1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasojat e aferës së spiunimit të gazetarëve në Gjermani

Heinz Dylong16 Maj 2006

Angazhimi i gazetarëve të spiunojnë kolegët e tyre - përpjekje për të minuar lirinë e shtypit

https://p.dw.com/p/Ar0b
Fotografi: dpa

Detyrat e Shërbimit Informativ federal BND, pra shërbimit informativ kombëtar gjerman janë të rregulluara me ligj: bëhet fjalë për sigurimin dhe vlerësimin e informatave jashtë vendit. Këto informata pastaj i vihen në shërbim qeverisë federale. Në këtë mënyrë gjithçka duket të jetë e qartë. Një lloj zone e papërcaktuar ligjërisht hapet aty ku bëhet fjalë për të ashtuqujturën 'vetsiguri' të Shërbimit Informativ. Në këtë rast BND-ja mund të bëhet aktive edhe brenda shtetit. Por Shërbimi Informativ gjerman BND është futur thellë në zonën e paërcaktuar ligjërisht. Për të gjurmuar vendet e joizoluara mirë shërbimi ka angazhuar gazetarë të cilët përcillnin kolegët e tyre dhe me këtë rast përziheshin në punët e tyre private.

Në zonat e papërcaktuara ligjërisht shumë shpejtë mund të arrij deri tek kalimi i kufirit. Në këtë mënyrë reagimet mund të ishin minimale. Por veprimet nuk lejojnë minimizim. Për këtë raporti mes shtypit dhe shërbimit informativ në shtetin ligjor është shumë i ndjeshëm. Nëse Shërbimet informative e kanë për qëllim të ndikoj në fshehtësi dhe informatat e fituara t'ia ofroj në shfrytëzim vetëm qeverisë së saj, qëllimi i hulumtimeve gazetareske është që informatat e zbuluara edhe të plasohet në opinion. Edhe më delikate çështja bëhet nëse BND-ja nën etiketën e vetsigurisë bën spiunllëqe, i lejon çasje dhe hulumtim të atyre që janë vet të prekur nga to, pra që kanë për trajtim punën e tij apo të metat brenda vet shërbimit. Një gjë e tillë nuk është më 'vetëm' shkelje e kufirit të kompetencave, këtu del në pah minimi i lirisë së shtypit.

Tani në Berlin ajo që është e vetkuptueshme u shkrua edhe njëherë formalisht: për hetimin e të metave brenda radhëve të saj Shërbimi Informativ Kombëtar BND në të ardhmen nuk guxon të angazhoj gazetarët për spiunllëqe. Deri tani vlente vetëm që masat operative të cilat kanë të bëjnë me gazetarë duhet të miratoheshin më parë nga udhëheqja e BND-së. Kjo krijon përshtypjen se në raste të tilla është ndjerë një gjendje e pakëndshme, një sikletllëk. Konkludimet janë të kuptueshme: sqarimet janë të nevojshme, sqarime për atë se cila udhëheqje e cilit sektor, në cilat ratse dhe për çfarë shkaqesh ka miratuar cilin spiunllëk.