Pasqyra e shtypit gjerman 20.05.06 | Studimi në Gjermani | DW | 19.05.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman 20.05.06

Rritja e taksës së vlerës së shtuar është tema kryesore e shtypit të sotëm gjerman.

Gazeta MITTELBAYERISCHE ZEITUNG shkruan:

"Sa thjeshtë dhe pa probleme ja arriti mbanë koalicioni kuq e zi, që të kryejë rritjen më të lartë të taksave në historinë gjermane! Koalicioni i madh zgjedh mesa duket rrugën më të rehatshme por në fakt më negative për konsolidimin e financave shtetërore. Përveç rrtijes së taksave, partitë qeveritare CDU, CSU dhe SPD rrezikojnë të humbasin edhe imazhin e tyre. Zgjedhësit nuk votuan një qeveri që do të rrisë taksat."

Gazeta OFFENBACH-POST komenton:

"Dje ata helmuan konjunkturën. Ata planifikojnë rritjen më të lartë të taksave në historinë e Gjermanisë, ndonënse ekspertët i paralajmëruan deri në minutën e fundit se një vendim i tillë do të ketë pasoja katastrofale. Por politika nuk mund të bëhet me rritje të tilla taksash dhe premtime boshe."

Gazeta ABENDZEITUNG nga Mynihu kritikon:

"Asnjë qeveri nuk ja ka nxjerrë paratë kështu nga xhepi qytetarëve, si ky koalicon. Fuqia blerëse, e cila është faktori vendimtar për rritjen e ekonomisë, do të humbasë gjatë tri viteve të ardhshme rreth 100 milionë euro. Por fatkeqësisht trojka Merkel, Steinburch dhe Glos nuk ndërmarrin asnjë hap për të kursyer 145 miliardë euro që do të shpenzohen për subvencionime. Ata preferojnë të torturojnë popullin e tjeshtë dhe jo lobiistët në vend."


Gazeta HEILBRONNER STIMME shkruan:

"Për Gjermaninë data 19 maj është ditë zie. Rritja e taksë së vlerës së shtuar në 19% bie në supet e pupullit si një barrë e rëndë. Argumentet për rritjen e kësaj takse janë konfuze. E vërteta është se edhe koalicioni i madh nuk ka asnjë guxim për reforma apo kurse kursimi. Madje partia social demokrate pranoi rritjen në 50% të taksave, ndonëse përpara zgjedhjeve deklaronte se nuk do të mbështesë asnjë plan për rritjen e taksave në vend. Data 19 maj
është edhe për politikanët një ditë turpi."

Edhe gazeta CHEMNITZER FREIE PRESSE fokusohet tek pozicioni i social demokratëve dhe komenton:

"Nuk ishin social demokratët ata që në vjeshtë të vitit të kaluar dolën për të joshur votuesit me premtime se me ta nuk do të kishte asnjëherë taksa të Merkelit?"

Gazeta KÖLNER STADT-ANZEIGER komenton:

"Koalicioni i madh mund ta zgjidhte problemin e financave me një vullnet më të fortë për kontrollin e shpenzimeve shtetërore dhe jo me rritje të tilla stupide taksash".

Gazeta OSTSEE-ZEITUNG përpiqet të sqarojë të dyja anët:

"Frika e firmave, se fuqia blerëse do të bjerë është e drejtë. Sidomos punëtorët do të kenë probleme të rënda. Por nga ana tjetër edhe shteti nuk ka ndonjë rrugëdalje tjetër. Sepse ashtu si kudo, buxheti nuk mund të mbahet me borxhe dhe kredite."

Dhe së fundi në gazetën LEIPZIGER VOLKSZEITUNG lexojmë:

"Rruga më e lehtë për e një politike të keqe financiare të çon gjithmonë tek borxhet. Por rritja e taksave është po aq e dëmshme sa borxhet. Por forma më e rehatshme dhe më e lirë e politikës është kritika që kryejnë kundërshtarët më të zjarrtë të koalicionit të madh. Megjithë një difiçit shtetëor prej 60 miliardë euro në vit, populistët më të mëdhenj të këtij shteti premtonin se do të ulnin taksat, se nuk do të ndërhynin në fondet e parashikuara për pensionet apo rastet sociale dhe se të gjithë do të hanin mjaltë e do të pinin qumësht. Një politikë e tillë nuk mund të funksionojë."

  • Data 19.05.2006
  • Autor S.H
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arpr
  • Data 19.05.2006
  • Autor S.H
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arpr