Pasqyra e shtypit gjerman 20.12.2006 | Studimi në Gjermani | DW | 19.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman 20.12.2006

Shtypi i sotëm gjerman fokusohet tek dënimi me vdekje i 5 infermiereve dhe mjekut palestinez në Libi.

Gazeta «General-Anzeiger» nga Boni shkruan:

"Urdhëri u zbatua: Përpara pak kohësh kryetari i shtetet libian, Gadafi (Gadaffi) kishte kërkuar një dënim të ashpër të pesë infermiereve bullgare. Motivet e tij janë të qarta: Pas dëmshpërblimeve që kreu dhe që kushtuan miliona për viktimat e sulmit terrorist kundër një aeroplani jumbo në Lockerbie të Skocisë, dhe në diskotekën "La Belle" në Berlin, ai ka nevojë për një përgjigje pozitive nga ana e bashkësisë ndërkombëtare kundrejt përpjekjeve të vendit të tij për afrim. Vendimi i gjykatësve në Bengasi u mor sigurisht pas urdhërave politike të udhëheqësi të revolucionit. Por ky proces gjyqësor dëshmon se sa larg është ky vend nga strukturat demokratike."

Gazeta «Neue Westfälische» komenton:

"Një vendim zemërues, ndonëse ka mundësi që të mos vihet në jetë. Paqja e brendshme politike ishte për kryetarin e shtetit Muamar Gadafi më e rëndësishme se drejtësia dhe harmonia me perëndimin. Ky shtet është një ndër furnizuesit më të rëndësishëm të naftës dhe gazit për Evropën. Dhe firmat perëndimore presin rradhën që Gadafi t´u ofrojë marrëveshje të majme për rindërtimin e ekonomisë libiane. Por këto nuk janë sinjale pozitive për të drejtat e njeriut."

Gazeta «Allgemeine Zeitung» nga Mainci (Mainz) komenton:

"Si është e mundur që kryetari i Libisë të mos të ketë ende një zgjidhje për aferën e sidës, që ka mbi 8 vite tashmë që është tema kryesore në vend. Në vend të një alternative, infermieret bullgare u dënuan sërish me vdekje, sepse akuzohen se kanë infektuar me virusin e sidës 400 fëmijë libianë. Por edhë në rast se ato janë përgjegjëse për infektimin masiv, ato meritojnë burgim të përjetshëm por jo të pushkatohen. Duket sikur burri që dikur kishte kaq shumë pushtet, ka arsye të brendshme politike që të mos i bëjë gjërat siç duhet."


Gazeta «Volksstimme» nga Magdeburgu shkruan:

"Nuk ka asnjë provë që vërteton tezën se 5 infermieret bullgare dhe mjeku palestinez kanë infektuar 400 fëmijë libianë me sidë. Megjithatë mbetet dënimi me vdekje. Por në shtetin pranë shkretëtirës, gjykatat e pavarura janë njësoj si fata morganat. Por afera e ka kaluar tashmë dimensionin e të qënurit një çështje libiano-bullgare. Vendimi në Tripolis është një sulm ndaj BE-së, ku së shpejti do të hyjë edhe Bullgaria, si edhe ndaj SHBA-s, me të cilat Libia kërkon të ketë marrëdhënie më të mira. Gadaffi qëndron nën presion. Mbetet të shpresojmë se do të ndërhyjë në këtë çështje, qoftë vetëm për të rregulluar reputacion që gëzonte deri tani."

Gazeta «Badische Neueste Nachrichten» komenton:

"Vendimi i gjykatës në Tripolis për të dënuar me vdekje të huaj, dëshmon se Tripoli nuk ja vuri veshin zemërimit të popullit. Aty shteti ka mundur të projektojë aq shumë urrejte në rastin e fëmijëve të infektuar, sa të huajt që u akzuan me vite të tëra si përgjegjës për këtë tragjedi, duhet të paguajnë tani me jetën e tyre, ndonëse fajin për infektimin vdekjeprurës e kishin në rradhë të parë kushtet katastrofale higjenike."

Gazeta «Sächsische Zeitung» shkruan:

"Drejtësia e Libisë e manovron vendin afrikano verior në një situatë nga e cila mendohej si kishte dalë ndërkohë: Izolimi ndërkombëtar. Vendimi për t´i dhënë fund mbështetjes së terrorizmit, i mundësoi Libisë afrimin drejt BE-së. Por tani gjithçka mund të ndryshojë sërish. Sepse për BE-në vendimi gjyqësor është i papranueshëm, jo vetëm për shkak të faktit se më datën 1 janar 2007 Bullgaria do të jetë antare e plotë e tij. Shtetet e BE-së nuk e pranojnë vendimin me vdekje, sepse ky vendim ndjek principin e hakmarrjes dhe bie në kundërshtim me bazën e sistemeve demokratike."

  • Data 19.12.2006
  • Autor S.H
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArmR
  • Data 19.12.2006
  • Autor S.H
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArmR