Pas marrëveshjes atomike vjen grindja atomike | Politika | DW | 06.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Pas marrëveshjes atomike vjen grindja atomike

A dëshiron Uashingtoni që ta ndalë me ultimatum programin atomik të Iranit? Në fjalimin e përjavshëm radifonik presidenti i ShBA, Xhorxh Bush mbrojti ujdinë e arritur me Indinë mbi programin bërthamor

Presidenti i ShBA, Xhorxh Bush

Presidenti i ShBA, Xhorxh Bush

Ende pa u kthyer nga Pakistani presidenti i ShbA, Xhorxh Bush, mbajti fjalimin e tij të përjavshëm radiofonik përmes telefonit gjatë udhëtimit për në atdhe. Ai nxorri një bilanc pozitiv nga turi i vizitave në vendet aziatike. Marrëveshjen për furnizimin e teknologjisë atomike amerikane Indisë, Bushi e vlerësoi si një sukses të madh: "ShBA dhe India kanë arritur një marrëveshje historike për ndarjen e teknologjisë atomike, ndërsa India programin e saj bërthamor do ta vërë nën mbikqyrjen ndërkombëtare", tha Bush duke shtuar: "Në këtë mënyrë marrëveshja është pozitive për sigurinë e Amerikës."

Bushi mbrojti biznesin atomik kryesisht në sfondin e disa kritikave të ngritura në vend. Disa politikanë të kongresit shohin të rrezikohet siguria kombëtare e ShBA për shkak të kësaj marrëveshjeje. Parlamenti duhet t'a aprovojë këtë pakt të Bushit dhe ai vetë do të angazhohet që marrëdhëniet e mira me Indinë të mos rrezikohen jo vetëm në çështjen e politikës atomike: "Sot India është një nga tregjet e eksportit me rritjen më të shpejtë"- vlerëson Bushi.

Indianët blejnë pajisje elektronike shtëpiake nga ndërmarrjet amerikane. Të rinjtë indianë preferojnë ushqimin me McCurry dhe McDonalds, ndërsa shoqëria ajrore Air India para pak kohësh porositi 68 avionë Boing. "Kjo tregti hap vende pune dhe mundësi të reja në Amerikë."

Në rastin e Indisë janë të qarta interesat e presidentit, por edhe në rastin e Iranit. Në fjalimin e tij radiofonik Bushi nuk u ndal në çështjen e konfliktit atomik me Teheranin. Për këtë vlen ajo që ai ka thënë përpara udhëtimit, një vend që mbështet terrorin nuk duhet të lejohet të posedojë armën më të rrezikshme në botë.

Shtëpia e bardhë sipas një artikulli të "Uashington Post" është e bindur që grindja me Iranin do t´i kalojë Këshillit të Sigurimit. Në këtë instancë qeveria e ShBA do të vendosë një ultimatum, thuhet më tej. Gazeta në informacionin e saj u referohet qarqeve diplomatike. Udhëheqjes në Teheran, sipas këtij njoftimi, duhet t´i jepet një afat prej 30 ditësh. Në rast se Irani brenda këtij afati nuk e ndërpret programin atomik, projektrezoluta e ShBA parashikon konseguenca diplomatike. Ndër to bëjnë pjesë ndalimi i udhëtimeve jashtë shtetit për politikanët iranianë si dhe sanskionet ekonomike dhe embargoja e naftës. Nëse kjo do të ndodhë shpejtë është e paqartë.

Uashingtoni me kursin e tij ka rrezik të hasë në rezistencën kryesisht të Rusisë, ndaj qeveria e ShBA qysh tani po përgatitet për bisedime të vështira. Çështja e programit atomik iranian duke filluar nga e hëna do të shqyrtohet në Agjencinë Ndërkombëtare Atomike në Vjenë, nëse nuk arrihet gjë në Vjenë, në mënyrë të pashmangshme çështja i kalon Këshillit të Sigurimit.

  • Data 06.03.2006
  • Autor Leon Stebe
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqqj
  • Data 06.03.2006
  • Autor Leon Stebe
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqqj