Pasqyra e shtypit gjerman, 08.08.2006 | Studimi në Gjermani | DW | 08.08.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman, 08.08.2006

Shtypi gjerman i kushton rëndësi të veçantë eskalimit të dhunës në Lindjen e Mesme

"Braunschweiger Zeitung" në lidhje me krizën në Lindjen e Mesme shkruan se në kohën e luftës gjithnjë gënjehet dhe manipulohet opinioni. Në këtë rast për Izraelin është me rëndësi që kjo të bëhet kundër Hisbollahëve ndërsa për këta të fundit kundër Izraelit. Në këtë luftë propogandistike, Izraeli ka rënë në defensive. Sulmet e ashpra ushtarake kanë bërë që të zgjohen kritikat kundër Izraelit në gjithë botën.

Mirëpo duhet pasur parasysh se, hisbollahët janë më të fuqishëm se sa mund të besohet. Qëllimi i tyre është shkatërrimi i shtetit izraelit. Edhe kjo duhet të diskutohet, por pa e legjitimuar politikën izraelite.

"Südwest Presse" e qytetit të Ulmit shkruan se përpjekja e dëbimit të Hisbollahëve nga jugu i Libanit është e ngjajshme sikur dëbimi i partisë CSU nga Bavaria. Kjo nuk mund të arrihet sepse CSU është më afër njerëzve dhe nëse krijohet diçka tjetër do të jetë me të njëjtën përmbajtje. Dhe nëse ushtarët e akullt izraelitë nuk arrijnë të asgjësojnë hisbollahët, si mund ta bëjnë këtë ushtarët e Kombeve të Bashkuara? Ata do të shikohen si pushtues dhe ashtu do të trajtohen dhe në këtë mënyrë do të atakohen. Problemi Hisbollah nuk mund të zgjidhet në mënyrë ushtarake.


"Rheinishe Post" shkruan se bota pa koncept po i vështron ngjarjet në Lindjen e Mesme. Një pamje të pikëllueshme këtu paraqesin Kombet e Bashkuara. Ka ditë që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara
është duke fishkëlluar me zë të lartë për një rezolutë. Fjala është për diçka më shumë se sa nje dokument. Në objektet e klimatizuara të Nju Jorkut bëhet pazar. Por për çdo orë për të cilën kanë nevojë të merren vesh kombet me njëri-tjetrin, humbasin jetë njerëzish.

Kombet e Bashkuara edhe kësaj radhe po dëshmojne paaftesinë e tyre për të vepruar. Bota në këto çaste, kur duhet të nxjerr mësime të pikëllueshme është më e përçarë se asnjëherë më parë. Një pjesë e madhe e fajit qëndron në adresë të Uashingtonit. Në mënyrë sistematike SHBA-të kanë nënvlerësuar rëndësinë e Kombeve të Bashkuara. Për këtë arsye Amerika ka obligime te veçanta që së pari të sjellin një rezolutë e pastaj një armëpushim.

Ndërsa sipas gazetës "Badische Neueste Nachrichten" që botohet në Karlsruhe, bota perëndimore nuk ka treguar vendosmëri për një baraspeshim me botën arabe. Kjo është me shumë rëndësi për të ruajtur rolin e moderatorit në kohën kur pozita e saj udhëheqëse po bie për shkak te politikes se Xhorxh Bushit. Lufta e shpallur kunder terrorit, aksionet ushtarake ne Irak dhe Afganistan ka bërë qe te largohen shume ish-partner të hershëm. Kjo tani po e dëmton gjendjen kaotike të mungesës së rendit dhe kaosit të krijuar nga SHBA-të në Lindjen e Afërme.

Duke komentuar lidhjen dhe implikimin e situatës në Lindjen e Mesme me atë në Iran, gazeta "Tageszeitung" e Berlinit shkruan se Irani ka refuzuar rezoluten më të re të Keshillit të Sigurimit, jo prej zorit por prej pozicionit te te fortit. Falë politikës së SHBA-ve dhe të Izraelit, Irani është shndërruar në një fuqi rajonale. Në sytë e miliona arabëve, Irani vlen si e vetmja fuqi mbrojtëse, e cila mbron interesat e botës myslimane. Nuk ka më mirë, se sa kjo politikë që e bën të qartë absurditetin e mbështetjes vetëm në fuqinë e dhunës.

  • Data 08.08.2006
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AroY
  • Data 08.08.2006
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AroY