Pasqyra e shtypit gjerman 26.09.06 | Studimi në Gjermani | DW | 26.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman 26.09.06

Problemet e koalicionit qeveritar gjerman dhe debati rreth citatit të Benediktit të XVI për Muhametin janë temë komentimi në shtypin gjerman.

"Berliner Morgen Post" shkruan: Ky koalicion eshte vetem koalicion i krijuar mbi bazen e numrit te deputeteve. Ne punen e politikes ditore partite e medha te koalicionit qeveritar jane duke u fshehur gjithnje e me shume prapa klaneve te vogla dhe ne menyre te fshehte ato jane pershendetur nga premtimet e dhena,per venjen ne jete te reformave.

Qytetaret jane duke e ndjere kete. Ata jane te zhgenjyer dhe po percjellin sinjale paralajmeruese, si ndodhi edhe ne zgjedhjet e fundit ne dy lande gjermane. Koalicioni aktual eshte i paafte per te prodhuar diçka, dhe ne vend te kesaj eshte ne kerkim te zgjidhjeve gjysmake per reformen ne shendetesi. Nderkohe qe qytetareve u propozohet qe te mos i marrin seriozisht, deri sa te arrihet nje unitet.

"Rhein-Neckar-Zeitung" ne nje shkrim te shkruar me mllef shtron pyetjen: A duhet qytetaret te perseritin skena te aplaudimit per partite e koalicionit aktual?
Ndersa "Lübecker Nachrichten" shkruan: perfytyroni sikur socialdemokratet SPD, liberalet, FDP dhe te Gjelberit te arrijne te merren vesh per nje reforme. Socialdemokratet dhe te Gjelberit duan te krijojne arka unike ne forme te sigurimeve private.Liberalet e FDP-se duan krejt te kunderten-privatizimin e plote te sistemit te arkes. Dallimet e ngjajshme jane edhe ne politiken e tatimeve dhe te ate te tregut te punes.Nese çimentohet nje sistem koalicioni te pese partive, atehere do te kete nje koalicion tre partiak. Kjo ende duket si joreale.

"Wetzlarer Neue Zeitung " shkruan kryetari i partise FDP Guido Westerwelle tani eshte kthyer mbrapa dhe po ofron mundesi aleance me ata qe pas zgjedhjeve te reja se bashku do te qeverisnin. Kjo eshte diçka qe nuk permireson asgje. Perkundrazi, Westewelle ka synimin kryesor te qeverise, pavaresisht se me kend. Kjo eshte kredoja e tij. Politikisht kjo do te thote te mos ndjekesh kurrfare linje.

Nje nga temat tjera me te cilat merret shtypi gjerman eshte edhe diskutimi rreth citatit te Papes per profetin Muhamed. "Landschuter Zeitung" shkruan se kerkesa e fanatikeve per kerkim falje nuk e ka bindur Papen. Per kete, ai nuk ka edhe arsye. As deklaratat me te reja te tij nuk paraqesin gjunjezimin para islamit. Benedikti i XVI po kerkon nje dialog autentik, i cili do te ishte i afte per te çuar bashkarisht drejt tejkalimit te tensioneve. Ai ka folur per nevojen e respektit sa i perket lirise fetare. Me siguri se ka edhe myslimane, te cilet kane veshet e hapur ndaj asaj qe thote Papa. Ata te cilet, shfrytezojne çdo pretekst per te mobilizuar masen me urrejte kunder perendimit dhe kunder "te pafeve", nuk jane per dialog.

  • Data 26.09.2006
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arnl
  • Data 26.09.2006
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arnl