Pasoja tragjike të sulmeve terroriste në Egjipt | FOKUS | DW | 23.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Pasoja tragjike të sulmeve terroriste në Egjipt

Si pasojë e një serie sulmesh në bregdetin egjiptian në Sharm el Sheik, janë vrarë mbi 80 ndërkohë që janë plagosur rreth 200 përsona.

Pasojat e sulmeve

Pasojat e sulmeve

Shumë prej të plagosurve janë në gjendje kritike. Ndër të vrarët ka dhe shumë turistë të huaj, por deri tani nuk dihet numri i tyre. Ministria e brendëshme egjiptiane kumtoi se janë dëgjuar tri shpërthime të fuqishme. Pas orës një të mesnatës, një bombë ka shpërthyer në treg. Pak më vonë një autobombë është futur në hotelin Gazala, të cilin ka shkatërruar në masë të madhe. Ndërkohë që bomba e tretë ka shpërthyer pothuajse njëkohësisht me të dytën në kafenenë: "Hard Rock Cafe". Frikësohet se numri i viktimave do të jetë shumë më i madh.
Deri tani nuk është saktësisht e qartë se kush qëndron pas këtyre sulmeve. Mirëpo, është e qartë se atentatorët i kanë përgatitur mirë këto sulme. Kjo për faktin se pushimoret në Sharm el Sheik llogariten si ndër më të sigurtat në këtë vend. Deri tani nuk dihet nëse fjala është për sulme kamikazësh, apo sulme me bomba të kurdisura.
Dëshmitarët okularë thonë se shpërthimet janë dëgjuar në një largësi deri në një kilometër. Të vdekurit dhe të plagosur kishin mbetur gjithandej. Për shkak të nxehtësisë së madhe, rrugën e këtij vendi ishin ende të mbushura me njerëz.
Në tërë qytetin kanë ardhur forca të mëdha sigurie. Në këtë rajon është dërguar edhe një pjesë e madhe e njësive antiteroriste egjiptiane. Ndërkohë që në tërë vendin forcat e sigurisë janë vënë në gjendjen më të lartë gatishmërie.
Në faqet e internetit ndërkohë janë paraqitur dy organizata: "Organizata e Al Kaidës në Egjipt" dhe ajo "Brigadat Abdullah - Asam", të cilat kanë marrë përgjegjësinë për këto sulme. Mirëpo, deri tani nuk është dëshmuar vërtetësia e kumtesave.
Seria e sulmeve është zhvilluar në mes të sezonit turistik. Shark el Shaik është një prej vendeve më atraktive për turistët e huaj, në vecanti italianët dhe gjermanët. Në këtë rajon ka një numër të madh të hoteleve luksoze. Por ky vend ka edhe një simbolikë të fuqishme politike. Disa herë atje janë zhvilluar samitet e Lindjes së Mesme. I fundit ishte takimi i presidentit palestinez Mahmud Abaz me kryeminstrin izralit Ariel Sharon, presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak dhe mbretin e Jordanisë Abdullahun e Dytë. Presidenti Mubarak ka në këtë vend dhe një rezidencë presidenciale. Në vitin 2000 në këtë vend është zhvilluar takimi i ish - presidentit amerikan Bill Klinton me përfaqësues të Lindjes së Mesme. Ndërkohë që në samit atje ishte edhe presidenti aktual Xhorxh Bush, në vitin 20003.
Sekretarja amerikane e shtetit Kondoleza Rajs ka dënuar ashpër këto sulme. Ajo tha se amerikanët luten për viktimat e pafajshme nga shumë vende të ndryshme. Rajs tha se edhe në këto momente të vështira, SHBA janë së bashku me Egjiptin.
Këto janë sulmet më të rënda në Egjipt që prej vitit 1997, kur terroristët kanë vrarë 58 turistë dhe katër egjiptianë. Ndërkohë që në tetor të vitit të kaluar, në këtë vend janë vrarë 34 përsona.

  • Data 23.07.2005
  • Autor Reinhard Baumgarten
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqjf
  • Data 23.07.2005
  • Autor Reinhard Baumgarten
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqjf