1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypi gjerman

Gerhard M. Friese22 Korrik 2004

Tema qendore në shtypin e sotëm gjerman janë vendosmëria izraelite që të vazhdoj me ngritjen e murit të sigurisë përkundër rezolutës së Kombeve të Bashkuara, prezantimi i programit të Hose Manuel Barroso para deputetëve të Parlamentit evropian si dhe konflikti në Lindjen e Mesme.

https://p.dw.com/p/ArzG
Muri izraelit i sigurisë
Muri izraelit i sigurisëFotografi: AP

Izraeli ka sqaruar se do të vazhdoj me ngritjen e murit të sigurisë përgjatë Bregut perëndimor përkundër Rezolutës së Kombeve të Bashkuara. Lidhur me këtë e përditshmja Handelsblatt e cila botohet në Dyseldorf mendon:

"Për Ariel Sharonin kërkesa e OKB-së është krejt e parëndësishme edhe pse ajo ndërkohë është miratuar nga 150 shtete anëtare çka do të thotë me shumicën absolute të Kombeve të Bashkuara. Muri nuk do të rrëzohet por do të ngritet edhe më tej. Fund! Edhe pse Rezoluta vlerësohet si arbitrare dhe ekspertiza si "perverzion i drejtësisë", kjo tingëllon qartë në poshtërsi. Eshtë e qartë se qeveria e Izraelit mbështetet tek pala e sigurtë. Ata nuk duan t`ia dinë për faktin se ngritja e murit të sigurisë është kritikuar shpeshherë edhe në Uashington. Miqëve të mirë mund t`u besohet. Dhe kjo do të vlej nëse Këshilli i Sigurimit do të mirret sërish me këtë temë", lëxojmë në Handelsblatt.


Ndërkaq gazeta Mindener Tageblatt thekson interesat e sigurisë të Izraelit:

"Kritikuesit e padyshim murit moralisht problematik anashkalojnë faktin se që prej fillimit të ngritjes së tij ka rënë masivisht numri i sulmeve terroriste dhe në Izrael janë regjistruar shumë më pak të vrarë në mesin e popullatës civile. Eshtë kjo rastësi apo vetëm ndonjë ndërrim strategjie e bandave terroriste?. Tani edhe politikanët gjerman theksojnë posaqërisht nga ky shkak se Izraeli ka në këtë mes interesa legjitime të sigurisë. Dhe jo për shtetësinë e tij abstrakte por për jetën konkrete të qytetarëve të tij. Kërkesa që këto interesa të sigurisë mos të zbatohen në kurriz të popullatës së pambrojtur palestineze do të ishte më realiste sesa kërkesa për rrëzimin e murit", thekson Mindener Tageblatt.


Vetëm një ditë para votimit për presidentin e Kimisionit të BE-së kandidati i vetëm, spanjolli Hose Manuel Barroso prezantoi programin e tij para deputetëve të Parlamentit evropian. Deri tani Barroso ka siguruar 268 vota të konservatorëve ndërkohë që llogaritet se ai do të fitoj edhe shumë vota nga radhët e socialdemokratëve dhe të liberalëve. Lidhur me këtë Bonner General-Anzeiger shkruan se prezantimi i djeshëm i Barrosos ishte shumë i sukseshshëm:


"Fillimi i i të riut mund të shihet. Duhet hequr kapela para kurajos dhe mënyrës se si dje Hose Manuel Barroso siguroi pajtimin e Parlamentit Evropian për emërimin e presidentit të ri të Komisionit të BE-së. Vendimtare është që ai prej fillimit u tregoi kufirin shteteve të mëdha anëtare të Bashkimit Evropian. Ai bëri që të hedhet poshtë edhe ideja e kancelarit gjerman Gerhard Shrëder për një superkomisioner gjerman", thuhet në Bonner General-Anzeiger.


Me të përditshmen Tageszeitzung kalojmë në një temë tjetër të Lindjes së Mesme. Në të lexojmë:

"Përmes derës irakiane qeveria amerikane donte të riorganizoj tërë rajonin e Lindjes së Mesme. Pra nuk është çudi që edhe vendet fqinje të Irakut duan ta thonë fjalën e tyre. Përmes shërbimeve të fshehta dhe mundësisht në disa raste edhe përmes sponzorimit të luftëtarëve të Xhihadit ato provojnë të përzihen në çështjet e Irakut. Përshembull Turqia dëshiron të pengoj krijimin e një shteti kurd. Irani dhe Siria duan të jenë të sigurta se do të dështoj ekspermenti amerikan në Irak gjithnjë me frikën se në rast të një suksesi amerikan ato mund të jenë në radhë në listën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Arabia Saudite nuk i ka nën kontroll luftëtarët e saj të shenjtë dhe nganjëherë mbyll njërin sy nëse ata ndërrmarin aksione kundër amerikanëve në Irak. Më mirë në Irak sesa në Arabinë Saudite", konkludon në numrin e saj të sotëm Tageszeitung.