Pasqyra e shtypit gjerman, 02.10.2006 | Studimi në Gjermani | DW | 02.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit gjerman, 02.10.2006

Zhgënjimi ndaj koalicionit të madh në Gjermani, zgjedhjet në Austri dhe tërheqja e trupave izraelite nga Libani janë temat qendrore të shtypit gjerman të ditës


"Westdeutsche Zeitung" e Dyseldorfit komenton zhgënjimin e zgjedhësve ndaj koalicionit të madh gjerman:

Heqja e subvencioneve për blerësit e shtëpive, shkurtimi i kuotës për mostatimin e kursimeve, reduktimi i tarifës mesatare për punëmarrësit larg vendit të punës, - pas kësaj- rritje të tvsh-s, rritje të kuotës për siguracionin shëndetësor, rritje pa pushim të çmimeve të ngrohjes. Të gjitha këto nuk i mendonte askush, kur pata një viti koalicioni i madh ju fut punës për reformat. Sipas anketimeve, vetëm 16% e zgjedhësve presin nga koalicioni i madh zgjidhjen e problemeve.


"Neue Westfälische" e Bilefeldit mbi gjendjen aktuale tw koalicionit vëren: po qe se reformat do të mbesin prapa, dhe qytetarët do të shohin se çfarë do t'u mbesë në xhep, pasi të rritet tvsh-ja vitin e ardhshëm, atëherë kandidatët në zgjedhje, Stoiber, Koch und Vulf duhet të tremben për postet e tyre dhe numrin e votave. Për këtë arsye ata po bëjnë presion mbi shefen e CDU-së, duke u bazuar në rezultatet e dobëta të anketimeve të koalicionit të madh dhe të Unionit në veçanti. Angela Merkel ndodhet kështu mes dy zjarresh. Suksese që t'i japin pikë Unionit, nuk i lejojnë socialdemokratët, ndërsa në rast të dështimit të Unionit në landet gjermane, kancelarja mund të gjendej para revoltës së brendshme partiake.

"Rhein-Neckar-Zeitung" po mbi koaliconin vëren: Koalicioni i madh bën një gabim trashanik: Aktorët e tij mendojnë se, dobësia e njërit partner mund të kthehet në fuqi për tjerin. Por kjo nuk është kështu. Po qe se dështon kjo aleancë, atëherë do të dëmtohen të gjithë partnerët në lojë, pavarësisht nëse tesera partiake është e zezë apo e kuqe.

Ndërrojmë temë:

"Kölner Stadt Anzeiger" komenton: Ajo që bie në sy nga tërheqja e trupave izraelite nga Libani, është se sa në mënyrë jospektakolare po zhvillohen tanimë hapat për paqëtimin e konfliktit. Vetëm gjashtë javë pas fundit të luftës duket se, nevoja njerëzore për t'ju kthyer përditshmërisë po mbisundon të dyja palët. Për këtë arsye nuk janë edhe aq të pashpresa shanset për paqe në rajonin kufitar. Megjithatë rreziqet janë shtuar. Kështu nga Siria po vinë sinjale dykuptimëshe. Nga njëra anë ky vend kumton interesin e tij për marrëveshje paqësore me Izraelin, nga ana tjetër ekzistojnë idera për ripushtimin e Lartësive Golan. Megjithëse të rikthyerit rrezatojnë nga lumturia, duhet thënë se, përpjekja e re për procesin e paqes duhet të pengojë së pari rënien e papritur në një front të ri të përgjakshëm.


"Handelsblatt" e Dyseldorfit po mbi këtë temë shkruan: Ushtarët e fundit izraelitë u larguan nga Libani. Me këtë hap merr fund definitivisht lufta e dytë e Libanit, por për kryeministrin izraelit, Ehud Olmert tani fillon lufta për të mbijetuar politikisht. Shumica e popullsisë izraelite i jep nota negative arritjeve të tij gjatë kohës së luftës. Milicët radikalë-islamikë vërtet u dobësuan, ushtria libaneze u stacionua në jug të vendit të drurëve të cedrës, edhe misoni paqëruajtës i OKB-së do të jetë i vëmendshëm që as Siria dhe as Irani të mos riarmatosin Hizbollahët. Por vetë Hizbollahu si edhe më parë ka në dispozicion një arsenal të rrezikshëm ushtarak. Dhe gadishmëria e aleatëve të OKB-së për ndalimin e rigjallërimit të hizbollahëve duhet së pari të dëshmohet.

"Süddeutsche Zeitung" komenton zgjedhjet e zhvilluara të dielën në Austri:

Heroi që vret dragoin po bie nga kali. A do të rezistojë kancelari aktual Shysel joshjes, që për hir të pushtetit të ripërtërijë aleancën me të djathtët. Në vitin 2000 ai e bëri paktin me njerëzit e Hajderit pa u trembur aspak. Por një president i guximshëm, të cilin Austria e ka aktualisht, mund të arrijë ta bllokojë këtë, për shkak të kompetencave të tij mëdha. Me këtë ai do të bëhej shkas për ndryshimin në vend.


Ndërsa "General Anzeiger" i komenton kështu zgjedhjet e së dielës në Austri:

Pas një fushatë të pashembullt zgjedhore, austriakët shprehën dëshirën e tyre shumë qartë për një politikë reformash më sociale, dhe me këtë, në mungesë të alternativave të tjera, duket se do t'i detyrojnë socialdemokratët dhe partinë popullore aktualisht në pushtet, për një martesë të detyruar politike. Në kuadër të zhvillimeve jo edhe aq shpresëdhënëse në vend dhe forcimit të ekstremit të djathtë, kjo duket se nuk ka për të qenë një disavantazh, megjithëse shembulli gjerman të tremb. Por Vjena nuk është Berlini.

  • Data 02.10.2006
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arng
  • Data 02.10.2006
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arng