunikacionin, nevoja sociale dhe per kulturen. Bavaria ia ka dalur te miratoje buxhetin pa hyre ne borxhe, pse mos ta beje kete edhe qeveria federale ne Berlin, shkruan kjo gazete.

Gazeta "Münchener Merkur" analizon marredheniet e kancelares me ekonomine. Sipas gazetes, sic duket, romanca ne mes kancelares dhe kapiteneve te ekonomise ka arritur stadin kritik. Duket se ka ndodhur nje kthese, qe ben te dyshosh ne qendrimin e Angela Merkelit ne raport me interesat e ekonomise. Humbja e autoritetit te kancelares tek firmat dhe koncernet gjermane eshte e thelle. Merkel pas zgjedhjes ne postin e kreut te qeverise duket sikur ka hequr dore prej bindjeve te dikurshme te fazes parazgjedhore, duke u krahasur me njeriun, i cili i hedh rrobat e vjetra sepse i do te reja. Dhe kjo te ben te dyshosh ne ate se kancelarja ka nje kompas qe dirigjon vlerat e vjetra, dhe qe ben te besosh se ajo edhe brenda koalicionit te madh mund t'i permbahet kursit te premtuar, apo po ben ate qe e ka bere edhe paraardhesi i saj duke shikuar vetem interesin e pushtetit te vet.

Me te njejten teme preokupohet edhe komentatori i gazetes "Die Welt". Duke komentuar presionin e fundit te perfaqesueseve te shoqatave ekonomike gjermane ndaj kancelares "Die Welt" shkruan kjo nuk i ngjan presionit te sindikatave. Kancelarja eshte kritikuar per mungesen e guximit qe e pershkon gjithe koalicionin qeveritar. Reforma behet nje fjale e pakendshme nese me te nenkuptohet vetem ngritja e tatimeve.

  • Data 21.06.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArpK
  • Data 21.06.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArpK