Pasqyra e shtypit gjerman 07. mars 2006 | Studimi në Gjermani | DW | 07.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman 07. mars 2006

Temat që trajtohen gjërërsisht në shtypin e sotëm gjerman janë krijimi i komisionit parlamentar për sqarimin e rolit të shërbimit sekret gjerman, BND, në Irak si dhe diskutimet për reformën e federalizimit në Gjermani.

Takim i përfaqësuesve të federatës dhe të landeve për çështjen e federalizimit

Takim i përfaqësuesve të federatës dhe të landeve për çështjen e federalizimit

Në lidhje me aferën e BND-së në Irak në gazetën "General-Anzeiger" që botohet në Bonn lexojmë:

"Me politikën e saj të tmerrshme të informacionit qeveria federale gjermane ka dhënë kontributin e saj për krijimin e një komisioni të kontrrollit parlamentar në lidhje me politikën gjermane ndaj Iranit. Për një kohë të gjatë koalicioni i madh e kishte zbutur angazhimin e BND-së në Bagdad duke e quajtuar atë një shërbim paqësor. E vërteta në lidhje me bashkëpunimin gjermano-amerikan në sferën e shërbimeve sekrete doli në dritë vetëm pjesë-pjesë. Në rast se qeveria do të ishte e sinqertë do të kishte qenë më mirë, sepse askush nuk dyshon që qeveria e mëparshme nuk e theu premtimin që kishte dhënë për të mos dërguar ushtarë gjermanë në Irak."

Gazeta "Süddeutsche Zeitung" që botohet në Mynih shkruan:

"Kaq shumë pyetje, kaq pak përgjigje. Për këtë partia liberale meriton një lëvdatë që ra dakord për të kërkuar mbledhjen e komisionit të kontrrollit parlamentar. Tani mbetet që tri partitë opozitare ta formulojnë mirë kërkesën e tyre për këtë komision, dhe do të ishte madje edhe më mirë që unioni CDU/CSU si dhe socialdemokratët të marrin pjesë në formulimin e kësaj kërkese. Ende këto parti shprehen për "politikë reale" apo "pragmatizëm" duke i quajtur inoçentë ata që mendojnë se përmes komisionieve të kontrrollit parlamentar mund të arrijnë një politikë ideale. Bota është si është, pra e keqe, por ne duhet të dimë se ç'qëndrim mban qeveria gjermane në këtë botë të keqe. Po ashtu ne duhet të dimë nëse apo se si i respekton ligjet kjo qeveri. Dhe kjo kërkesë nuk është e tepër."

Komentatorët e gazetave "Allgemeine Zeitung" (Mainz) dhe "Handelblatt" (Dyseldorf) mendojnë se kërkesa e liberalëve dhe e partive të tjera opozitare për krijimin e komisionit hetimor parlamentar për aferën e BND-së në Irak sado që në thelb mund të jetë e drejtë, ka të bëjë më tepër me dëshirën e këtyre partive që t'u dëgjohet zëri dhe të profilizohen.

"Në kohët e koalicioneve të mëdha partitë opozitare e kanë të vështirë që të gjejnë tribunë të mjaftueshme për të përcjellë mesazhet e tyre. Kërkesat e tyre në lidhje me veprimtarinë e BND-së nuk kanë të bëjnë më me ngjarjet e Bagdadit, sepse këto fakte u sqaruan mirë prej Komisionit të posaçëm parlamentar për mbikqyrjen e shërbimit sekret BND. Tani opozita kërkon që të sqarohet se në ç'mënyrë ka operuar CIA në territorin gjerman. Në rast se opozita përqëndrohet vërtet në këtë çështje atëhere krijimi i këtij komisioni ka kuptim, dhe nuk do të mbetet vetëm një përpjekje e një opozite që përpiqet të kapet edhe pas një fije bari për të dalë në skenë." - shkruan gazeta "Allgemeine Zeitung".

Kurse në "Handelblatt" lexojmë:

"Në rast se në fund do të dalë që komisioni që kërkon opozita nuk ka më gjëra të tjera për të sqaruar nga ato çfarë janë sqaruar deri tani mjaftueshëm prej Komisionit të posaçëm parlamentar për mbikqyrjen e shërbimit sekret BND, atëhere partitë e opozitës do t'i dëmtojnë shumë interesat e Gjermanisë në fushën e sigurisë dhe kjo disa muaj para fillimit të Kampionatit Botëror të Futbollit."

Kalojmë tani në temën tjetër, reformën e sistemit federal në Gjermani. Në lidhje me këtë temë në "Frankfurter Allgemeine Zeitung" lexojmë:

"Reforma e sistemit federal nuk i dhemb askujt, por nuk meriton edhe një emër kaq pompoz. Edhe pse dihet se Bundestagu dhe këshilli i federatës vetëm se do t'i thonë po projet-paketës ligjore që në një farë mënyre jozyrtarish është miratuar, parlamentet e landeve në të ardhmen do të kenë të drejtë të nxjerrin vetë ligje. Madje parlamentet e landeve do të nxjerrin në të ardhmen edhe më tepër ligje e sa Bundestagu, i cili në të ardhmen nuk ka thuajse fare nevojë që të ketë parasysh se si do të votohet në Bundesrat."

Me tone kritike shprehet edhe gazeta "Nürnberger Nachrichten":

"Reforma e sistemit federal sigurisht që nuk është nëna e të gjitha reformave. Në disa sfera ajo sjell më tepër qartësi, por në disa të tjera, si në politikën arsimore, atë të mbrojtjes së ambietit apo të vuajtjes së dënimeve penale, vazhdon pa asnjë mëdyshje anakronizimin e mikroshteteve gjermane. E mira e kësaj reforme është që Këshilli i federatës nuk mund të shpërdorohet kaq lehtë prej politikanëve opozitarë të etur për pushtet si instrument për të bllokuar ligjet e miratuara në parlament."


  • Data 07.03.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arr3
  • Data 07.03.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arr3