Pasqyra e shtypit evropian | Studimi në Gjermani | DW | 10.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit evropian

Mbi 1 milardë njerëz ndoqën ceremoninë festive të hapjes dhe ndeshjen e parë të kampionatit botëror të futbollit 2006, i cili filloi të premten në Gjermani. Ky kampionat është tema kryesore e gazetave evropiane të javës që sapo kaloi. Temë tjetër e rëndësishme ishte takimi i kancelares gjermane me presidentin francez Chirac në Brandenburg.

Hapja e Kampionatit Botëror 2006

Hapja e Kampionatit Botëror 2006

Gazeta franceze OUEST-FRANCE beson se me kampionatin botëror po mbulohet kriza e vërtetë e futbollit:

"Një kampionat botëror ideal, do të na bënte ta harronim zhvillim negativ të futbollit. Mashtrimet, droga, dhuna dhe korrupcioni po e shkatërrojnë këtë sport. Një kampionat botëror i suksesshëm 2006, nuk do të mund ta nxjerrë futbollin nga gjendja e turpshme në të cilën ndodhet. Futbolli ka nevojë për reforma të reja, për norma të reja dhe persona të guximshëm. Pra një revolucion të vërtetë."

Gazeta britanike DAILY TELEGRAPH kujton se kush e bëri futbollin një sport kaq popullor:

"Të gjithë kemi arsye për t´u ndjerë krenarë mbi kombin tonë, për shpikjen më të famshme në botë. Le ta harrojmë marrëzinë se kinezët e filluan sportin e futbollit. Anglezët ishin ata që i vunë rregulla kësaj loje dhe e shpërndanë në të gjithë botën. Këtë e konfirmon edhe fakti se shumë klube të huaja futbolli kanë emra anglezë. Mund të jemi vërtet krenarë për këtë shpikje të kombit tonë."

Gazeta franceze LA TRIBUNE komenton ceremoninë festive të hapjes së kampionatit botëror të futbollit, e cila solli një fitim prej 1.1 miliardë euro për Gjermaninë:

"A mund të blehet futbolli me para? Mesa duket po. Organizimi i kampionateve të tilla çdo 4 vite, ka kohë që është kthyer në një biznes që nuk ka të bëjë vetëm me futbollin. Franz Beckenbauer është i preokupuar se një ditë reklama do të triumfojë ndaj futbollit dhe kërkon që bizneset me sportin të zhvillohen në mënyrë sa më transparente. Por kjo nuk do të jetë e lehtë. Sepse kulti rreth topit është po aq i madh sa dikur "viçi i artë"."

Ndryshojmë temë. Takimi i kancelares gjermane Angela Merkel me presidentin francez Jacques Chirac komentohet gjithashtu nga gazetat evropiane.

Gazeta franceze LE MONDE e sheh BE-në në një udhëkryq:

"Një vit pas refuzimit të kushtetutës evropiane nga francezët dhe hollandezët, sinjalet janë bërë më të qarta: Evropa ndodhet në krizë. Jacques Chirac, i cilindërmerr çdo iniciativë për të harruar fundin e hidhur të perudhës së tij si president dhe Angela Merkel, e cila do ta drejtojë BE-në gjatë gjysmëvitit të parë të 2007 sipas rregullave të saj, do të përpiqen ta shtyjnë BE-në përpara. Por është realtivisht e sigurtë se samiti i BE-së më 15 dhe 16 qershor në Bruksel, nuk do të sjellë asgjë përveç dëshirave të parealizueshme."

Edhe gazeta franceze LE POINT nuk beson në një zgjidhje të shpejtë të problemeve që ka BE-ja:

"Vizioni se francezët dhe hollandezët mund të votojnë sërish për kushtetutën evropiane, është krejtëisht naiv. Francezët nuk janë penduar aspak për vendimin e tyre. Ndërkohë anglezët, dhe ata nuk janë të vetmit, janë të kënaqur që francezët votuan në vendin e tyre me "JO". Shumë spektikë e rinjohin tani Evropën e tyre: Një fuqi që u themelua nga 6 shtete dhe që udhëhiqet nga lokomotiva gjermano-franceze. Por zgjerimi në 25, 27 e së shpejti 30 antarë, do ta shkatërrojë përfundimisht këtë iluzion."

Dhe së fundi në gazetën OUEST-FRANCE lexojmë:

"Udhëheqësit e dy qeverive tona, kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Të paktën një herë në javë zhvillohen takime mes ministrash të ndryshëm. Por miqësia mes dy popujve, e cila është kthyer ndërkohë në rutinë, po zbehet. Ajo që na ndau është sigurisht kushtetuta evropiane. Dy shtete, një ndër to Franca, e atë. Por Angela Merkel nuk heq dorë nga kjo kushtetutë."

  • Data 10.06.2006
  • Autor Ute Wagemann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArpV
  • Data 10.06.2006
  • Autor Ute Wagemann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArpV