1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit gjerman 02.06.06

2 Qershor 2006

Vendimi i Bundestagut për dërgimin e ushtarëve gjermanë në Kongo është temë qendrore e shtypit gjerman

https://p.dw.com/p/Arpe

"Financial Times Deutschland" shkruan se askujt nuk i duket se ka një plan për atë se çfarë do të ndodh me 2000 ushtarët evropian në Kongo, nëse vendi katër muaj pas zgjedhjeve nuk stabilizohet. Pas zgjedhjeve do të mund të ndodhë që ushtarët të futen në një fazë të rrezikshme. BE është obliguar që në kuadër të strategjisë për Afrikën të marrë pjesë në misionet e paqes me trupa të saja: Kjo ka bërë që qeveria gjermane mos të hamendet në pritje të Këshillit të Sigurimit. Mirëpo kjo nuk e ndryshon faktin se qëllimi dhe afati i misionit nuk janë vlerësuar mirë.


"ëestfalenpost" shkruan se një kohë të gjatë është diskutuar edhe në fund shpejt është marrë vendimi. A ka menduar mirë çdo deputet se çfarë po vendoset me dërgimin e ushtarëve në misionin në Kongo?

Gazeta e Kölnit "Kölnische Rundschau" pyet : A është misioni i Kongos vetëm një shou? Jo, këtu Evropa së paku bile po e tregon flamurin e saj, ku si qëllim është përcaktuar demokratizimi i kujdesshëm i vendit. Një sinjal i këtillë nuk duhet të jetë shkak për diskutim të vogël. Synohet që Afrika të mos lihet vetëm në kohën e luftës kundër terrorizmit. Problemi është se politika gjermane një kohë të gjatë ka përdorur tezën, se ky është problem i fuqive koloniale. Megjithatë tani del se ushtarët gjermanë në muajin e ardhshëm do të marshojnë në Kongo. Megjithatë ende kjo nuk flet per ekzistimin e skenarëve të horrorit.

"Märkische Allagemeine" shkruan se është e vërtetë se në vitet e kaluara asnjë intervenim me trupa perëndimore në një vatër krize nuk ka çuar drejt suksesit afagjats. As në Ballkan, as në Afganistan nuk është kthyer stabiliteti i vërtetë, ndërsa per Irakun vetëm se po heshtet. Si përjashtim mund të jetë vetëm Maqedonia, ku në vitin 2001, BE intervenoi në prag të shpërthimit të luftës qytetare. Në krahasim me misionet tjera ndërkombëtare ky i fundit në Kongo është me i parashikueshem. Ai është me rëndësi simbolike. BE ka investuar shumë para në misionet e deritanishme. Vetëm nga Gjermania çdo vit derdhen 80 milionë në Kongo.

Për të njëjtën temë të dërgimit të ushtarëve gjermanë në Kongo "Ausburger Allgemeine" shkruan se nuk është Kongo dhe gjendja e jashtëzakonshme në këtë vend shkak për dërgimin e ushtareve tanë, por politika dhe kerkesat e saj për veprime simbolike. Në të menduarit politik në vendin tonë dhe në Bundesvehr ka ndodhur një revolucion. Koha e rreziqeve jetësore kaloi. Bundesvehri është bërë sot pjesë luftarake e NATO-s me kërkesë të Kombeve të Bashkuara. Gazeta "Der neue Tag" shkruan se nuk ekziston një ftesë morale e veçantë për të derguar ushtaret ne Kongo, por kjo ndjehet më shumë tek fqinjët tanë evropianë. Ata janë kësaj radhe të sfiduar nëse misioni i BE-së duhet të vazhdohet. Gjermania mbart barrën më të madhe me numrin me te madhe te ushtareve brenda Evropes dhe NATO-s dhe me këtë edhe përgjegjesinë e madhe ndërkombetare. Ekziston edhe e drejta e tërheqjes se trupave të saja pas katër muaj qendrimi ne Kongo.

"Rhein-Necker Zeitung" shkruan se Bundestagu ka shume herë që miraton misione paqësore. Në shumicen e rasteve ato ishin mirë të arsyetuara edhe kur politikisht është menduar ndryshe. Por ky mision i fundit në Afrikë do të lerë gjurmë për miratimin shumë të lehtë. Ata që e njohi më mirë këtë problem heshtin, pra përfaqesuesit e qeverisë nuk shprehin rezervat e tyre, ndërsa të Gjelberit si zakonisht thone nëse ështe e mundshme vetem Po, sepse FDP dhe të majtët janë kundër.