Paskal Milo: Lodhja, mënyrë diplomatike për të mos thënë arsyet dhe shkaqet e vërteta | Ballkani | DW | 25.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Paskal Milo: Lodhja, mënyrë diplomatike për të mos thënë arsyet dhe shkaqet e vërteta

Ish-ministri i jashtëm, Paskal Milo komenton dorëheqjen e ministrit të jashtëm, Besnik Mustafaj në bisedë me Deutsche Welle-n

Parlamenti

Parlamenti

DW: Zoti Milo, ju keni qene minister i jashtem nga viti 1997- 2001
A mund te jete lodhja, nje shkak bindes per te dhene doreheqjen nga posti i larte i ministrit te jashtem, siç ndodhi mbreme me Besnik Mustafajin? Dhe lodhja vjen vetem pas dy vitesh.

Paskal Milo: Eshte nje menyre diplomatike e te shprehurit per te mos thene aresyet dhe shkaqet e verteta qe çuan ne aktin e doreheqjes se Mustafajit.

DW: Cilat mund te jene keto shkaqe reale, zoti Milo?

Paskal Milo: Doreheqja e nje ministri te jashtem eshte nje ngjarje e rendesishme. Ajo mund te ndodhe per tre aresye kryesore. Se pari kur ai deshton ne realizimin e programit qeveritar qe ka marre persiper te zbatoje ne fushen e politikes se jashtme dhe sidomos ne momentet e rendesishme te marredhenieve me jashte; se dyti kur ai ka mosmarreveshje serioze dhe qendrime jo te njejta me kryeministrin apo qeverine, te ciles i perket, per çeshtje themelore te politikes se jashtme. Se treti kur ka mosmarreveshje dhe mendime te ndryshme ne lidhje me bashkepunetoret qe ai i rekruton ose ia ofrojne eproret e tij, ne kete rast kryeministri, dhe si zgjidhje gjen largimin nga detyra. Mendoj se ka pak nga te treja keto aresye te supozuara ne doreheqjen e ministrit Besnik Mustafaj.

DW: Te ndalemi pak tek kjo aresye e fundit. Nga pervoja juaj zoti Milo por edhe nga kompetencat dhe detyrat qe mbart posti i nje Ministri te Jashtem ne Shqiperi. A mund te thoni se cilat jane ato? Ku mbarojne te drejtat qe ka kryeministri dhe ku fillojne ato te ministrit te jashtem atributet e tij, i cili jep kandidaturat per ambasadore ne fund te fundit?

Paskal Milo: Ministri i Puneve te Jashtem eshte inicuesi i emerimeve te ambasadoreve dhe te Konsujve te Pergjithshem, propozime keto qe i behen ne rruge zyrtare kryeministrit, qe i çon per diskutim ne Komisionin Parlamentar te Politikes se Jashtme dhe qe ketej per dekretim tek Presidenti i Republikes. Te gjitha nivelet e tjera te emerimeve, perpos titujve te ambsadorit dhe Konsullit te Pergjithshem jane kompetence e ministrit te jashtem qe nga niveli i keshilltarit deri tek niveli me i ulet.

Zoti Mustafaj nuk ka mundur te gjeje me kryeministrine e vet nje ekuiliber te mjaftueshem per te dyja palet per te treguar ato qe quhen toleranca dhe kompromise te domosdoshme per mirefunksionimin e marredhenieve mes institucioneve. Nderkohe, kryeministri Berisha dhe ministri i jashtem Mustafaj perfaqesojne dy stile te ndryshme ne menyren e menaxhimit te qeverisjes. Berisha eshte impulsiv, qe kerkon te kontrollloje dhe te vendose vete per gjithshka. Mustafaj ka karakter tjeter, eshte flegmatik ne vendimmarrje, eshte jo i nxituar dhe padyshim vete detyra e ministrit te jashtem, qe eshte mne komunikim me trupin diplomatik dhe faktoret nderkombetare te jep maturi dhe kujdes jo vetem ne shprehjen e mendimeve por edhe te krijon nje edukate politike bashkekohore per t'i pare gjerat me realizen dhe objektivitet pasi me shume je ne kontekst me boten e jashtme sesa me boten e brendshme grindavece dhe konfliktuale te politikes se Tiranes.

Me pak fjale do te thoja, qe nuk eshte çështje lodhjeje por konceptesh dhe qendrimesh te ndryshme per nje sere ceshtjesh qe kane patur Kryeministri dhe Ministri i Jashtem, qe e detyruan kete te fundit te jape doreheqjen.

DW: Cilat mund te jene pasojat e doreheqjes se papritur te Besnik Mustafait apo ndikimi i gjestit te tij?

Paskal Milo: Do te kete ndikimin e vet ne imazhin e qeverise jo vetem brenda vendit por edhe ne marrëdheniet me jashte pasi Ministri i jashtem eshte figura e pare qendrore qe lidh dy vende, dy qeveri, eshte konteskti i pare zyrtar i nivelit te larte qe ka shteti Doreheqja e Mustafajit do te sjelle tronditje ne kabinetin qeveitar dhe shqetesim ne qarqet diplomatike te Tiranes.


  • Data 25.04.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWF
  • Data 25.04.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWF
Reklamë