Pas sulmit ndaj politikanit me origjinë turke Sayan në Berlin | Gjermania | DW | 22.05.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Pas sulmit ndaj politikanit me origjinë turke Sayan në Berlin

Përsëri dikush është dërguar në spital, sepse duket se është i huaj. Gyasettin Sayan, qytetar gjerman me origjinë turke, deputet i partisë së majtë në parlamentin e Berlinit. Fundjavën e kaluar ai u sulmua, u sha "i huaj i poshtër" dhe u qëllua me shishe prej qelqi deri sa ra në tokë. Sa e rrezikshme është armiqësia ndaj të huajve në Gjermani?

Gyasettin Sayan

Gyasettin Sayan


Edhe dy javë e gjysëm deri në kampionatin botëror të futbollit. "Bota e ftuar tek miqtë" është motoja. Dhe pikërisht këtu diskutohet me forcë armiqësia ndaj të huajve dhe racizmi në Gjermani. Pas sulmit ndaj një politikani me origjinë turke në Berlin Gyasettin Sayan shtohen zërat, se problemi i dhunës me sfond të djathtë është injoruar deri tani. Akuza të rënda ngre Sebastian Edathy nga partia socialdemokrate. Ai është kryetar i komisionit të brendshëm të parlamentit. Sipas mendimit të tij policia në shumë vende mbyll sytë në favor të huliganëve të djathtë.

"Shpesh është konstatuar se për njoftimet tek konsulenca për viktimat e rrahjeve policia nuk ka reaguar menjëherë. Këto nuk janë raste të veçanta. Unë nuk dua as të them, që kjo është keshtu në shumicën e rasteve.

Akuza është e paarsyetuar, kundërshton Konrad Freiberg, kryetari i sindikatave të policisë. Nuk është mirë, që faji t´i hidhet tani policisë. Në fund gjithnjë e më pak punonjës duhet të luftojnë me probleme gjithnjë e më të mëdha.

"Në të gjitha vendet kemi shkurtime të mëdha të personelit, ne jemi 7000 policë më pak se sa para pesë vjetesh. Dhe në opinionin publik krijohen gjithnjë e më shumë probleme, nga kampionati botëror deri tek problemet islamiste, e gjitha kjo, kudo nevojitet personel. Dhe nëqoftëse ne flasim për problemet në këtë shoqëri, si rritja e dhunës së djathtë, apo rritja e pjesëmarrësve në demonstratat e NPD, atëherë të hapen sytë. Vetëm kur ndodh diçka e tmerrshme, atëherë ka një zemërim publik. Me të drejtë por atëherë policisë i duhet dhenë edhe personeli."

Shtrohet pyetja: sa të rrezikshëm janë të djathtët në Gjermani? A ekzistojnë të ashtuquajturat zona ku nuk lejohet të shkosh, për të cilat është folur aq shumë javët e fundit? Pra zona, ku njerëz me pamje të huaj nuk duhet të shkojnë? Nga raporti i fundit i gjykatës kushtetuese rezulton, që numri i neonazistëve të gatshëm për dhunë në Gjermani është rritur, ashtu si edhe numri i akteve të dhunshme të djathta ektreme. Nga të gjitha anët vijnë propozime, se si mund të perballohet ky problem. Hans Christian Strëbele, deputet i të gjelberve në parlamentin gjerman:

"Ne duhet të investojmë shumë për punën me rininë, me qëllim që të rinjtë që bien në tundim, të kenë alternativa në këtë shoqëri."

Kryeministri i Brandenburgut Matias Platzek (PSD) tha se ka patur një fazë të injorimit. Ai nuk e mohon se në lindje të Gjermanisë ka armiqësi ndaj të huajve.
"Ne nuk kemi gjetur patentë zgjidhjeje. Por ne na duhen ndoshta në të gjitha sferat nga mësues, policë, deri tek kopshtet e fëmijëve, në shkolla dhe në përgatitjen profesionale. Me qëllim që të veprojmë me të vertetë me profesionalizëm në keto fenomene."

Koha e bërjes së gjerave të parëndësishme ka kaluar. Dhe në Berlin shpresojnë në rradhë të parë, që gjatë kampionatit të futbollit të mos shkaktohen incidente. Që të mos thuhet më vonë. "Bota e ftuar tek armiqtë."

  • Data 22.05.2006
  • Autor Monika Dittrich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar0W
  • Data 22.05.2006
  • Autor Monika Dittrich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar0W